LIVE UPDATES
Bota

"Efikasiteti qeveritar po dëmton!" DW: Kërkimi shkencor në SHBA në rrezik nga ngrirja e fondeve

Administrata e re e presidentit Donald Trump ka pezulluar fondet e qeverisë që janë jetike për kërkimin shkencor amerikan. Shkencëtarët i druhen këtij vendimi dhe se çfarë nënkupton ai për të ardhmen e lirisë akademike.

6 Shkurt 2025, 08:12 Nga M.B
"Efikasiteti qeveritar po dëmton!" DW: Kërkimi shkencor
Foto ilustruese

SHBA- Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara gjenden mes paqartësisë dhe panikut, pasi javën e kaluar administrata e presidentit Donald Trump lëshoi urdhrin për ngrirjen e miliarda dollarëve që do të përdoreshin për kërkimin shkencor. Grantet dhe huatë e planifikuara u pezulluan nga administrata e re brenda dy ditësh, megjithatë mijëra programe shkencore të financuara nga qeveria do të vijojnë. Me pezullim të kërkimit shkencor u përball edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH).

NIH është instituti bio-mjekësor më i madh në botë, i cili shpenzon më shumë se 40 miliardë dollarë në vit (38.7 miliardë euro) për kërkimet mbi shëndetin. Ai u jep fonde më shumë se 300 mijë kërkuesve shkencorë në mbi 2.500 universitete dhe institute të tjera kërkimore, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Nga frika se mos fondet e NIH mund ta pësojnë akoma më keq nëse flet kundër vendimeve të administratës së Trump, një shkencëtar nga universiteti i Harvardit foli për DW në kushtet e anonimatit.

"Është lëmsh, vërtet e frikshme. Është kërcënim ndaj lirisë akademike. Shumë shkencëtarë dhe teknicienë i ka kapur paniku dhe nuk e dinë më nëse kanë të ardhme në fushën e hulumtimit” – thotë burimi.

Kenneth Evans, ekspert i politikave publike të shkencës dhe teknologjisë në universitetin e Rice në Texas, thotë se administrata e Trump i ka shndërruar SHBA-të në "vend armiqësor për studiuesit”.

"Nuk ka lajm të mirë për shkencën amerikane. Të përzier me sulmet ndaj nëpunësve publikë, mijëra prej të cilëve janë shkencëtarë, administrata Trump e ka shndërruar vendin në armiqësor për shkencën dhe kërkuesit” – thotë ai.

Ndikim afatgjatë ndaj shkencës amerikane

Ngrirja e fondeve erdhi në një paketë urdhrash ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump më 27 janar. Urdhrat e rinj janë të hartuar në mënyrë të tillë që të ndryshojnë rëndësinë e dhjetëra çështjeve shkencore, përfshi këtu klimën dhe shëndetin publik. Ato kanë gjithashtu si qëllim të shkurtojnë fuqinë punëtore të qeverisë, mes tyre edhe shkencëtarët.

Teksa një urdhër federal i datës 21 janar i porosiste agjencitë që të rinisnin shpenzimet, urdhri i fundit do të ketë një ndikim të dëmshëm në planin afatgjatë, thotë Evans. "Kolegjet dhe universitetet amerikane po lëvizin ngadalë, duke riparë dhe mbyllur programe që mund t'i dalin kundër urdhrave të Trump” – nënvizoi Evans.

Ndërkohë, programet shkencore vijojnë punën kudo nëpër botë. Evans tha se tashmë është e provuar se "studentët dhe shkencëtarët që po vuajnë nga rregullat e reja, po shohin mundësira për edukimin dhe punësimin jashtë vendit”.

"Nëse administrata e Trump dëshiron të forcojnë udhëheqjen amerikane në shkencë dhe teknologji, atëherë urdhrat e reja të tij tregojnë se ai nuk po e merr aq seriozisht sa duhet premtimin që pati bërë” – tha Evans.

'Efikasiteti qeveritar' po dëmton shkencën amerikane

Ngrirja e fondeve çoi në gjendjen pezull të laboratorëve shkencorë në mbarë Shtetet e Bashkuara. Edhe pse një pjesë e punës iu rikthye normalitetit, mbetet ende e paqartë se cilat grante federale do të mbeten të pabllokuara. Shumë shkencëtarë mbeten ende "në paqartësi”, në pritje për të mësuar nëse do t'i marrin fondet që i kanë fituar. Sipas burimit anonim, veprimet e fundit të administratës Trump kanë vonuar kërkime të rëndësishme në mjekësi dhe shkencë.

"Nevojitet shkencë bazike për të drejtuar të ardhmen e kërkimit dhe teknologjisë. Nëse shkencëtarët nuk i besojnë tokës poshtë këmbëve të tyre, atëherë si mundet që ata ta vijojnë punën?” – tha burimi. "Eksperimentet shkencore planifikohen paraprakisht, me muaj ose vite në avancë. Nëse financimi i këtyre projekteve ndalon ose nuk ecën përpara, do të kishte ndikim mbi vite të tëra pune kërkimore”.

Ashtu si ndëprerja e financimeve të tjera federale, veprimet e administratës së Trump do të kishin ndikim dhe do të kthenin pas në vite edhe përparimin e bërë deri tani në institucionet publike.

"Përfaqësimi në të gjitha fushat kërkimore është problematik, dhe ne po përpiqeshim të përmirësonim diversitetin dhe përfaqësimin më të mirë në botën akademike” – shpjegoi burimi. Qeveria amerikane po rishikon të gjitha programet e financuara nga NIH dhe do të vendosë se cilat do të vijojnë të mbështeten ende.

Si pjesë e këtij rishikimi, agjencive do t'u duhet t'u përgjigjen një sërë pyetjesh për secilin program, përfshirë pyetjes nëse programi financon diversitetin, barazinë dhe përfshirjen (DEI), emigrantët apo përfshin referenca gjinore që janë të ndaluara me urdhrat e fundit ekzekutivë.

Çfarë duhet të presë tjetër shkenca amerikane?

Evans thotë se ai është i shqetësuar rreth të ardhmes afatgjatë të institucioneve shkencore amerikane, si shtylla të "fuqisë së butë” të vendit në shkallë botërore. "Agjencitë federale shkencore, në veçanti NSF (Fondacioni Kombëtar Shkencor) dhe NIH, janë standardi botëror, kampionë të mbështetjes së kërkimit dhe inovacionit” – tha ai.

"Tërheqja e Trumpit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Marrëveshja e Parisit i shtojnë benzinë këtij zjarri, duke hapur një dritare për "hambarët” e tjerë të shkencës, në veçanti në Europë dhe Kinë, dhe u lejon atyre të udhëheqin në fushat e shëndetit publik dhe inovacionit të klimës”.

Sipas Evans, shkenca meriton një "vend në tryezë” nëse do të jetë në gjendje t'u mbijetojë reformave agresive të administratës së re.

Komuniteti shkencor i ka varur shpresat tek Michael Kratsios, i përzgjedhuri i Trump për të drejtuar Politikat e Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, emër i cili është në pritje të miratimit nga Senati.

"Nëse zëri i tij do të mbytet nga ndjekësit e Elon Musk dhe ‘skifterët' e buxhetit, atëherë katër vitet e ardhshme do të vënë në provë kufijtë e dëmit që do të përjetojë shkenca amerikane para se të mbërrijë tek popujt që e mikpresin dhe e mbështesin atë më shumë” – përfundon Evans./ DW

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj