LIVE UPDATES
Bota

"Edhe ne jemi çikat e Kosovës", vajza rome nga Prizreni lufton paragjykimet

Në atë kohë, Gyneshi thotë se përshkruhej si një vajzë e imtë dhe e vogël në trup. Por, imtësia në pamjen e jashtme nuk reflektonte atë që ajo kishte brenda vetes. E njohur me nofkën “sakicë”, atë e karakterizon edhe tani, si 23-vjeçare, shpirti luftarak.

8 Prill 2024, 14:17 Nga N.F
"Edhe ne jemi çikat e Kosovës", vajza rome nga Prizreni
Gynesh Veshall

KOSOVË- Prej njërës dritare të shkollës e nëpër rrugët e shtruara me kalldrëm të Prizrenit, atëkohë pesëvjeçarja Gynesh Veshall kishte ikur nga një orë mësimore në një ditë të vitit 2005.

“Ajo [një nxënëse tjetër] më ngacmonte vazhdimisht. Mua më dukej se ma bënte veç pse jam e komunitetit rom”, kujton Gyneshi.

Cak e kishte zyrën e dajës së saj, të cilin e përshkruan si aktivist për të drejtat e komunitetit rom në Kosovë.

“Kam shkuar edhe i kam thënë dajës ‘hajde përlaju me të, sepse ajo nuk po i do romët’”, thotë ajo.

Në atë kohë, Gyneshi thotë se përshkruhej si një vajzë e imtë dhe e vogël në trup. Por, imtësia në pamjen e jashtme nuk reflektonte atë që ajo kishte brenda vetes. E njohur me nofkën “sakicë”, atë e karakterizon edhe tani, si 23-vjeçare, shpirti luftarak.

“Jam lodhur nga ajo që gratë e vajzat rome po etiketohen me fenomene negative, si martesat e hershme apo braktisja e shkollave. Ia kam vendosur vetes një qëllim: do t’i promovoj gratë rome, kontributin e tyre dhe do të bëhem zë për to”, thotë Gyneshi për Radion Evropa e Lirë.

Prizrenasja kishte filluar të punonte për realizmin e këtij qëllimi rreth gjashtë vjet më parë, me idenë e saj për t’i dokumentuar kontributet e grave rome në fushën e kulturës dhe artit. Si aktore në Teatrin “Rexhep Menekshe” në Prizren që nga mosha tetëvjeçare, Gyneshin e kishin nxitur dy mendime: që një ditë edhe kontributi i saj mund të harrohet dhe nga inati se, edhe kur flitet për arritjet e komunitetit rom, fokusi është te burrat.

Kështu, në nëntor të vitit 2023, Gyneshi nisi të intervistonte gra rome që kishin kontribuar në fushën e kulturës e artit që nga viti 1970 në Kosovë. Ajo arriti t’i dokumente sukseset e gjithsej 48 grave, ndërsa u fokusua në jetët e dhjetë prej tyre.

“Mesazhi kryesor që kam dashur ta përçoj, është të tregoj që edhe gratë rome kanë dhënë kontribut në kulturën kosovare. Kam dashur ta jap mesazhin që edhe ne bëjmë gjëra të mira, që edhe ne kemi vlerat tona dhe jemi histori suksesi”, tregon ajo.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Kosovë jetojnë gati nëntë mijë romë. Numri i vërtetë besohet se është më i madh, por regjistrimi në atë kohë ishte bojkotuar pjesërisht nga pjesëtarët e këtij komuniteti. Fenomenet negative, për të cilat flet Gyneshi, janë dukuri të cilat i vënë në dukje edhe organizata ndërkombëtare dhe shtetet perëndimore: jetesën e shumë pjesëtarëve të këtij komuniteti në kushte të vështira financiare, me shkallë të ulët punësimi, që ka çuar edhe në fenomene si martesat e hershme, braktisja e shkollave dhe dalja në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Libri i Gyneshit, i titulluar “Meloditë e Rezistencës”, u publikua më 6 mars, rreth një muaj para Ditës Ndërkombëtare të Romëve që shënohet çdo vit më 8 prill. Gyneshi kishte menduar e stërmenduar çdo detaj të librit. Në kopertinën e librit janë ilustruar dhjetë fustane për të simbolizuar dhjetë gratë e intervistuara më detajisht në libër. Fustanet janë të rreshtuara në formë rrethi, në shenjë të rrotës që është simbol i komunitetit rom. Fustanet në fund janë të ngjyrosura me të verdhë e të kaltër, si ngjyrat në flamurin e Kosovës.

Edhe pas publikimit, Gyneshi tregon se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz, të cilët i tregojnë për gra të tjera rome dhe për sfidat që ato i kanë kaluar.

“Krejt ato sfida, zhurma, avokime që i kanë bërë ato në të kaluarën, mua më janë bërë tash si melodi që të shkruaj për rezistencën e tyre”, thotë Gyneshi.

Një nga një, me buzëqeshje në fytyrë, ajo tregon se si gratë që ka intervistuar kishin thyer tabu duke kënduar, vallëzuar e aktruar në skena, përkundër traditave që nuk lejonin gjëra të tilla.

“Kemi shumë gra që me vite nuk janë martuar, për shkak të teatrit e aktiviteteve të tyre, kanë vdekur në atë rrugë... Pse mos t’i përmendim?! A nuk është kjo rezistencë?!”, pyetet Gyneshi.

Meqë edhe vetë ka ecur në këpucët e grave që ka intervistuar, prizrenasja thotë se nuk ishte lodhur aspak gjatë gjithë procesit. Për herë të parë, thotë ajo, ka arritur të ndihet krenare me veten.

“Në atë moment që kam shkelur dërrasat e teatrit, në atë moment e kam nisur një revolucion në jetën time. Ajo ka qenë etapa e parë e jetës time, etapa e dytë nisi kur fillova të punoj në këtë libër”, shprehet ajo.

Ajo ndihet krenare që është pjesë e Teatrit rom “Rexhep Menekshe” në Prizren, pasi që thotë se ky teatër ka shërbyer gjithnjë për të ngritur tematika të rëndësishme për komunitetin. Këtë e kishte bërë edhe Gyneshi para dy vjetësh, duke iniciuar një dramë për të drejtat e grave, e që më vonë ishte rishfaqur disa herë nëpër Kosovë.

Nën titullin “Rrëfimet e grave”, Gyneshi kishte aktruar një rol në shfaqjen që shpërfaqte dhunën, vrasjen dhe shtypjen që përjetojnë shumë gra në Kosovë.

“Kemi tekste si shuplaka. Unë aty [gjatë shfaqjes ‘Rrëfimet e grave’] e kam ndier që po më del shpirti prej gojës. A kam parë burra duke qarë? Qaq. Secila fjalë e jona ka qenë si shuplakë për ta”, tregon Gyneshi.

Ajo nuk dëshiron të njihet si aktiviste vetëm për të drejtat e grave rome. Tematikat që ajo i shtjellon, si në shfaqjen “Rrëfimet e grave”, prekin gratë e çdo komuniteti etnik në Kosovë.

“Ne duhet të kapemi dorë për dore. Edhe ne që jemi vajzat e komunitetit rom, edhe ne jemi vajzat e Kosovës, gratë e Kosovës”, thotë Gyneshi.

Gyneshi di të komunikojë me shumë prej komuniteteve etnike në Kosovë. Ajo, përveç gjuhës rome e gjuhës shqipe, ka mësuar të komunikojë edhe në gjuhën turke e angleze, ndërsa thotë se e kupton edhe turqishten. Përderisa thotë se në vitet e para të shkollës fillore ishte ngacmuar për shkak të etnisë së saj, tani shton se përballet me komente keqardhjeje për përkatësinë e saj etnike.

“Më thonë ‘Qysh bre ti e komunitetit rom? Gjynah!’. Unë u them që jam e komunitetit rom, u tregoj ku e kam shtëpinë. Ata mendojnë që po bëj hajgare. Por, unë e bërtas, e deklaroj veten që unë jam rome”, thotë Gyneshi.

Tani, ajo shpreson që fëmijët e tjerë të mos përballen më me diskriminim dhe shpreson që do të ketë edhe të tjerë të rinj që punojnë për ta ndryshuar mënyrën se si shihet komuniteti rom në Kosovë.

“Atë që po e shoh të nevojshme, momentalisht, është që të ketë fushata nga të rinjtë, të ketë dokumentime të tilla. Unë e kam bërë këtë herë për fushën e kulturës, le ta bëjë dikush për atë të arsimit...”, përfundon Gyneshi.

Marrë nga REL

gynesh veshall kosove paragjykim

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen