16 Shtator 2022, 14:15
Nga d.a.

ÇEKI- Një diplomat i lartë çek është dëbuar nga puna, pas këmbimit të informacioneve me shërbimin rus të inteligjencës, ka thënë Ministria e Jashtme e Çekisë.
Mediat lokale kanë raportuar se ky burrë ka pasur qasje në të dhëna të ndjeshme dhe ka punuar me shërbimin rus të inteligjencës SVR.
“Mund të konfirmoj se kam vendosur të marr masa ndaj një punëtori, i cili ka bashkëpunuar me një fuqi të huaj. Ai nuk do të punojë më në ministri. Nuk do të bëj komente tjera për çështje të sigurisë”, ka thënë ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky.
E përditshmja çeke, Denik N, ka thënë se ky burrë ka punuar për ministrinë prej viteve 1990 dhe ka qenë i angazhuar edhe nëpër ambasada. Sipas saj, në kohën kur ai ka qenë në një shtet afrikan, diplomati është takuar me një çift rus që e ka rekrutuar për të punuar në SVR.
Në raportin vjetor për aktivitetet e huaja në tokën armë, autoritetet çeke kanë përsëritur disa herë se Rusia është një prej kërcënimeve më të mëdha.
Republika Çeke, ish-shtet komunist, tani është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, me 10.5 milionë banorë. Deri më tani, Praga ka ndarë 154 milionë dollarë amerikanë si ndihmë ushtarake për Kievin, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
jan lipavský debohet diplomati cek
Bota
16 Shtator 2022, 14:01
d.a.
Scholz
GJERMANI- Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në garantimin e sigurisë së Evropës, ka...
Bota
16 Shtator 2022, 12:45
d.a.
KOSOVË- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të parashihet mbështetje për grat...
Bota
16 Shtator 2022, 12:32
d.a.
Sergei Gorenko
URKAINË- Prokurori i përgjithshëm i autoriteteve separatiste pro-ruse në rajonin e Luhanskut në Ukrainën&...
Bota
16 Shtator 2022, 12:26
d.a.
Erdogan
SUEDI- Suedia dhe Finlanda po llogarisin në bisedime të mëtejshme me Turqinë për të zhbllokuar pranimin e tyre në...
Bota
16 Shtator 2022, 12:05
d.a.
protesta e mjekeve
KOSOVË- Sindikata e QKUK-së në Kosovë do të mbajë protestë simbolike para Qendrës Emergjente t&e...
Bota
16 Shtator 2022, 12:06
d.a.
Orban dhe Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dorëzoi sot kryeministrit hungarez Viktor Orban Urdhrin ...
Bota
16 Shtator 2022, 11:55
d.a.
Vuçiç
SERBI- Në kuvendin e Serbisë më 13 dhe 14 shtatorit është mbajtur seanca për dialogun për Kosovë...
Bota
16 Shtator 2022, 12:00
d.a.
orban
HUNGARI- Fidesz, partia në pushtet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka kritikuar Parlamentin Evropian, pasi ky i fundit ka thënë...
Bota
16 Shtator 2022, 11:42
d.a.
Serbi
SERBI- “Vetëm me unitet dhe pajtim mund të ruajmë kulturën, traditën dhe besimin tonë” - kjo fjali u lexua ...
Bota
16 Shtator 2022, 11:26
d.a.
Permbytjet ne itali
ITALI- Rnëdohet bilanci i viktimave të shkaktuara nga moti i keq në rajonin e Marche në Itali ku ka shkuar në ...