LIVE UPDATES
Bota

DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që u arrit vitin e shkuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut tanimë është pjesë zyrtare e kapitullit të 35 për Serbinë në negociatat për anëtarësimin e saj në BE. Këtë ndryshim të kapitullit të 35 e bënë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë një takimi që u mbajt në Luksemburg. Aty u tha,se qëndrimi do t'i transmetohet Serbisë me anë të një letre.

23 Prill 2024, 10:00 Nga N.F
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Kurti dhe Vuçiç

KOSOVË- BE vendos një kuadër të ri negociues për Serbinë në kapitullin e 35 për anëtarësim në BE. Këshilli i Ministrave të BE-së do të diskutojë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës mbi bazën e raportit të Josep Borrell. 

Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që u arrit vitin e shkuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut tanimë është pjesë zyrtare e kapitullit të 35 për Serbinë në negociatat për anëtarësimin e saj në BE. Këtë ndryshim të kapitullit të 35 e bënë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë një takimi që u mbajt në Luksemburg. Aty u tha,se qëndrimi do t'i transmetohet Serbisë me anë të një letre.

Në tekstin e ri të kuadrit negociues theksohet, se "Serbia zbaton plotësisht detyrimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”. Këshilli i Ministrave tha se "palët (Kosova e Serbia) janë pajtuar që detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt integrimit evropian”. Nga autoritetet e Beogradit akoma nuk ka patur reagim për kuadrin e ri negociues të BE-së për Serbinë.

Marrëveshja e Ohrit dhe ngrirja e saj

Në shkurt të vitit të shkuar, Kosova dhe Serbia, u pajtuan për një marrëveshje normalizimi, bazuar në një plan i njohur si nisma franko gjermane. Disa ditë më vonë me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ata u pajtuan edhe  me udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes. Ajo kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë torritoriale të njëra-tjetrës.

Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Me 27 tetor të vitit të shkuar, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa, Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.

Por gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet Kosovë Serbi u tensionuan sidomos në veri të vendit me largimin e serbëve nga institucionet, që kulmuan me sulmin e 24 shtatorit në Banjska, kur një grup serbësh vranë një polic të Kosovës. Serbët e veriut në katër komuna, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, bojkotuan edhe referendumin e së dielës, më 21 prill për të larguar nga detyra kryetarët shqiptarë. Organizimi i këtij referendumi ishte  edhe kusht i BE-së për Prishtinën zyrtare që ta shtensionojë situatën në veri. Kosova ishte ndëshkuar  me vendosjen e masave nga BE-ja për veprimet e saj të pakoordinuara më herët.

Kosova kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Ndonëse serbët refuzuan të marrin pjesë në referendum, autoritetet e Kosovës, i kërkuan Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese të vendosura vitin e kaluar. Qeveria e Kosovës i bëri thirrje të hënën Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese, pas përmbushjes së detyrimeve për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve në veri të vendit.  "Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Kosova ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që serbët e Kosovës në veri humbën shansin për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin përfaqësues të tyre. "Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e BE-së. Lidhur me thirrjen e qeverisë së Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese, sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano, "Këshilli do të diskutojë masat e Bashkimit Evropian në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”.

Marrë nga DW

kosova kurti vucic marreveshja e ohrit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj