Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Kishte vdekur para 6 muajsh/ Vajza mbante të fshehur në shtëpi trupin e nënës për të marrë pensionin
Vajza e ka mbajtur të fshehur vdekjen e nënës së saj në mënyrë që të vazhdonte të merrte pensionin e saj. Ngjarja e rëndë u zbulua nga policia, pasi ishin duke kërkuar dokumentacionet e së ndjerës, e cila, sipas asaj që vajza u kishte thënë fqinjëve të saj ishte shtruar në një klinikë.
24 Mars 2023, 20:32Nga f.i
Foto nga vendngjarja
All - Paragraf - 1
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Milanos. Gruaja 64-vjecare Sabina Ghirello, ka mbajtur kufomën e mumifikuar të nënës së saj 90-vjeçare, të fshehur në shtëpi prej 6 muajsh. Mediat vendase raportojnë se vajza e ka mbajtur të fshehur vdekjen e nënës së saj në mënyrë që të vazhdonte të merrte pensionin e saj.
Ngjarja e rëndë u zbulua nga policia, pasi ishin duke kërkuar dokumentacionet e së ndjerës, e cila, sipas asaj që vajza u kishte thënë fqinjëve të saj ishte shtruar në një klinikë.
Policët në vend të dokumentave, gjetën trupin e të moshuarës në gjendje të avancuar dekompozimi. Sipas rezultateve të autopsisë, 90-vjeçarja, Pasqualina ka ndërruar jetë para 6 muajsh.