LIVE UPDATES
Bota

E lidhur me familjen e presidentit Mirziyoev, si i fitoi milionat një firmë "sekrete" në Uzbekistan

Kontratat fitimprurëse të Qeverisë, të siguruara nga firma e fshehtë, Ultimo Group Limited, nxjerrin në pah sesi njerëz të lidhur me pushtetin - përfshirë të afërm të presidentit Shavkat Mirziyoev - dhe bashkëpunëtorë të tyre, përfitojnë nga ajo që kritikët e cilësojnë si “miqësi endemike” në nivelet më të larta të Qeverisë uzbeke.

25 Prill 2024, 13:54 Nga N.F

 

E lidhur me familjen e presidentit Mirziyoev, si i fitoi milionat një
Foto ilustruese

 

UZBEKISTAN- Një kompani e panjohur, e lidhur me familjen e presidentit të Uzbekistanit, siguroi më shumë se 100 milionë dollarë përmes kontratave të fshehta shtetërore - përfshirë këtu edhe një marrëveshje të paligjshme për furnizimin e prodhuesit më të madh të çimentos në këtë vend me gaz natyror shumë më të shtrenjtë sesa vlera në treg, zbuloi një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.

Kontratat fitimprurëse të Qeverisë, të siguruara nga firma e fshehtë, Ultimo Group Limited, nxjerrin në pah sesi njerëz të lidhur me pushtetin - përfshirë të afërm të presidentit Shavkat Mirziyoev - dhe bashkëpunëtorë të tyre, përfitojnë nga ajo që kritikët e cilësojnë si “miqësi endemike” në nivelet më të larta të Qeverisë uzbeke.

Mirziyoev - i cili, vitin e kaluar, i urdhëroi autoritetet ta çrrënjosnin korrupsionin në sektorin e energjisë, për shkak të mungesës së gazit që nxiti zemërim popullor - u zotua se do ta rriste transparencën dhe do ta adresonte korrupsionin.

“Askush nuk ka të drejtë të punojë si në të kaluarën. Siç e dini, transparenca po kërkohet tashmë në të gjitha sferat e shoqërisë. Jotransparenca, korrupsioni dhe nepotizmi nuk do ta ndihmojnë punën [tonë]”, tha Mirziyoev në vitin 2019, duke iu referuar sundimit të paraardhësit të tij autoritar, Islam Karimov, i cili vdiq në vitin 2016.

Por, një hulumtim i Shërbimit të Uzbekistanit të Radios Evropa e Lirë zbuloi se bashkëpunëtorë të dhëndrit të Mirziyoevit janë të lidhur me Ultimo Group - një kompani praktikisht e panjohur, që iu dha një kontratë qeveritare për t’i shitur gaz natyror, në vlerë prej së paku 36 milionë dollarësh, gjigantit uzbek të çimentos, Qizilqumsement. Kjo kompani, atëkohë, ishte në pronësi të shtetit, pavarësisht se nuk kishte të dhëna biznesi.

Dokumentet e siguruara nga Shërbimi uzbek i Radios Evropa e Lirë tregojnë, gjithashtu, se Ultimo Group ka marrë më shumë se 66 milionë dollarë transfere bankare nga monopoli shtetëror i transitit të gazit, Uztransgaz, dhe se kompania ka importuar rreth 1 miliard metra kub gaz nga Turkmenistani fqinj.

Hulumtimi zbuloi se Ultimo Group është e lidhur me një rrjet ndërkufitar kompanish, që shtrihen nga Nju Jorku në Dubai e deri në Hong Kong. Ato merren me mallra luksoze dhe udhëhiqen nga bashkëpunëtorë të dhëndrit të Mirziyoevit, Otabek Umarov, njëherësh zëvendës i shefit të tij të sigurisë.

Figurë qendrore në këtë rrjet është Azizjon Kamilov, bashkëpunëtor i afërt i Umarovit, i cili shërben si udhëheqës i Federatës uzbeke të Xhudos dhe nënkryetar i Komitetit Olimpik të këtij vendi. Umarov, i cili është i martuar me vajzën e Mirziyoevit, Shahnoza, shihet edhe si ndërmjetësues në prapaskenë i çështjeve midis elitave politike dhe ekonomike në Uzbekistan. Pavarësisht shfaqjes së papritur dhe me fitime, Ultimo Group mbetet një kompani fantome. Ajo nuk ka ueb-faqe funksionale ose profil publik dhe është në bashkëpronësi të një pensionisteje pa përvojë të dukshme biznesore.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Umarovi, Ultimo Group dhe agjenci të shumta qeveritare të Uzbekistanit, por asnjëra nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij artikulli. Zyra e Mirziyoevit, gjithashtu, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it. Ultimo Group u inkorporua në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, në mars të vitit 2021 dhe u regjistrua zyrtarisht në një apartament banimi.

Themelues të kompanisë ishin Dilyor Kayumov, i cili ishte anëtar i një grupi të emigrantëve uzbekë që mbështesnin presidentin, dhe Tuhfat Anvarkhujaev, babai i të cilit bënte pjesë në shërbimin e sigurimit shtetëror të Uzbekistanit. Rreth një muaj pasi u themelua, Ultimo Group nënshkroi një kontratë prokurimi me kompaninë Qizilqumsement - 86 për qind të së cilës në atë kohë e kishte në pronësi Qeveria. Të dhëna të tjera për këtë kontratë, gazetarët nuk arritën të gjejnë.

Nga një analizë që i bëri REL-i kontratës, zbuloi se ajo përfshinte furnizime me gaz në vlerë prej së paku 36 milionë dollarësh dhe se Qizilqumsement, që atëherë ishte privatizuar, mund të ketë paguar 50 për qind më shumë se tarifa që mund ta kishte marrë nga shteti.

Se përse Qizilqumsement pagoi më shumë për blerjen e gazit nga një ndërmjetës, është e paqartë, sidomos kur merret parasysh një dekret i Qeverisë i vitit 2019, që e bëri kompaninë Uztransgaz të vetmen furnizuese të drejtpërdrejtë të konsumatorëve kryesorë me gaz natyror.

Qizilqumsement, Uztransgaz dhe Ultimo Group nuk iu përgjigjën kërkesave për komente nga Radio Evropa e Lirë. Uztransgaz bëri, gjithashtu, së paku tetë transfere bankare me vlerë prej 66.6 milionë dollarësh për Ultimo Group në periudhën janar-shtator 2022, tregojnë të dhënat bankare, por detaje të tjera mbeten të fshehura nga publiku.

Nëse merren parasysh më shumë se 955 milionë metra kub gaz natyror që Ultimo Group importoi nga Turkmenistani fqinj, del se kompania, në total, është e përfshirë në transaksione të gazit natyror që arrijnë vlerën e rreth 200 milionë dollarëve, zbuloi një analizë e REL-it.

Tash për tash, nuk ka asnjë dëshmi që tregon se Ultimo Group ka kryer ndonjë biznes në tregun e gazit në Uzbekistan në 18 muajt e fundit, apo pas kontratave fitimprurëse me shtetin. Themeluesi Kayumov - i cili nuk iu përgjigj pyetjeve me shkrim të REL-it, dërguar në llogarinë e tij në Instagram - i transferoi 50 për qind të aksioneve të tij në kompaninë e nënës së tij 67-vjeçare, e cila nuk ka të dhëna të mëparshme biznesore.

Aksionari tjetër themelues, Anvarkhujaev, i mbajti 50 për qind të aksioneve të tij në Ultimo Group. Ai nuk pranoi të intervistohej nga Radio Evropa e Lirë, por tha se do t’u përgjigjej pyetjeve me shkrim rreth Ultimo Group. Faqja e internetit e Ultimo Group Limited mbetet e paqasshme edhe më shumë se tre vjet pasi themelimit.

Marrë nga REL

uzbekistan firme mirziyoev

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet