LIVE UPDATES
Bota

DW: Puna e bamirësisë, projekti "Social Friday" në Maqednoninë e Veriut

Një sipërmarrës i teknologjisë së ndërtimit në Maqedoninë e Veriut dhe punonjësit e tij të premteve bëjnë punë bamirësie në vend që të punojnë. Projekti “Social Friday” po përhapet në disa vende evropiane.

29 Tetor 2022, 12:52 Nga d.a.
DW: Puna e bamirësisë, projekti "Social Friday" në
Projekti "Social Friday"

MAQEDONIA E VERIUT- Është një e premte e vonë vjeshte me diell në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Në një terasë mbi një çati në qendër të Shkupit rreth njëzet të rinj dhe disa të rritur rrinë para telajove të bardha katrore, në duar kanë penela, tavoloza me ngjyra dhe kanaçe me sprej. Gati të gjithë kanë veshur bluza me mbishkrimin: "Social Friday. Let´s reinvent Fridays". Një mësuese shkon nga një punim te tjetri dhe shikon pikturat që po krijohen.

Bekimi dhe motra e tij Faria përdorin shabllone për të spërkatur lule dhe gjethe në një kanavacë, më vonë pikturojnë diçka mbi to dhe qeshin. Një vajzë moshatare me ta u jep këshilla se cilat ngjyra shkojnë me njëra-tjetrën. Bekimi dhe Faria, 17 dhe 18 vjeç, vijnë nga një familje shumë e varfër, prindërit e tyre kanë vdekur vite më parë. Detaje nuk duan të tregojnë. Që atëherë ata kanë jetuar në jetimore. Faria është në semestrin e parë të studimeve për mjekësi, vëllai i saj i vogël Bekimi do të donte të bëhej avokat më vonë. Ai thotë: "Është hera e parë që kam pikturuar një pikturë si kjo. Është kënaqësi e madhe."

"Shtëpia e Kulturës "Koco Racin” në Shkup. Këtu këtë të premte po zhvillohet e ashtuquajtura social friday - një iniciativë e vlefshme e sipërmarrësit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Fikret Zendeli. 39 vjeçari është në fakt inxhinier ndërtimi ka një firmë për paraqitjet dixhitale tredimensionale të ndërtimeve. Megjithatë Zendeli është bërë i njohur në vend me projektin e tij Social Friday: një herë në tremujor një të premte, ai dhe punonjësit e tij në vend që të punojnë në firmë bëjnë punë bamirësie - për njerëzit e varfër, për minoritetet e pafavorizuara ose për mbrojtjen e mjedisit.

Të bashkosh njerëzit

Zendeli këtë të premte ka bashkuar të rinj nga një shtëpi e fëmijës në Shkup me nxënëse dhe nxënës, që përgatiten për studime për art. Aty janë edhe disa punonjës të Zendelit. Të gjithë bëjnë piktura. Ato do të dalin në ankand më vonë në një vernisazh. Të ardhurat do t`i kalojnë jetimores.

Zendeli organizon të premte të tilla sociale që nga viti 2017. Ideja për këtë i ka lindur rastësisht gjatë një fluturimi me avion. Në revistën e avionit Zendeli lexoi për një studim, sipas të cilit të premtet janë ditët më joproduktive të një firme, pasi shumica e punonjësve mendojnë për fundjavën që po vjen. "Pyeta veten, nëse në vend të punës mund të bëja diçka kuptimplote, për shembull diçka që t`u shërbente të gjithëve. Kështu më lindi ideja e "Social Friday”, thotë Zendeli për DW. "Iniciativa dëshiron të përdorë kohën më joproduktive të javës për të bashkuar njerëzit, për të bërë diçka për të mirën e të gjithëve dhe në të njëjtën kohë për të promovuar bashkëpunimin”.

I emigruar në Zvicër

Po aq e pazakontë sa edhe projekti Social Friday është edhe jeta e Fikret Zendelit. Ai vjen nga një familje e thjeshtë dhe ka lindur në Gostivar, në veriperëndim të Maqedonisë. Babai i tij punonte si bojaxhi në Zvicër, në vitin 1992 solli atje gruan dhe tre fëmijët, djali i tij Fikreti në atë kohë ishte nëntë vjeç.

Ai u rrit në Langnau am Albis afër Cyrihut dhe gjermanishtja e Zvicrës shpejt u bë gjuha e tij amtare. Familja u mirëprit me çiltërsi dhe u ndihmua që në fillim, thotë Fikret Zendeli. Ai është edhe sot thellësisht mirënjohës Zvicrës për këtë.

Pas shkollës ai studioi për teknikë ndërtimi. Ai mori një ofertë të mirë pune në një kompani të njohur zvicerane. Por e refuzoi dhe u kthye në vendin e tij të lindjes Maqedoni. Prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij u shokuan.

Shpirti aventure dhe ambicioz

Zendeli mbërriti në Shkup në dimrin e vitit 2009 me një makinë të vjetër dhe dy kompjutera në sediljen e pasme. "Nuk ishte patjetër nevoja e kërkimit të rrënjëve të mia", thotë ai. "Ishte më shumë një etje për aventura dhe ambicie për të krijuar në vendlindje firmën time, që do të afirmohej në tregun zviceran”."

Zendeli themeloi në vitin 2010 në Shkup firmën Breon për paraqitjen dixhitale tredimensionale të të dhënave të ndërtesave, shkurt BIM, një teknologji pa të cilën asnjë projekt i madh ndërtimi nuk mund të bëjë dot sot. Që atëherë firma e Zendelit është etabluar me sukses në tregun zviceran dhe është përfshirë në shumë projekte të mëdha ndërtimi.

Bashkë me suksesin sipërmarrësi i bën vetes pyetje për jetën. Sidomos në Maqedoninë e Veriut, një vend me pabarazi të madhe sociale. Të fitosh shumë para, të blesh mallra luksi dhe të bësh një jetë të shtrenjtë, ndërkohë që fqinjët e kanë të vështirë. S´e bëja këtë dot, thotë Zendeli. "Shpesh pyes veten, se si mund ta përdor jetën time të kufizuar në këtë planet për ta lënë atë më të mirë sesa e gjeta."

Bashkëpunim afagjatë

Fillimisht Zendeli projektin Social Friday e shihte vetëm si një aktivitet për firmën e tij. Por më pas erdhën gjithnjë e më shumë kërkesa përmes rrjeteve sociale dhe kompanive të tjera, të cilat e frymëzuan atë për ta bërë këtë ide më të njohur në publik.

Ndërkohë projekti e preokupon pothuajse po aq sa edhe puna në firmë. Social Friday ka prej kohësh faqen e saj të internetit. Në Maqedoni marrin pjesë ndër të tjera një bankë e madhe dhe një firmë farmaceutike dhe IT, edhe firma dhe iniciativa në Bullgari, Kosovë, Letoni, Norvegji dhe Austri marrin pjesë rregullisht. Ndonjëherë pas eventeve të social friday mund të vijë edhe një bashkëpunim afatgjatë. Për shembull, pas një të premteje sociale, firma e Zendelit financoi për një vit në një qendër ditore për fëmijët romë një vend punë për një mësuese të papunë anglishteje. Më vonë ajo mori aty një vend të përhershëm.

Gjëra pozitive nga Maqedonia e Veriut

Vitin e kaluar Zendeli ishte i ftuar në një konferencë të forumit TED (Teknologji, Argëtim, Dizajn), një konferencë udhëheqëse në botë për idetë inovative - ishte paraqitja e parë në TED e një sipërmarrësi nga Ballkani Perëndimor. Zendeli e promovon vazhdimisht projektin e tij tek sipërmarrjet e mëdha, ai sapo ishte në Stokholm në qendrën e kompanisë H&M. "Unë mendoj se Social Friday ka një potencial të madh për të ndryshuar kulturën e korporatave në mbarë botën", thotë ai. "Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, ky projekt tregon se edhe nga një vend si Maqedonia e Veriut, për të cilin njerëzit osë nuk dëgjojnë asgjë, ose jo shumë gjëra të mira mund të vijë diçka pozitive."

Social Friday në shtëpinë e kulturës 'Koco Racin' përfundon në këtë pasdite të ngrohtë vjeshte me një drekë të përbashkët. Mbi njëzet piktura kanë pikturuar të rinjtë pa prindër dhe nxënësit së bashku. Disa përqafohen duke u ndarë, pas disa javësh do të takohen përsëri, kur të organizohet ankandi.

Më vonë, kur Fikret Zendeli dhe dy punonjëset e tij nxjerrin nga shtëpia e kulturës pikturat e paketuara në kartona dhe qeset me ushqimet e mbetura për t'i vendur në makinë, aty kalon një familje rome, një nënë me tre fëmijët. Ata e njohin njëri-tjetrin nga një event i mëparshëm i Social Friday. Punonjëset e Zendelit i japin asaj frutat e mbetura, pijet, djathin dhe bukën. Nëna pyet me mirësjellje, nëse mund t'i jepnin ca para për pelena, ajo nuk ka më për fëmijën e saj më të vogël. Fikret Zendeli e dëgjon. Ai shkon në tregun aty pranë dhe i blen asaj një pako të madhe./DW/

projekti "social friday" maqedonia e veriut fikret zendeli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet