LIVE UPDATES
Bota

DW: Ish-kancelari non grata Gerhard Schroder mbush 80 vjeç

Asnjë ish-kancelar nuk është kritikuar më shumë se ai. Mund të thuash se ai u bë persona non grata. Në festën e ditës së ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor të vitit të kaluar, në mesin e të ftuarve ishte edhe Schröder, por ai ishte vendosur diku prapa, që të mos e kapnin kamerat në transmetimin e drejtpërdrejtë

8 Prill 2024, 09:06 Nga N.F
DW: Ish-kancelari non grata Gerhard Schroder mbush 80 vjeç
Gerhard Schroder

GJERMANI- Gerhard Schröder, ish-kancelari i Gjermanisë feston ditëlindjen e tij të 80-të. Por ai është i diskutueshëm për shkak të miqësisë së tij me Putinin. Një nga dy ish-kancelarët e gjallë gjermanëmbushi 80 vjet më 4 prill 2024. Normalisht do të ishte kjo një mundësi e mirë për të uruar publikisht një person kaq të rëndësishëm, për të nderuar meritat e tij - por fjala është për Gerhard Schröderin e diskutueshëm.

Asnjë ish-kancelar nuk është kritikuar më shumë se ai. Mund të thuash se ai u bë persona non grata. Në festën e ditës së ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor të vitit të kaluar, në mesin e të ftuarve ishte edhe Schröder, por ai ishte vendosur diku prapa, që të mos e kapnin kamerat në transmetimin e drejtpërdrejtë. Ka një diskutim në tabloide - nëse është e nevojshme t'i jepet dora atij.

Socialdemokratët gjermanë, anëtar i së cilës ai është prej 60 vitesh, donin ta përjashtonin nga partia. Përpjekja dështoi, por ai u fshi nga lista e figurave të rëndësishme të SPD-së. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i tij, tha publikisht se nuk do ta uronte për ditëlindjen. Kancelari Olaf Soltz e uroi - por në mënyrë diskrete, me shkrim.

Pse gjithë kjo? Para së gjithash, sepse edhe pas sulmit rus në Ukrainë, Schröder nuk i dha fund miqësisë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, as lidhjet e tij të biznesit me Gazpromin rus. Dhe kështu prish reputacionin e Gjermanisë.

Vital dhe i lumtur - privatisht

As mosha e tij e madhe nuk e shtyn askënd të tregojë pak konsideratë ndaj tij. Ndoshta arsyeja për këtë është se Schröder nuk duket të jetë fare 80 vjeç. Kjo mund të shihet në filmin dokumentar të shkëlqyer të realizuar nga autori i ri i vlerësuar me çmime Lukas Stratmann për transmetuesin publik gjerman NDR. Filmi fillon me Schröderin që mbërrin në fushën e golfit me makinë, shkarkon vetë pajisjet dhe më pas kalon nëpër fushë. Përballë tij, me një fund të shkurtër të kuq, gruaja e tij 26 vjet më e re (e pesta) Kim. Ajo nuk ndahet për asnjë moment prej tij. Ata janë të martuar prej gjashtë vitesh dhe duket se janë një çift i lumtur.

Duke komentuar këtë film të ri, i cili bazohet më së shumti në shkrimet e mediave me rastin e ditëlindjes së Schröderit,  ai shprehet qartë, flet shpejt. Disa thonë se vitaliteti i Schröderit është thjesht i lakmueshëm. Por ky është fundi i çdo gjëje pozitive për ish-kancelarin në këtë pikë. "Për Gerhard Schröderin është folur shumë kohët e fundit, por me të flasim rrallë”, thotë autori i filmit, i cili e "ndoqi” për më shumë se gjysmë viti, nga Hanoveri në Kinë. Ai thekson se Schröderi e lejoi atë ta pyeste çfarë donte.

Për luftën në Ukrainë

"Tani jeni ish-kancelar. Kështu e keni imagjinuar?

"Epo, më pak me këto diskutime që kanë të bëjnë vetëm me këtë luftë që po bëhet dhe që unë e kam dënuar publikisht. Por askujt nuk i intereson kjo”.

Sigurisht, ne po flasim për luftën në Ukrainë. Më vonë në film, Schröder tregon se si u përpoq të përdorte miqësinë e tij me Putinin për të ndërmjetësuar, më 9 mars 2022, menjëherë pas fillimit të luftës. Kërkesa për këtë erdhi nga Ukraina, e avioni u dërgua nga Putini. Fillimisht, në Stamboll, ai u takua me Rustam Umerev, ministrin aktual ukrainas të Mbrojtjes, e më pas në Moskë, ai zhvilloi një bisedë private me Putinin. Kur u pyet nëse ishte e koordinuar me Berlinin, Schröder thotë se nuk ishte: "Kjo do të ishte gabim, sepse e di shumë mirë që jo gjithçka është në rregull dhe nuk doja të rrezikoja misionin".

Kur u pyet, nëse ai u përpoq të bindte Putinin që t'i jepte fund luftës, Schröder thotë: "Po, sigurisht. Ia bëra të qartë se kjo është e gabuar, se e konsideroj gabim historik”. I pyetur nëse e pyeti Putinin pse filloi lufta, ai shpërtheu duke qeshur: "Ndalo! Kjo nuk është një përrallë. Kështu nuk zhvillohen negociatat në atë nivel. Nuk ka të bëjë me moralin, ka të bëjë me përfundimin e konfliktit”.

Më pas, në bisedë ai shpjegon mundësitë e tij të kufizuara, pavarësisht afërsisë me Putinin dhe thotë: "Në Evropë, ata që mund të sillnin zgjidhje, jo me mjete ushtarake, të cilat nuk do të ishin për asnjërën palë, ishin Macron dhe Scholz. Por pse nuk deshën, nuk mundën, nuk guxuan..."

Putini dhe demokracia në Rusi

I përballur me deklaratën e tij, se është "i bindur se Putini do të krijojë një demokraci të vërtetë", Schröder pranon se kjo nuk ka ndodhur. Megjithatë, ai shton se "ka gjëra që janë zhvilluar mirë". "Ka një formim demokratik të vullnetit të lirë, zgjedhje të lira, që nuk mund të mohohet" - thotë Schröder. Për vërejtjen se nuk ka opozitë të lirë, Schröder përgjigjet: "Por nuk ka ndalim të drejtpërdrejtë". Të thuash thjesht se nuk ka asgjë nga demokracia është e gabuar, ashtu si të presësh që demokracia në Rusi të jetë Westminster”.

Ndërsa kur gazetari deklaroi se situata nëRusi nuk është përmirësuar në 20 vjet, Schröder u shpejtua përsëri dhe ngriti zërin: "Nuk është më mirë. Por a do të jetë më mirë nëse marrëdhëniet ndërpriten plotësisht? Izolim? (...) Unë jam gjithmonë gati për një bisedë."

"Një mik i vjetër i popullit kinez"

Ai ishte në udhëtim tre ditor në Kinë, si i ftuar dhe ku ish-kancelari, siç tha me krenari, quhet "mik i vjetër i popullit kinez”. Ai mirëpritet si burrë shteti, sikur është ende në detyrë, sikur është në një mision diplomatik.

Është një rast që gazetari të përmendë ministren e Jashtme gjermane, e cila e quajti kreun e shtetit dhe partisë së Kinës diktator për mediat amerikane. Schröder thotë se nuk donte të përfshihej në debatet për këtë deklaratë të Annalene Baerbock.

Çfarë ka mbetur nga trashëgimia politike e Schröderit?

Schröder kritikon, por ai vetë pranon goditjet. Kështu ishte gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë. Suksesi i tij është i padiskutueshëm - kur refuzoi pjesëmarrjen e Gjermanisë në luftën në Irak. Disa i vlertësojnë reformat e tij sociale, të cilat zgjidhën papunësinë e lartë të vendit dhe lehtësuan buxhetin. Por shumë, veçanërisht në mesin e socialdemokratëve të tij, nuk mund ta falin për këtë. Në Gjermani, ai hapi një hapësirë ​​të madhe për sektorin me paga të ulëta. Ai fajësohet se thelloi hendekun në shpërndarjen e mirëqenies, i cili po bëhet gjithnjë e më i madh. Schröder, natyrisht, e mohon këtë.

Megjithatë, nuk ka dyshim se reputacioni i Gerhard Schröderit në Gjermani në këtë moment është dëmtuar shumë. Trashëgimia e tij politike si kancelar, si socialdemokrat, është shkatërruar. Koha do të tregojë nëse do të mbetet kështu...

Dhe së fundi, por jo nga rëndësia: As gjatë filmit një orësh por as në reagimet e shumta nuk përmendet roli i Gerhard Schröderit në bombardimet e NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë. Gjatë këtyre bombardimeve Gjermania u përfshi për herë të parë në një luftë jashtë vendit, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Marrë nga DW

gerhard schroder gjermani non grata

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion