LIVE UPDATES
Bota

E mbijetuara e Holokaustit: Urrejtja sjell vetëm urrejtje!

Kampi i përqendrimit në Auschwitz të Polonisë, ishte një nga kampet më famëkeqe të asgjësimit të Gjermanisë naziste. Midis viteve 1940 dhe 1945, u vranë rreth 1.1 milionë njerëz.

28 Janar 2025, 09:31 Nga N.F
E mbijetuara e Holokaustit: Urrejtja sjell vetëm urrejtje!
E mbijetuara e Holokaustit

GJERMANI- Të mbijetuarit e Aushvicit përkujtuan 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes dhe shprehën shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe ksenofobisë në Evropë e më gjerë. Kthimi te “muri i vdekjes” – ku u kryen shumë ekzekutime – mbetet një plagë ende e hapur për shumë të mbijetuar. Tova Friedman, një nga të mbijetuarat, kujtoi momentet e tmerrshme kur u nda nga babai i saj dhe u dërgua në kampin nazist të asgjësimit Auschwitz-Birkenau: “Na ngarkuan në vagona bagëtish, burrat veçmas dhe gratë veçmas. U mbajta fort pas dorës së nënës sime në atë vagon të errët, ndërsa britmat dhe lutjet e aq shumë grave të dëshpëruara depërtonin në shpirtin tim dhe më ndjekin edhe kësaj dite.”

Tova Friedman është një nga të mbijetuarat e Holokaustit dhe një nga folëset kryesore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq nga forcat ruse. Me rastin e përkujtimit të kësaj dite, në Auschwitz ishin mbledhur jo vetëm të mbijetuar dhe të afërmit e tyre, por edhe shumë krerë shtetesh, mes tyre mbreti i Britanisë Karl III, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, si dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Rritja e ksenofobisë – një shqetësim aktual 

 
Të mbijetuarit shprehën shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe ksenofobisë në Evropë dhe më gjerë. Leon Weintraub, një mbijetues i Auschwitz-it, deklaroi: “Ndjej dhimbje të thellë kur shoh në shumë vende evropiane, por edhe në Poloni, që njerëzit dalin në marshime haptazi me uniforma dhe parrulla naziste.” Të mbijetuarit kujtuan përgjegjësinë që mbartin për të paralajmëruar: “Asokohe ishim viktima në një boshllëk moral,” tha Tova Friedman. “Por kemi të gjithë një detyrim: jo vetëm për ta kujtuar, gjë që është shumë, shumë e rëndësishme, por edhe për të paralajmëruar se urrejtja gjeneron vetëm më shumë urrejtje, vrasje dhe më shumë vrasje.”

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier bëri thirrje që kujtesa për krimet dhe viktimat e nazizmit të mbetet gjallë. “Kujtesa nuk njeh përfundim dhe përgjegjësia gjithashtu nuk duhet të ketë një vijë përmbyllëse,” tha Steinmeier, pas vizitës së tij në memorialin Auschwitz-Birkenau. Steinmeier përmendi një rritje të sulmeve antisemitike në Gjermani, veçanërisht pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në vitin 2023 dhe luftës që pasoi në Gaza. “Asgjë nuk tregon më qartë se kujtesa nuk njeh fund dhe se përgjegjësia nuk duhet të ketë një përmbyllje,” theksoi ai.

Mbi një milion të vrarë 


Kampi i përqendrimit në Auschwitz të Polonisë, ishte një nga kampet më famëkeqe të asgjësimit të Gjermanisë naziste. Midis viteve 1940 dhe 1945, u vranë rreth 1.1 milionë njerëz. Kampi u bë simbol i përndjekjes naziste ndaj hebrenjve. Më 27 janar 1945, të burgosurit e fundit, të cilët nuk u detyruan të merrnin pjesë në marshimet e vdekjes, u çliruan nga Ushtria e Kuqe Sovjetike. 

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Në Gjermani, kjo ditë përkujtimore për viktimat e nazizmit ishte shpallur që në vitin 1996 nga presidenti i atëhershëm Roman Herzog dhe u caktua më 27 janar. Parlamenti gjerman e përkujton këtë ditë të mërkurën, më 29 janar 2025 me një ceremoni solemne./ DW

holokausti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj