LIVE UPDATES
Bota

DW: Shroeder, ndërmjetës në luftën në Ukrainë, shpëtimtar i Evropës apo zëdhënës i Putinit

Vizita në Moskë dhe deklaratat e ish-kancelarit Gerhard Shröder kanë shkatuar reagime të ndryshme. A është ai ndërmjetës në luftën në Ukrainë, shpëtimtar i Evropës apo zëdhënës i Putinit?

5 Gusht 2022, 08:14 Nga d.a.

 

DW: Shroeder, ndërmjetës në luftën në Ukrainë,
Gerhard Shröder dhe Vladimir Putin

GJERMANI- Pas deklaratave të ish-kancelarit Gerhard Shröder se Rusia është e gatshme për arritjen e një zgjidhjeje në luftën e Ukrainës përmes bisedimeve, pati kritika të ashpra nga Kievi. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se është "e neveritshme" kur "ish-udhëheqësit e shteteve të fuqishme me vlera evropiane punojnë për Rusinë, e cila lufton pikërisht kundër këtyre vlerave". Nëse qeveria e Moskës do të donte vërtet përfundimin e luftës ajo "nuk do të kishte dërguar përforcime në Ukrainën jugore dhe nuk do të kishte kryer vrasje masive në territorin ukrainas", tha presidenti ukrainas.

Në një intervistë me revisten "Stern" dhe stacionin televiziv privat RTL Gerhard Shröder ishte shprehur për "lajme të mira" pas vizitës javën e kaluar në Moskë. "Kremlini dëshiron një zgjidhje përmes negociatave", tha ish-kancelari. Sipas tij një nga sukseset e para ishte marrëveshja për eksportin e grurit nga Ukraina dhe "ndoshta kjo mund të zgjerohet ngadalë në një armëpushim."

Procedurë për përjashtim nga partia SPD

Për shkak të qëndrimit të tij ndaj luftës së Ukrainë, punës së tij për kompanitë ruse të energjisë si dhe afërsisë së tij me presidentin Vladimir Putin, Partia Social-Demokrate gjermane (SPD) po zhvillon aktualisht një procedurë për përjashtimin nga partia të Shröderit. Rezultati pritet të shpallet së shpejti.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë liberale FDP, Bijan Djir-Sarai, e akuzoi Schröder-in se kishte sulmuar qeverinë federale në emër të Putinit. "Shröderi vepron si zëdhënësi i Putinit në Gjermani dhe lejon me vetëdije që Kremlini ta përdorë si pararojë për të dobësuar pozitën e qeverisë federale”, tha ai për gazetën "Bild”. Ish-kancelari duket se e ka "humbur plotësisht lidhjen me realitetin” dhe po përhap  në Gjermani "propagandë të pastër të Kremlinit”.

Kurse Dietmar Bartsch, kreu i grupit parlamentar të partisë E Majta, e vlerësoi vizitën e Shröderit. "Sigurisht që kemi nevojë për një zgjidhje përmes negociatave," tha Bartsch për gazetat "Rheinische Post" dhe "General-Anzeiger". "Nëse Schröder mund të japë një kontribut për këtë, atëherë ne duhet ta përdorim atë." 

Bartsch kritikoi edhe vlerësimet e ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sipas së cilës aktualisht një zgjidhje diplomatike nuk është e realizueshme.

Lavde nga mediat ruse

Nga ana tjetër edhe shumë media ruse e shohin ish-kancelarin Gerhard Shröder si shpëtimtar të Evropës nga dimri i ftohtë dhe si ndërmjetës në luftën në Ukrainë. Gazeta Izvestia thekson besnikërinë e Shröderit ndaj Putinit dhe shkruan se "ish-kancelari refuzoi të kërkonte falje për miqësinë e tij me Putinin". Më tej në gazeta shkruan se bisedimet janë më të mira se heshtja dhe se situata në Ukrainë mund të zgjidhet me ndihmën e diplomacisë. Gazeta citon ish-kancelarin Shröder të ketë thënë se Kremlini është gati për negociata paqeje dhe duke iu referuar fjalëve të Shröderit kritikon që  "vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë".

"A erdhi 'miku i Putinit' në Moskë për të shpëtuar Gjermaninë dhe për t'i dhënë fund operacionit special ushtarak?" - është titulli i një artikulli në portalin online Deita.ru. Më tej në artikull shkruhet se Shröder ndoshta qëndroi për vizitë në Moskë për t'i shpëtuar gjermanët nga një "i ftohtë i tmerrshëm" që i pret si dhe për të vepruar si ndërmjetës në konfliktin e Ukrainës. Megjithatë nëse do të ketë bisedime ruso-ukrainase për paqe, Kremlini ndoshta do të bëjë lëshime vetëm, nëse kancelari Scholz do të heqë dorë në këmbim nga ndihma ushtarake për Ukrainën./DW/

vladimir putin gerhard schroeder lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet