14 Janar 2023, 11:30
Nga A.B

ÇEKI- Shtetasit e Republikës Çeke janë duke votuar të shtunën në zgjedhjet presidenciale, për të zgjedhur pasardhësin e Millosh Zemanit. Pozita e presidentit në Çeki konsiderohet ceremoniale.
Miliarderi Andrej Babish, është në mesin e tetë kandidatëve që garojnë për president. Zgjedhjet kanë nisur të premten dhe përfundojnë në pasditen e së shtunës. Babish, ish-kryeministër, është shpallur i pafajshëm këtë javë në një gjyq për mashtrim, vendim që ia ka rritur mundësitë për të fituar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton shumicën, dy kandidatët me më së shumti vota do të përballen me rundin e dyte pas dy javësh. Gjenerali ushtarak, tashmë i pensionuar, Petr Pavel, 61-vjeçar, ish-pjesëtar i komitetit ushtarak të NATO-s, dhe ish-rektorja universitare, Danushe Nerudova, 44-vjeçare, janë konkurrentët kryesorë të Babishit.
Përndryshe Zeman ka mbajtur dy mandate pesëvjeçare në pushtet. Mandati i tij i dytë, dhe i fundit, skadon në mars. Ai ka qenë presidenti i parë që është zgjedhur me votë popullore. Dy ish-presidentët tjerë, Vaclav Havel dhe Vaclav Klaus janë zgjedhur me votën e ligjvënësve./REL
Bota
14 Janar 2023, 10:20
A.B
Tik Tok
Uiskonsin dhe Karolina e Veriut u janë bashkuar të paktën 22 shteteve të tjera në ndalimin e aplikacionit popullor të...
Bota
14 Janar 2023, 10:10
A.B
Alexei Navalny
RUSI- Gjermania iu është bashkuar thirrjeve që lideri opozitar rus, Alexei Navalny të marrë trajtim të duhur s...
Bota
14 Janar 2023, 09:20
A.B
Në kërkim të zëvendësimit të gazit rus kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz angazhohet për furnizimet me gaz nga Iraku. ...
Bota
14 Janar 2023, 09:10
A.B
Lisa Marie Presley
SHBA- Lisa Marie Presley do të varroset pranë babait dhe djalit të saj të ndjerë në pronën e familjes...
Bota
14 Janar 2023, 09:00
A.B
Christine Lambrecht
Sipas disa raportimeve në media që përputhen, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht do të japë d...
Bota
14 Janar 2023, 08:37
A.B
Ana Pisonero Hernandez
Zëdhënësja e Këshillit Evropian, Ana Pisonero Hernandez thotë se si vend kandidat i BE-së, Mali i Zi ...
Bota
14 Janar 2023, 08:29
A.B
Andreas Kleinau vështron me optimizëm nga dritarja e zyrës së tij në port. Drejtori i menaxhimit të projektit urban HafenCity Ha...
Bota
14 Janar 2023, 08:15
A.B
Tam Kaur
Nga Riyah Collins, botuar në BBC
Ndiheni me fat? Epo, mijëra "vajza me fat" janë - dhe ato me siguri janë shfaqur në...
Bota
14 Janar 2023, 08:11
A.B
Jair Bolsonaro
BRAZIL- Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur të përfshijë ish-presidentin Jair Bolsonaro n&eu...
Bota
14 Janar 2023, 07:54
A.B
Ushtar
SHBA-Zyrtarë të lartë amerikanë po ndjekin nga afër lëvizjet dhe përpjekjet e grupit ushtarak privat rus Wagner j...