LIVE UPDATES
Bota

SHBA bën thirrje për zgjedhje në Ukrainë/ Analiza: Hap drejt paqes apo dhuratë për Putin?

Deklaratat e Keith Kellogg e nxorën në pah një çështje të ndjeshme dhe të pazgjidhur në politikën ukrainase, ndërsa përpjekjet e SHBA-së për të nisur bisedimet e paqes po shtohen dhe Kremlini po kërkon të diskreditojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke pretenduar se ai është jolegjitim.

6 Shkurt 2025, 07:31 Nga M.B
SHBA bën thirrje për zgjedhje në Ukrainë/ Analiza: Hap drejt
Presidenti amerikan, Donald Trump, duke biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Nju Jork, në shtator 2024.

UKRAINA- Premtimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur kur i dërguari i tij tha se administrata do të donte që Kievi të mbante zgjedhje, potencialisht këtë vit dhe veçanërisht nëse arrihet një armëpushim.

Deklaratat e Keith Kellogg e nxorën në pah një çështje të ndjeshme dhe të pazgjidhur në politikën ukrainase, ndërsa përpjekjet e SHBA-së për të nisur bisedimet e paqes po shtohen dhe Kremlini po kërkon të diskreditojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke pretenduar se ai është jolegjitim.

Në një intervistë për Reuters më 1 shkurt, Kellogg tha se zgjedhjet në Ukrainë “duhet të mbahen” dhe mund të zhvillohen pas një marrëveshjeje armëpushimi, diçka që ai ka thënë se mund të arrihet brenda disa muajsh.

“Shumica e vendeve demokratike mbajnë zgjedhje edhe gjatë kohës së luftës. Mendoj se është e rëndësishme që ato të mbahen”, tha Kellogg për Reuters. “Mendoj se është e dobishme për demokracinë. Kjo është bukuria e një demokracie të fortë: ke më shumë se një person që mund të kandidojnë”.

Por, Zelensky ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen vetëm pasi të përfundojë faza aktive e luftës dhe të shfuqizohet gjendja e luftës. Në një intervistë me gazetarin britanik, Piers Morgan, ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve tani do të ishte e pamundur për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe sfidave logjistike, përfshirë mënyrën se si do të votonin ushtarët, qytetarët e zhvendosur dhe njerëzit në territoret e pushtuara.

Mikhail Alexeev, një politolog në Universitetin Shtetëror të San Diegos që fokusohet te Rusia dhe Ukraina, tha se administrata e Trumpit ka gjasa ta ketë ngritur çështjen e zgjedhjeve me shpresën se mund ta lehtësojë procesin e negociatave. Por, ai tha se kjo mund të jetë në favor të Rusisë, duke e quajtur atë një “manovër të rrezikshme dhe një lojë politike nga Kremlini”.

Putini ka thënë në mënyrë të përsëritur se Moska është e hapur për bisedime, por shumë ekspertë dyshojnë se ai do të vepronte me sinqeritet. Ata thonë se Putini do t’i përdorte negociatat për të krijuar imazhin e një aktori bashkëpunues, ndërsa do të fitonte kohë për të përmirësuar më tej pozicionin e Rusisë në terren në Ukrainë, ku ka bërë përparime - megjithëse me një kosto të madhe në jetë njerëzore - që shumë muaj.

“Nëse Putini arrin të vonojë administratën e SHBA-së edhe për disa muaj, atëherë ai mund të ushtrojë më shumë presion në fushën e betejës”, tha Alexeev.

Putini ka thënë vazhdimisht se Zelensky nuk do ta ketë autoritetin për të nënshkruar një marrëveshje paqeje, duke pretenduar se ai është jolegjitim sepse mandati i tij pesëvjeçar ishte planifikuar të përfundonte në maj të vitit 2024, pas zgjedhjeve presidenciale të marsit.

Por, Kushtetuta e Ukrainës e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në kohën kur shteti është në gjendje lufte, që u shpall nga Zelensky kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë në shkurt të vitit 2022 dhe - ashtu si pushtimi - vazhdon edhe sot pas disa zgjatjeve të njëpasnjëshme.

Megjithatë, ukrainasit kanë debatuar për rëndësinë e mbajtjes së një zgjedhjeje presidenciale që nga viti 2023, kur ky debat u ndikua nga presioni perëndimor dhe propaganda ruse. Senatori amerikan republikan, Lindsey Graham, një aleat i Trumpit, udhëtoi për në Kiev në maj të atij viti dhe i bëri thirrje Zelenskyt të vazhdonte me zgjedhjet sipas planit.

Ndërsa, kundërshtimi i republikanëve ndaj ndihmave së mëtejshme për Ukrainën u rrit në Kongres përpara një bllokimi disa mujor që dëmtoi pozicionin e Kievit në fushën e betejës, pasi që forcat ukrainase mbështeten kryesisht te armët amerikane. Në atë kohë, shumë ukrainas, përfshirë liderët e opozitës dhe grupet e shoqërisë civile, dolën kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë luftës, duke paralajmëruar se kjo do të përçante shoqërinë në një moment kritik të historisë së Ukrainës. Ata gjithashtu thanë se kjo do të rrezikonte jetën e njerëzve, duke pasur parasysh bombardimet e vazhdueshme të Rusisë ndaj zonave civile.

Ka shumë çështje të tjera me të cilat do të përballet Ukraina nëse përpiqet të mbajë zgjedhje gjatë luftës, apo edhe menjëherë pas një armëpushimi. Më shumë se 6 milionë njerëz janë larguar jashtë vendit, gati 4 milionë janë zhvendosur brenda vendit dhe rreth 1 milion janë në shërbim ushtarak, gjë që e vështirëson votimin. Së bashku, ata përfaqësojnë rreth një të katërtën e popullsisë.

“Zgjedhjet dhe një luftë në shkallë të gjerë janë të papërshtatshme. Kjo ide është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe do të çojë në humbjen e legjitimitetit të procesit dhe institucioneve të zgjedhura dhe, me shumë gjasa, në një destabilizim të rëndësishëm të shtetit në tërësi. Nëse një garë e lirë politike është e pamundur në kushte lufte, atëherë zgjedhjet nuk mund të jenë të lira”, thuhej në një deklaratë të nënshkruar nga 100 grupe të shoqërisë civile në shtator të vitit 2023.

“Të thuash se Zelensky nuk është një autoritet legjitim është plotësisht e pakuptimtë dhe absurde”, tha Alexeev.

Në një intervistë në televizionin kombëtar më 2 janar, Zelensky tha se zgjedhjet ishin të mundshme më 2025, por vetëm pas një armëpushimi. Dhe pas komenteve të Kelloggut, një ndihmës i Zelenskyt i tha Reuters se “nëse plani i tij është thjesht një armëpushim dhe zgjedhje, ai është një plan i dështuar – Putini nuk do të frikësohet vetëm nga këto dy gjëra”.

Zelensky dhe Qeveria e tij thonë se garancitë e fuqishme të sigurisë për Ukrainën do të jenë një kusht thelbësor për çdo armëpushim apo marrëveshje paqeje. Gjatë një vizite në Paris javën e kaluar, ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili humbi përballë Zelenskyt në zgjedhjet e 2019 dhe është një kundërshtar i mundshëm në një garë të ardhshme, hodhi poshtë idenë e mbajtjes së zgjedhjeve gjatë luftës, duke thënë se i vetmi “fitues” i një vote të tillë do të ishte Putini./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion