LIVE UPDATES
Bota

DW: Gjermania mbështet ndryshimet kushtetuese në Shkup

Maqedonia e Veriut në një udhëkryq të rëndësishëm historik - nëse ndryshimet kushtetuese nuk bëhen deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

24 Mars 2023, 21:45 Nga DOSJA
DW: Gjermania mbështet ndryshimet kushtetuese në Shkup
Analena Berbok dhe Bujar Osmani

MAQEDONI E VERIUT- Gjermania vazhdon të jetë një nga promotorët më të fuqishëm të integrimit evropian të rajonit duke i dhënë një mbështetje të qëndrueshme edhe Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut e njeh rëndësinë e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe për këtë qëllim do të investojë kapacitetet e saj politike dhe administrative në drejtim të zbatimit të agjendës evropiane, tha ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së Bujar Osmani në një takim me homologen gjermane Analena Berbok.

"Debati për amendamentet kushtetuese tani po zhvillohet për shkak të interesit partiak-politik të opozitës për të ardhur në pushtet. Kur ndryshimet do të vijnë tek qytetarët, ata do të vërejnë lojën e pistë të opozitës që shprehen kundër ndryshimeve kushtetuese ", tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Ndryshimi i Kushtetutës çështje mbipartiake

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok u shpreh në Shkup se është optimiste që deri në dhjetor të këtij viti do të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe procesi i negociatave të vendit me Bashkimin Evropian do të vazhdojë.

"Çështja e ndryshimit të Kushtetutës duhet të jetë mbipartiake, me ate do të sigurohet shumicë prej dy të tretave të votave që mundëson ndryshimin e kushtetutës. Hapat e rëndësishëm kërkojnë kapital politik. Ndryshimi i kushtetutës nuk duhet të bëhet mollë sherri", u shpreh Analena Berbok, ministre e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Kalkulimet partiake duhet të lihen mënjanë kur të vendoset për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Pritjet e shumicës së madhe të qytetarëve në vend nuk duhet të zhgënjehen, tha kryediplomatja gjermane Analena Berbok.

"Shpresat dhe pritshmëritë e mëdha të qytetarit për procesin e anëtarësimit janë për ne një mundësi dhe një rrezik në të njëjtën kohë: rrezik, sepse ne mund të humbim qytetarët e Maqedonisë për Evropën nëse si BE i tradhëtojmë pritshmëritë e tyre. Mundësi, sepse është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: për të ardhme në familjen evropiane, për rajon me mirëqenie dhe paqe të qëndrueshme”, tha Analena Berbok.

Kovaçevski: Mbështetja e Gjermanisë nuk ka munguar asnjëherë

Gjermania është një nga aleatët më të afërt dhe mbështetësit më të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe autoritetet gjermane kanë treguar vazhdimisht përkushtimin e tyre ndaj vendit tonë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Është përcjellë një mesazh i qartë dhe konkret se Gjermania qëndron në krah të Maqedonisë së Veriut për hapin e ardhshëm të vendit tonë në integrimet evropiane. Shprehet pritshmëria që kjo çështje strategjike për vendin dhe rajonin të jetë në krye të të gjitha subjekteve politike në vend”, tha Kovaçevski.

Mbështetja e gjerë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e Kushtetutës do të dërgojë sinjal jo vetëm për vetë vendin, por edhe për të gjithë rajonin, tha shefja e diplomacisë gjermane Analena Berbok.

Ageler: Ndyshimi i kushtetuës hapë drejtë inegrimit evropian

Mbështetje për domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese që Maqedonia e Veriut duhet t'i bëjë që të tejkalohet pengesa në lidhje me procesin eurointegrues të vendit, ka dhënë edhe ambasadorja e SHBA-ve në vend, Angela Ageler. Ajo u bëri edhe njëherë thirje liderëve politikë në vend se së pari duhet të kenë parasysh interesin e vendit dhe të qytetarëve. Ageler thotë se ndryshimet kushtetuese do të ishin një hap përpara drejt integrimit të vendit në BE.

"Rruga më e mirë është që kjo të mos bëhet në një ambient të politizuar tej mase me retorikë të politizuar, të ecet përpara duke marrë parasysh interesin më të mirë të vendit dhe të qytetarëve të tij. Kjo përfshin votimin e amendamentit kushtetues dhe nënkupton të shkohet përpara si shtet”, tha ambasadorja Ageler.

Bisedimet për anëtarësim midis RMV-së dhe BE-së nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ky ndryshim mund të bëhet me votimin e dy të tretave të deputetëve në Kuvend, të cilat maxhoranca nuk i ka. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Marrë nga DW

analena berbok bujar osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj