LIVE UPDATES
Bota

"Përgjigje ndaj kërcënimeve dhe oferta!" Analiza: Si po përgatitet BE për një konflikt tregtar me SHBA?

Nuk është ende e qartë se kur presidenti amerikan Trump do t'i drejtohet BE me politikën e tij doganore. Por Evropa tashmë po përgatitet dhe po reagon me kundërkërcënime - dhe oferta.

6 Shkurt 2025, 08:06 Nga M.B
"Përgjigje ndaj kërcënimeve dhe oferta!" Analiza: Si po
Foto ilustruese

EUROPA- Donald Trump ende nuk e ka jetësuar kërcënimin për të vendosur tarifa të reja doganore ndaj BE. Presidenti amerikan fillimisht sulmoi fqinjët e tij. Para disa ditësh, ai njoftoi tarifat e importit prej 25 për qind për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika dhe fillimisht vonoi zbatimin e tyre. Por nëse ato hyjnë në fuqi, edhe industria evropiane do të ndjejë pasojat, thotë Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë në Parlamentin Evropian.

Në fakt, prodhuesit dhe nënkontraktorët gjermanë të automjeteve prodhojnë në Meksikë dhe Kanada për tregun amerikan. Kjo është arsyeja pse investimi i VW në një fabrikë baterish në Ontario, Kanada, nuk do të ishte më fitimprurës, nëse tarifat e SHBAdo të rriteshin me 25 për qind, shpjegon Lange.

Gjermania është veçanërisht e ndjeshme

SHBA është partneri më i rëndësishëm tregtar për industrinë gjermane të automobilave. Prodhuesit dhe furnizuesit gjermanë krijojnë 140.000 vende pune në SHBA. Prodhimi atje po shkon në një nivel rekord - tani për tani. Sepse Trumpi i ka vënë kompanitë  gjermane veçanërisht në shënjestër. Në mandatin e tij të parë ai kërcënoi se do të vendoste tarifa doganore për automjetet, por nuk i vuri.

Presidenti amerikan është i indinjuar nga deficiti i madh tregtar me Evropën: BE importon mallra nga SHBA me vlerë rreth 160 miliardë euro më shumë se sa merr prej saj. Trump e quan këtë një "turp".

"Përgjigje ndaj politikave doganore me politika doganore”

Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, një konflikt tregtar transatlantik do ta godiste BE shumë më rëndë se SHBA. Kjo është arsyeja pse BE po reziston me oferta dhe kërcënime.

BE përsëriti ofertën e tij për të qëmtuar fushat e bashkëpunimit me qeverinë e SHBA. Kjo mund të përfshijë blerjen e më shumë gazi natyror të lëngshëm (LNG) ose uljen e tarifave për importet e automjeteve nga SHBA. BE aktualisht zbaton një tarifë prej 10 për qind, ndërsa tarifa për automjetet e importuara në SHBA është vetëm 2.5 për qind.

Veç kësaj, BE ripohon unitetin e supozuar ndaj Uashingtonit. BE tha se në rast konflikti, Komisioni Evropian, i cili është përgjegjës për çështjet e tregtisë së jashtme, mund të përgjigjet shpejt dhe në mënyrë të shënjestruar. Këtë e theksuan edhe disa krerë shtetesh dhe qeverish në samitin jozyrtar të së hënës në Bruksel. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se BE, si një zonë e fortë ekonomike, mund t'i përgjigjet politikave doganore edhe me politika doganore. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe këtë do të bëjmë.

Tarifat doganore si mjet presioni politik

Trumpi i justifikoi tarifat doganore të shpallura kundër Meksikës, Kanadasë dhe Kinës me faktin se shtetet në fjalë nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe trafikun e drogës. Në një memorandum të 20 janarit drejtuar departamenteve përkatëse të SHBA, Trumpi tha se politika tregtare ishte një element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare.

BE është përgatitur që presidenti amerikan mund të përdorë masat ekonomike si levë për të arritur qëllimet politike. Por Brukseli e konsideron veten këtë herë më të pajisur se sa gjatë mandatit të parë të Trumpit, për t'u përballur me një konflikt të mundshëm tregtar me Uashingtonin.

Eksperti i tregtisë Lange i referohet një Task Force të Komisionit Evropian dhe një ligji të ri kundër masave shtrënguese ekonomike. Kjo rregullore i lejon BE të vendosë shpejt kundër-taksa, të pezullojë patenta dhe të përjashtojë vendet e treta nga prokurimet publike.

Ora po troket

Është e paqartë se kur Trumpi do të vendosë me të vërtetë tarifa doganore ndaj Evropës. Por kjo mund të ndodhë shpejt. Tarifat ndëshkuese që ai vendosi shtatë vjet më parë për importet e çelikut dhe aluminit, midis të tjerash nga BE, nuk janë hequr.

Paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, i pezulloi ato deri në fund të vitit. Aktualisht, disa kuota të çelikut dhe aluminit janë të përjashtuara nga taksat shtesë doganore. Trumpi aktualisht po shqyrton pezullimin e tyre më së voni deri në fillim të prillit.

Në mënyrë të ngjashme, detyrimet doganore reciproke të vendosura në vitin 2018 nga BE për motoçikletat Harley-Davidson, uiskin Bourbon dhe xhinset vetëm janë pezulluar. Megjithatë, detyrimi për paqe skadon në fund të marsit. Pra, ora po troket./ DW

shba be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet