Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
E rëndë në Itali/ Dyshonte se ishin lidhur, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin e tij
Menjëherë pas kësaj, në një apartament në via Caruso është gjetur trupi i pajetë i kunatës së tij Maria Brigida, 24 vjeç. Nga të dhënat paraprake mësohet se vrasja e 24-vjeçares ka ndodhur në sy të fëmijëve të saj 2 dhe 4 vjeç.
8 Qershor 2023, 16:20Nga a.l
Nusja dhe dhëndri
ITALI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar mëngjesin e kësaj të enjteje në Itali. Mediat vendase raportojnë se një 44-vjeçar i identifikuar me emrin Raffaele Caiazzo ka vrarë nusen dhe dhëndrin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, teksa 29-vjeçari Luigi Cammisa, punëtor ndërtimit dhe babai i dy fëmijëve, po ikte në punë.
Menjëherë pas kësaj, në një apartament në via Caruso është gjetur trupi i pajetë i kunatës së tij Maria Brigida, 24 vjeç. Nga të dhënat paraprake mësohet se vrasja e 24-vjeçares ka ndodhur në sy të fëmijëve të saj 2 dhe 4 vjeç.
Pas krimit makabër, 44-vjeçari është vetëdrorëzuar në polici. Nga hetimet paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se 44-vjeçari dyshonte se dy kuntërit ishin lidhur.