LIVE UPDATES
Bota

DW: Kufizimi i gazit nga Rusia në Europë

Pas Gjermanisë, edhe vende të tjera kanë njoftuar reduktim të furnizimit me gaz nga Rusia. 

19 Qershor 2022, 08:59 Nga DOSJA
DW: Kufizimi i gazit nga Rusia në Europë
Foto ilustruese

GJERMANI- Ditët e fundit Gazpromi ka reduktuar furnizimet me gaz për Gjermaninë e Europën. Praktikë e njohur që Rusia e pakëson furnizimin, thotë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Ai bën thirrje që të kursehet energji.

Vazhdojnë problemet në furnizimin me gaz nga Rusia. Pas Gjermanisë, edhe vende të tjera kanë njoftuar reduktim të furnizimit me gaz nga Rusia. Çekia, Sllovakia dhe Austria bëjnë të ditur se ka parregullsi me furnizimin me gazin rus. Edhe Franca u njoftua të premten, se nuk furnizohet me gaz nga Gazprom. Koncerni italian, ENI bëri të ditur se merr aktualisht 65% të sasisë së gazit nga Gazprom. Sipas ambasadorit rus në BE mund të ketë madje ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz përmes Nord Stream1, për shkak të punimeve në gazsjellës.

Habeck: duhet reaguar me mençuri

Për ministrin gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck kjo arsye nxirret në krye për të "mbajtur lart çmimin e gazit dhe për të reduktuar hap pas hapi sasinë e gazit. Sipas Habeck, mënyra si vepron Gazprom, që e reduktoi edhe njëherë të enjten sasinë e furnizimit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, është pjesë e një praktike që vërehet prej disa javësh.  Ministri gjerman i Ekonomisë theksoi se duhet reaguar me mençuri dhe maturi, e megjithatë të mos harrojmë se "ndodhemi në një matje forcash me Putinin"."E vërteta e hidhur është se Gjermania është ende e varur nga gazi rus, tha Habeck, sipas Reuters.

Por ministri gjerman i Ekonomisë nuk sheh një lidhje të drejtpërdrejtë mes vizitës në Kiev të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe reduktimit të furnizimeve të gazit. Ka "shumë politikë" në atë që koncerni Gazprom ka reduktuar furnizimet e gazit, tha Habeck gjatë një vizite në Bremerhaven, por ai nuk shikon një lidhje të drejtpërdrejtë të vizitës së tre krerëve europianë, Scholz, Macron dhe kryeministrit italian, Mario Draghi në Kiev. "Nëse vërtet ka një lidhje të drejtpërdrejtë me një rast akut, ky do të ishte spekulim i pastër. Kjo përfshin edhe kushtet teknike të Nord Stream 1."

Të kursehet energji

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck u ka bërë thirrje firmave gjermane dhe qytetarëve që të kursejnë energji. Ende është i siguruar furnizimi me gaz së afërmi, megjithë shkurtimet e fundit të sasisë së furnizimit përmes Gazprom, është shprehur Habeck për Televizionin ARD në "tagesthemen". Por që kjo situatë të mbetet kështu është mirë që rezervat e furnizimit të jenë të mbushura në dimër. Ai u bëri thirrje qytetarëve për kursim. Nëse nuk mbushen rezervat mbi mesataren, duhet që në rast emergjence me ligj të vendoset kursimi i gazit. Kjo nuk është e nevojshme për momentin. Me aktualisht 56% rezervat janë të mbushura mirë, megjithëse gjendja është keqësuar.

Në lidhje me kërkesat e Shoqatës së Sipërmarrjeve të Banimit për të ulur temperaturën e parashikuar me ligj në apartamentet me qira, nga 20-22 gradë akualisht në 18 dhe 16 gradë gjatë natës, në rast se mungon gazi në Gjermani, nuk pati një përgjigje nga ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Qeveria nuk është marrë me këtë problematikë. Nëse në dimër do të kemi mungesë të gazit, atëherë hapi i parë do të ishte që termocentralet të viheshin në punë me qymyr dhe jo me gaz, tha Habeck, për këtë po bëhen përgatitje. "Po kjo nuk do të thotë që jemi të pa mbrojtur", ka thënë Habeck. Krahas rezervave të gazit, ai iu referua edhe terminaleve LNG që po ndërtohen aktualisht dhe marrëveshjeve të reja me furnizuesit e gazit. 

Gazprom kishte përmendur si arsye për reduktimin e furnizimeve vonesa në punimet e mirëmbajtjes. Nevojiten punime, të cilat kryhen kryesisht nga Kanadaja, ky variant i palës ruse është i saktë. "Por situata teknike nuk çon patjetër në pasojat që po shohim tha Habeck.

Marrë nga DW. 

olaf scholz nafta ruse

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri