LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: E ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Alexei Navalnyt

Ekipi i Navalnyt thotë se do të vazhdojë përpjekjet kundër sundimit të Presidentit rus, ndërsa një provë e fortë pritet të jetë protesta që do të mbahet ditën e nesërme, me thirrjen “Mesdita kundër Putinit”.

16 Mars 2024, 16:10 Nga S.N
Analiza e VOA: E ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Alexei
Foto Ilustrim

RUSI- Në Rusi, po vazhdojnë votimet për zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet të zgjasin sundimin e presidentit Vladimir Putin edhe për gjashtë vite. Zgjedhjet janë fiktive, pasi kundërshtarët politikë të Presidentit Putin, janë në burg, në mërgim dhe kundërshtari më i ashpër i tij, Alexei Navalny vdiq në burg.

Pas vdekjes së tij shumë pikëpyetje u ngritën mbi të ardhmen e aksionit opozitar në Rusi. Ekipi i Navalnyt thotë se do të vazhdojë përpjekjet kundër sundimit të Presidentit rus, ndërsa një provë e fortë pritet të jetë protesta që do të mbahet ditën e nesërme, me thirrjen “Mesdita kundër Putinit”.

Pas vdekjes së kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili humbi jetën papritur muajin e kaluar në një burg të Arktikut, ekipi i tij gjendet përballë një sfide: Të mbajë gjallë lëvizjen opozitare kundër Presidentit Vladimir Putin nën shembullin e ish-udhëheqësit. Një provë e rëndësishme pritet të shënohet të dielën, dita e fundit që rusët mund të votojnë për zgjedhjet presidenciale, që shihen gjerësisht më shumë si një formalitet sesa si një votim për demokraci.

Ekipi i Navalnyt po u kërkon rusëve të dynden në qendrat e votimit të dielën në mesditë për të treguar pakënaqësinë e tyre për sundimin e Putinit dhe luftën e nisur nga ai kundër Ukrainës. Thirrja për protestën nën moton “Mesdita kundër Putinit” është bërë nga e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya. Mbështetësit e Navalnyt kanë shprehur mendime të ndryshme për aksionin opozitar.

“Me vdekjen e Navalnyt duket se gjithçka u shkatërrua. Edhe pse bashkëshortja e tij, Julia, mori mbi supe aksionin e tij nuk mendoj se do të jetë njësoj si në kohën e Alexeit. Për këtë arsye dyshoj se në Rusi do të bëhet më mirë ”, thotë Valery, një banor në Moskë.

“Fakti që kaq shumë njerëz u shfaqën në funeralin e tij, për mua ishte e papritur, sepse mendova se gjithçka kishte vdekur në Rusi. Por kur pashë pjesëmarrjen, aq shumë njerëz, kuptova se nuk i dija të gjitha”, thotë Maria, banore në Moskë.

Vetëm disa ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, zonja Navalnaya u shpreh e vendosur për të vazhduar misionin e tij. Muajin e kaluar, ajo foli në Parlamentin Evropian, u takua me Presidentin amerikan Joe Biden dhe u kërkoi vendeve perëndimore të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Rusi. Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendosë më shumë sanksione ndaj njerëzve të aftërt me presidentin rus.

“Vetë Navalny shmangu përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie me qeveritë perëndimore, sepse ai mendonte se kjo ishte një betejë që duhej fituar në Rusi. Dhe mendoj se ai ishte pak i shqetësuar se kjo do të ishte ishte një njollë për opozitën, mund ta bënte të duket si një projekt perëndimor. Në situatën aktuale mendoj se njerëzit do të vlerësojnë nëse duhet të vazhdojë të ndiqet ky parim apo jo”, thotë Sam Greene, drejtor në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane.

Përpara zgjedhjeve, ekipi i Navalnyt u bëri thirrje mbështetësve që të votojnë për çdo kandidat tjetër përveç Putinit, ose ta bëjnë fletën e votimit të pavlefshme. Ekspertët thonë se protesta e së dielës do të jetë një provë mbi ndikimin që mund të ushtrojnë në Rusi, opozitarët që gjenden jashtë vendit.

“Ka pyetje për të cilat opozita ruse po përpiqet të gjejë përgjigjet. Njëra prej tyre është: Çfarë mund të bëhet në të vërtetë në Rusi? Disa përgjigje mund t’i marrim nga pjesëmarrja në ditën e zgjedhjeve. Do të shohim nëse do të ketë përshkallëzim dhe se si do të reagojë regjimi ndaj protestës. Unë mendoj se po synojnë t’u dërgojnë një mesazh njerëzve në Rusi se nuk janë vetëm, se opozita në mërgim do t’i mbështesë. Por pyetja tjetër është se si do t’i mbështesin ata njerëz atje?”, thotë Sam Greene, drejtor në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane.

Grupi i pavarur që mbikqyr zgjedhjet në Rusi, Golos, raportoi se zyrtarët në të paktën një rajon po udhëzohen të raportojnë në polici grumbullimet e mëdha pranë qendrave të votimit.

Prokuroria në Moskë paralajmëroi të enjten mbrëma se tubimet e paautorizuara pranë qendrave të votimit “që mund të pengojnë qytetarët të ushtrojnë lirisht të drejtën e votës dhe punën e komisioneve zgjedhore”, janë një vepër penale që dënohet deri në pesë vjet burg. Edhe pse gjenden në mërgim, kundërshtarët e Putinit janë tejet të rrezikuar.

Marrë nga VOA

yulia navanaya rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj