LIVE UPDATES
Bota

DW: Pse Scholzi nuk e viziton Sarajevën?

Vendimi i kancelarit për të mos e vizituar Bosnjë-Hercegovinën nuk përputhet me politikën gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor, mendon Zorica Iliç.

10 Qershor 2022, 08:42 Nga DOSJA
DW: Pse Scholzi nuk e viziton Sarajevën?
Olaf Scholz

GJERMANI- Olaf Scholz nuk do të vizitojë Sarajevën gjatë qëndrimit në Balllkan. Vendimi i kancelarit për të mos e vizituar Bosnjë-Hercegovinën nuk përputhet me politikën gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor, mendon Zorica Iliç.

Ngadalë ai depërton përmes masave të qytetarëve të mbledhur në Bashçarshi të Sarajevës. Bën me dorë, bën foto me fëmijët, ua përkëdhel kokën. Mediat lokale thonë se atë e kanë pritur qindra qytetarë në zemër të Sarajevës. Është gushti i vitit 2021.

Presidenti turk Erdogan është padyshim i lumtur me vizitën e tij në Bosnjë-Hercegovinë. Nga viti 2010 e deri më sot, ai e ka vizituar këtë vend shtatë herë si kryeministër apo si president. Dhe me kënaqësi e mirëpresin atje, siç tregojnë edhe regjistrimet televizive. "Bosnjë - Hercegovina ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë", thotë presidenti turk gjatë vizitës.

E megjithë këto simpati, në Bosnjë - Hercegovinë askush nuk ëndërron për lëvizje masive drejt Turqisë, vendit të Erdoganit. Ata e preferojnë shumë më shpesh të ardhmen e tyre në një vend tjetër - në Gjermani.

Kancelarja shumëvjeçare e vendit, Angela Merkel, bëri një vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor vetëm dy javë pas shëtitjes së Erdoganit nëpër Bashçarshi. Por ajo e anashkaloi Sarajevën dhe shkoi në Beograd.

Është e vërtetë që Merkel ishte iniciatore dhe një ndër mbështetëset më të forta të Procesit të Berlinit. Është gjithashtu e vërtetë se ajo dërgoi ish-ministrin e saj Christian Schmidt në postin e Përfaqësuesit të Lartë në Beosnjë - Hercegovinë, por është gjithashtu e vërtetë se gjatë 16 viteve sa ishte në postin e kancelares, ajo ka bërë vetëm një vizitë zyrtare në Sarajevë.

Momenti vendimtar për Ballkanin

Emërimi i Schmidtit si Përfaqësues i Lartë ishte një shenjë e angazhimit të shtuar të Gjermanisë në Bosnjë - Hercegovinë. Rrjedhimisht edhe pritjet janë të mëdha, sikur edhe shpresat. E këto shpresa u shtuan pas ardhjes së qeverisë së re në Berlin, në fund të vitit të kaluar. Por mesa duket, angazhimi i qeverisë gjermane do të kishte qenë shumë më i ngadalshëm dhe shumë deklarativ, po të mos kishte ndodhur 24 shkurti dhe agresioni rus në Ukrainë. Trupat ruse në Ukrainë ia kujtuan Berlinit dhe kryeqyteteve të tjera të BE-së rrezikun e një lufte tjetër të përgjakshme që për ironi filloi 30 vjet më parë dhe që nuk mbaroi kurrë. Por që u shndërrua në një konflikt të ngrirë të rrezikshëm.

Papritur në Berlin dhe në BE u kujtuan se, megjithëse Bosnjë -Hercegovina dhe Ballkani Perëndimor nuk janë vërtet të rëndësishëm për ta, këto vende janë ende aq të rëndësishme sa që nuk mund të lihen nën ndikimin e plotë rus. Dhe filloi angazhimi: Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, dy javë pas fillimit të pushtimit rus vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor. Stacioni i parë ishte më kompleksi - Sarajeva. Pasoi vizita e ministres së Mbrojtjes, Christine Lambrecht, fillimisht në Sarajevë e pastaj në vendet e tjera.

Disi, paralelisht me këtë, koalicioni qeverisës dërgoi një rezolutë për Bosnjë -Hercegovinën në procedurën parlamentare në Bundestag, e cila shkaktoi reagime të shumta në Bosnjë - Hercegovinë dhe vendet e tjera. Ajo shkaktoi mosmarrëveshje edhe në Kroaci, ku dy deputetë të Bundestagut me origjinë dhe emra ballkanikë, u prezantuan në media si simbol i koncepteve reciprokisht të kundërta me strukturën e Bosnjë -Hercegovinës. Ndërsa deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, ndër të tjera, mbrojti idenë se Milorad Dodik dhe Dragan Çoviq janë fajtorët kryesorë për pengimin e vendit në rrugën e përparimit. Kolegu i tij Josip Juratoviq, tha se në rezolutë bashkë me Dodikun dhe Çoviqin duhet të përmendet si fajtor edhe Bakir Izetbegoviqi.

Por rezoluta u dërgua në procedurë pa ndryshimet që kërkoi Juratoviqi. E burime diplomatike në Berlin thonë se rezoluta do të miratohet dhe do të jetë një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e Bosnjë - Hercegovinës.

Pse Scholzi nuk viziton Sarajevën?

Vendimi i kancelarit Olaf Scholz për të mos vizituar BiH gjatë qëndrimit në Ballkanin Perëndimor nuk përshtatet me angazhimin e shtuar të Berlinit - të paktën në një nivel simbolik. Nëse Scholz mendon se duhet shmangur vizita përpara zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend, atëherë ky është gabim. Sepse Bosnjë - Hercegovina do të jetë një fushë e minuar për kancelarin edhe pas zgjedhjeve të tetorit.

Ndaj shtatë vjet pas qëndrimit të kancelares në Sarajevë, do të kishte qenë mirë që këtë vend sërish ta vizitojë një kancelar gjerman dhe të dërgojë një mesazh shumë të qartë në favor të një angazhimi për zgjidhjen e problemeve të vërteta në këtë vend. Nëse jo për shkak të Bosnjë - Hercegovinës, atëherë për shkak të situatës në shtëpinë e vet. Plani i vizitës do të duhej të ishte ky: fillimisht Zagrebi dhe Beogradi, e më pas edhe Sarajeva.

Përndryshe, askush në Berlin nuk do të ketë të drejtë të komentojë kur përshëndetjet e Erdoganit në Bashçarshi apo flamujtë rusë në Banjalukë, që për momentin është është shumë më e rrezikshme. Kancelari Scholz do të detyrohet të dëgjojë më pas fjalët: Führung, Herr Scholz (Duhet të drejtoni, z. Scholz)! Vetëm të mos bëhet tepër vonë.

Marrë nga DW. 

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit