LIVE UPDATES
Bota

Zhvillime për Gazën, pritet që bisedimet për armëpushim të rifillojnë të dielën në Katar

“Mund t’ju them se po punojmë intensivisht me Izraelin, Katarin, Egjiptin, për të përafruar qëndrimet dhe për të arritur një marrëveshje. Kemi bisedime që po zhvillohen edhe në këto momente që unë po flas këtu dhe jam i bindur se këto përpjekje do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim”, tha nga Vjena Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

16 Mars 2024, 15:56 Nga S.N
Zhvillime për Gazën, pritet që bisedimet për armëpushim
Foto Ilustrim

SHBA- Bisedimet për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në Katar ndoshta që të dielën, thanë zyrtarët egjiptianë. Bisedimet do të shënonin herën e parë që zyrtarët izraelitë dhe ata të Hamasit ulen në tryezë që nga fillimi i muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, anijet e marinës amerikane kanë filluar ndërkohë operacionin e urdhëruar nga Presidenti Joe Biden për ndërtimin e një porti të përkohshëm që do të mundësonte dërgimin e përditshëm të ndihmave në Gazë.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë patën shpresuar se do të siguronin një armëpushim gjashtëjavor përpara se të fillonte Ramazani, por Hamasi refuzoi çdo formë marrëveshjeje që nuk do të sillte një armëpushim të përhershëm në Gazë, një kërkesë që u refuzua nga Izraeli.

“Mund t’ju them se po punojmë intensivisht me Izraelin, Katarin, Egjiptin, për të përafruar qëndrimet dhe për të arritur një marrëveshje. Kemi bisedime që po zhvillohen edhe në këto momente që unë po flas këtu dhe jam i bindur se këto përpjekje do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim”, tha nga Vjena Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndërkaq anijet e Shteteve të Bashkuara po lundrojnë drejt Gazës në një mision humanitar, të urdhëruar nga Presidenti Joe Biden. Objektivi është ndërtimi i një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës ku do të shkarkohen ndihmat e ardhura me anije.

“Sapo të ndërtohet dhe të jetë gati për të kryer misionin, ne do të jemi në gjendje të dërgojmë 2 milionë vakte ushqimore në ditë”, thotë gjenerali amerikan Brad Hinson. Por, ekspertët thonë se procesi kërkon kohë dhe është i kushtueshëm.

“Logjistika e përbashkët në bregdet është e improvizuar. Mënyra më e mirë për të dërguar ndihmat do të ishte me kamionë”, thotë ish-koloneli në ushtri Myles Caggins, tashmë në Institutin New Lines.

Por kamionët dhe qendrat e shpërndarjes së ndihmave janë sulmuar dhe palestinezët po përballen me uri. Moli lundrues do të duhet disa javë që të mbërrijë dhe rreth dhjetë ditë të tjera për t’u montuar. Ndërkohë, ushtria amerikane dhe vende të tjera si Jordania dhe Egjipti po i dërgojnë ndihmat në rrugë ajrore.

Por, ndihmat nga ajri janë të pamjaftueshme. Një avion transportues C-130 mund të mbartë po aq pako ndihmash sa një kamion. Sean McFate, autori i librit “Rregullat e Reja të Luftës”, thotë se planet amerikane për shpërndarjen e ndihmave janë të pamenduara mirë.

“Nuk dihet nëse ndihmat shkojnë tek njerëzit e duhur, pasi nuk ekziston kontrolli i drejtpërdrejtë dhe Hamasi ia vjedh ndihmat popullsisë. Pra duket më tepër si një manovër politike në një vit zgjedhor nga kjo administratë, vetëm për të treguar se po bën diçka”, thotë zoti McFate.

Ndërkohë çdo ditë e luftës sjell vuajtje të mëtejshme për palestinezët. Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, rreth 63 palestinezë u vranë dhe 112 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit. Të paktën 31,553 palestinezë janë vrarë dhe 73,546 janë plagosur që kur Izraeli filloi fushatën ushtarake pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë.

Marrë nga VOA

armepushim gaza

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë