All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Sulme ndaj veprave të artit: Cilat janë pasojat?

Aktivistet dhe aktivistët në mbrojtje të klimës kanë sulmuar disa vepra arti. Me aksionet e tyre ata duan të detyrojnë politikën që të ndalojë ndryshimin e klimës. Muzeumet kanë shtuar masat e sigurisë.

28 Tetor 2022, 08:59 Nga A.B
Sulme ndaj veprave të artit: Cilat janë pasojat?
Piktura
All - Paragraf - 1

GJERMANI- Qull patatesh ndaj pikturës së Monesë në Pocdam, supë domatesh ndaj tablosë së van Gogh natyrë e qetë me lule dielli. Sulmet e aktivistëve të klimës ndaj veprave të artit po intensifikohen. Së fundi (27.10) tre aktivistë shënjestruan portretin „Vajza me vath perle” të Jan Vermeer në muzeun e artit Mauritshuis në Hagë. Ky portret i Vermeer nga mesi i shekullit të 17-të është një ndër veprat mjeshtërore të artit holandez.

Një burrë ngjiti kokën në xhamin mbrojtës të tablosë dhe shoku i hodhi atij bojë të kuqe. Një tjetër burrë ngjiti dorën pranë pikturës. Aksioni u filmua duke u postuar në twitter. Vepra e Vermeer nuk është dëmtuar, u komunikua nga muzeu. Megjithatë policia, që mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes përkohësisht i mbylli disa salla të muzeut.

Qëllimi i këtyre sulmeve

Supë domatesh mbi mbi një vepër të Vincent van Goghut? Bob Geldof e kupton këtë gjë. Këngëtari irlandez i muzikës rok, the nismëtar i Live Aid, vetë aktivist i përjetshëm tha në një intervistë me Radio Times, pas hedhjes së supës me domate nga dy aktiviste të klimës mbi pikturën e famshme "Lulet e diellit" të Vincent van Goghut në Londër: "Aktivistët e klimës kanë 1000 për qind të drejtë. Unë i përkrah ata 1000 për qind.” 

Piktura vetë nuk u dëmtua nga sulmi me supë domatesh, vetëm korniza u dëmtua. Gratë aktiviste u akuzuan me dëmtim të pronës së tjetrit. Do kishte qenë më e zgjuar, që të goditej piktura duke e ditur se është e mbrojtur me një cipë xhami, tha Geldof. Shkatërrimi nuk sjell gjë. Por kështu, sulmi mbi pikturë është vetëm një gjë e bezdisshme, dhe "bezdia nuk bën keq”. Në vijim këngëtari kërkoi aksione të ngjashme nga grupet e protestave pro-klimës duke thënë: "Ato nuk vrasin askënd. Ndryshimi i klimës vret.” 

Krejt ndryshe e sheh këtë çështje drejtori i Institutit për Studimin e Ndryshimit të Klimës (PIK) me qendër në Pocdam: "Unë nuk mendoj se është mirë që të sulmohen veprat kulturore,” tha Ottmar Edenhofer (25.10), duke folur për agjencinë gjermane të lajmeve dpa në Pocdam. 

"Kjo është në kundërshtim me atë që kërkohet të arrihet: Ne duam të ruajmë planetin. Dhe tek ruajtja bën pjesë edhe kultura dhe trashëgimia kulturore." Dhe ai shton se: "Nuk duhet minuar me aksione të diskutueshme kauza për të cilën është duke u luftuar.” 

Aktivistët e klimës duhet të luftojnë me procese demokratike dhe t'i respektojnë ato. 

"Ne duhet të luftojmë dhe të punojmë për këtë gjë, kjo nuk vjen vetë.” 

Aksione të ngjashme në Gjermani  

Dy aktiviste të organizatës „Just Stop Oil", hodhën më 14 tetor supën e dy kanoçeve mbi pikturën e van Goghut, që ndodhej në Galerinë Kombëtare në Londër. Ato shtruan gjatë aksionit pyetjen: "Kush ka më shumë vlerë, arti apo jeta?" Pak më vonë një aktiviste dhe një aktivist nga grupi i protestës „Letzte Generation" (Brezi i fundit), hodhën qull patateje mbi një pikturë të impresionistit francez Claude Monet, që ndodhej në muzeumin Barberini të Pocdamit. Edhe piktura e Monesë ishte e mbrojtur nga një cipë xhami, por korniza historike e pikturës u dëmtua rëndë dhe duhet restauruar. Policia është duke hetuar kundër dy atë akuzuarve për dëmtim prone të tjetrit dhe prishje qetësie, tha një zëdhënëse. 

Sulmet shkaktuan indinjatë të madhe në botën e artit. Liga e muzeumeve gjermane (DMB) bëri të ditur: "Ne jemi instrumentalizuar nga aktivistët e klimës për të tërhequr vëmendjen – në kurriz të veprave kulturore." Themeluesi i Muzeumit dhe mbrojtësi i arteve, Hasso Plattner, fondacioni i të cilit mban në jetë Muzeumin Barbarini, theksoi në një intervistë me gazetën "Potsdamer Neuesten Nachrichten", rrezikun që në të ardhmen të "bëhet e vështirë ose e pamundur” që të gjenden vepra arti që jepen me qira për ekspozitat e Muzeumit Barberini. 

Kontroll çantash dhe cipa xhami 

Reagimet e para të Muzeumit, krah kontaktimit të atyre që kanë dhënë me qira veprat që ndodhen në ekspozitën aktuale, ishin rritja e masave të sigurisë. Kështu që ditën që u bë sulmi filloi kontrolli i çantave. "Sulmi mbi një vepër të koleksionit Hasso Platner, po ashtu si sulmet e mëparshme mbi veprat e artit, mes të cilave dhe ajo në Galerinë e Londrës, tregojnë se standardet e larta ndërkombëtare në mbrojtje të veprave të artit nuk mjaftojnë dhe duhen përshtatur për t‘u mbrojtur nga sulmet e aktivistëve,” bëri të ditur të hënën (24.10) në mbrëmje drejtoresha e Barberinit, Ortrud Westheider.  

Edhe muzeume të tjera reaguan ndaj sulmeve. Një zëdhënëse e qytetit të Këlnit, iu përgjigj pyetjes së Deutsche Welles duke thënë: "Muzeumet e qytetit të Këlnit janë duke u paralajmëruar për rreziqet e këtyre sulmeve dhe do të reagojnë ndaj tyre me kujdes të veçantë.” 

Muzeumi Ludwig në Këln bëri të ditur: "Siguri 100 përqind nuk ka, por ne do të vazhdojmë të marrim me qira vepra arti për ekspozitat tona më të rëndësishme dhe mendojmë se veprat e artit edhe do të na vihen në dispozicion.” 

Remigiusz Plath, ekspert për çështjet e sigurisë të DMB dhe Fondacionit Hasso Plattner, këshillon që veprat me vlerë të artit të rrethohen me xham dhe që të vihet në punë më shumë personel. 

Por veprat me përmasa të mëdha nuk mund të fshihen pas xhamit. Më e shumta para veprës mund të vihet një mburojë xhami. "Dhe kjo kushton po ashtu më shumë personel dhe më shumë para, dhe jo të gjitha muzeumet janë në gjendje t'i përballojnë ato,” thotë Platz. Siguri njëqind përqind ka vetëm kur veprat ndodhen në bodrume ose në depo. 

Zgjedhja e armëve 

Pse janë kthyer muajt e fundit gjithnjë e më shumë vepra arti në objektiv të sulmeve të organizatave që protestojnë pro klimës? Në faqen e internetit të grupit "Letzte Generation" Aimée von Baalen, zëdhënësja e organizatës, e shpjegon kështu sulmin mbi pikturën e Monesë: "Monet e donte shumë natyrën dhe e ka fiksuar bukurinë e veçantë dhe delikate të natyrës në veprat e tij. Si ka mundësi, që ne kemi shumë më tepër frikë nga dëmtimi i një imazhi që pasqyron realitetin, se sa nga dëmtimi i realitetit, natyrës, mrekullinë e së cilës Monet e vlerësonte kaq shumë?" Ajo shton: "Ne nuk do të kemi më kohë të mrekullohemi me artin, kur të luftojmë me njeri-tjetrin për bukën dhe ujin!" 

Që në muajin gusht, dy të reja shkuan në Galerinë e Pikturave në Berlin, Gemäldegalerie, dhe iu ngjitën kornizës së pikturës "Pushim gjatë ikjes nga Egjipti” të Lucas Cranach të vjetrit, duke mbajtur në duar pllakatën e organizatës së tyre. 

Aksione të ngjashme të akstivisteve dhe aktivistëve të klimës ka pasur më parë në Städel të Frankfurtit dhe në Galerinë e pikturave në Drezden. Grupi "Letzte Generation" është bërë i njohur më parë me aksione të bllokimit të autostradave dhe udhëkryqeve. /DW

veprat e artit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen