LIVE UPDATES
Bota

DW: Xi Jinpingu dhe Vladimir Putini, së bashku kundër SHBA. Bota nuk mund të presë asgjë të mirë

Kina dhe Rusia nisin këtë javë në Detin e Kinës lindore manovat e përbashkëta ushtarake. Kush mendon se lidhja mes Putin e Xi ka marrë të çara, gabon. Synimi i përbashkët mbetet ai që ka qenë, mendon Alexander Görlach.

23 Dhjetor 2022, 09:08 Nga DOSJA
DW: Xi Jinpingu dhe Vladimir Putini, së bashku kundër SHBA. Bota nuk
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

TIRANË- Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta rreth brigjeve të Tajvanit dhe Japonisë, ndizen të gjitha sirenat e alarmit në vendet demokratike të Azisë Lindore. Moska dhe Pekini janë afruar edhe më shumë pas agresionit rus kundër Ukrainës, pushtetmbajtësit Vladimir Putin dhe Xi Jinping e shohin bashkëpunimin midis vendeve të tyre si bashkëpunimin më të ngushtë mes gjithë partneriteteve të mundshme.

Për këtë nuk mund të dyshosh, megjithëse Xi siguroi kancelarin gjerman gjatë vizitës së tij në Pekin, se Republika Popullore është kundër përdorimit të armëve atomike në Ukrainë. Ky konsensus minimal midis kombeve të civilizuara nuk do të thotë në asnjë mënyrë largim nga Moska, gjë që e dëshmon edhe kjo manovër e përbashkët tani.

Lidhja Koreja e Veriut

Vërtet që Republika Popullore nuk e ka pranuar kurrë zyrtarisht se ndihmon ushtarakisht Rusinë, por teknologjia e armëve ka gjetur rrugën që duke kaluar nëpër Korenë e Veriut, të përfundojë në frontin e Ukrainës së pushtuar. Putini dhe Xi janë të dy mbështetës të regjimit koreano verior të epokës së gurit, të Kim Jong Un-it, (siç janë të lidhur ngushtë me regjimin e mullahëve në Teheran).

Tani në fund të vitit Penjani zhvilloi, sipas gazetës New York Times, 88 prova me raketa, disa prej të cilave përfunduan në detet që i përkasin Japonisë ose Koresë së Jugut, gjë që bëri që ushtritë e të dy vendeve (dhe trupat amerikane që janë dislokuar në dy vendet si aleatë), të vendosen në gjendje gatishmërie. Ekziston unitet në pikëpamjen se Koreja e Veriut është ndërkohë në gjendje të përdorë armë bërthamore. 

Fokusi i Kinës tek Tajvani 

Pekini nga ana e tij, hodhi gjatë bllokadës detare të Tajvanit të lirë dhe demokratik në muajin gusht, raketa që përfunduan në bregdetin tajvanez. Kjo ishte hakmarrja për vizitën e politikanes amerikane Nancy Pelosi në ishullin e Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani i përket Republikës Popullore. Në fakt Partia Komuniste nuk ka sunduar kurrë mbi ishullin, që është sot demokraci në lulëzim. Moska dhe Pekini janë të interesuar të ketë një përshkallëzim të situatës në Paqësorin Perëndimor, manovrat e tyre nuk mendohet që të ulin dallgët e tensionit të rritur muajt e fundit.

Përpjekjet e Pekinit bëhen për t'i kthyer këto ujëra ndërkombëtarë në kombëtarë. Për të arritur këtë qëllim milicët kinezë kanë pushtuar tashmë ishujt që i përkasin Filipineve. Përveç kësaj, Republika Popullore ka krijuar ishuj artificialë të cilët i ka militarizuar. Synimi përfundimtar është të dëbojë nga Paqësori Shtetet e Bashkuara, që janë partnere me Filipinet, Tajvanin, Japoninë dhe Korenë e Jugut, në mënyrë që të mund të dominojë ushtarakisht dhe ekonomikisht vendet e rajonit duke u kthyer në hegjemoni të re.

Që Pekini kërkon t'i arrijë të dyja është bërë e qartë në të kaluarën: Sipas një artikulli të revistës Foreign Affairs, që prej vitit 2010, Pekini është përpjekur në 123 raste, që nëpërmjet presionit ekonomik të zbatojë politikisht ideologjinë e vet. 

Pa barazi

Rusia është në të njëjtën linjë si Kina, sepse armiku i përbashkët për të dy pushtetmbajtësit Putin dhe Xi janë Shtetet e Bashkuara. Megjithatë fijet këtu i tërheq Kina. Në muajin shtator, Vladimir Putinit iu desh që në kuadër të takimit të Organizatës së Kooperimit të Shangait, t'i raportonte "paramount leader-it" kinez duke dhënë përgjigje për "pyetjet dhe shqetësimet” në lidhje me luftën e Ukrainës. 

Ka mundësi që Kremlini ta shohë veten si partner të barabartë me Pekinin. Por në të vërtetë, Republika Popullore është sot një lojtar shumë më i fuqishëm se sa Rusia e Putinit.

Mjaftojnë shifrat e zhvillimeve të suksesshme ekonomike, për të treguar sa e lidhur është Republika Popullore me ekonominë botërore, sa që nuk mund të injorohet vërtet as si vend prodhimi as si treg shitjeje nga asnjë vend tjetër i botës.

Ku ndihmon Rusia

Manovrat që zhvillohen tani midis Rusisë dhe Kinës mund të shihen në kuadër të modernizimit të ushtrisë kineze, që pritet të mbyllet në vitin 2027, vitin e përvjetorit të njëqindtë të "Ushtrisë çlirimtare të popullit”. Ushtria ruse e ndihmon për këtë gjë partnerin kinez. Moska trajnon Pekinin sidomos në çështjet e pushtimit të tokës, luftës urbane dhe luftës guerilase.

Xi Jinping ka bërë të ditur se mund të ndodhë që të dojë të sulmojë dhe pushtojë Tajvanin e lirë. Për këtë gjë atij i duhen pikërisht këto aftësi. Megjithatë në ushtrimin e luftës në Ukrainë ushtrisë ruse, për fat të mirë, i mungonin pikërisht këto gjëra. Mbase kjo ka qenë pse Putini u thirr nga Xi për të dhënë raport, dhe jo se Xi ishte i shqetësuar për paqen botërore.

Trazimi i botës së lirë

Sidoqoftë bota nuk mund të presë asgjë të mirë nga thellimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe Rusisë, në një kohë kur klima në Paqësorin Perëndimor është e trazuar. Manovrat do të zhvillohen gjatë ditëve të Krishtlindjeve dhe do të përfundojnë më 27 dhjetor. Edhe në Ukrainë Putini nuk mendon t'i lerë armët të heshin gjatë Krishtlindjeve. Synimi i Xi-së dhe Putinit është të trazojë botën e lirë. Për lirinë dhe demokracinë nuk ka pushim as gjatë Krishtlindjeve sivjet.

Marrë nga DW

vladimir putin xi jinping

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet