LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekonomia ngadalësohet në 2023/ U rrit me 3.44%, konsumi në nivelet më të ulëta që nga pandemia, nuk ndihmohet nga turizmi

Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2023, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 3,44% krahasuar me vitin 2022. Në krahasim me vitin 2022, kur PBB-ja u rrit me 4.85%, rritja është 1.42 pikë përqindje më e ulët.

2 Prill 2024, 17:23 Nga N.F
Ekonomia ngadalësohet në 2023/ U rrit me 3.44%, konsumi në
Foto ilustruese

TIRANË- Ekonomia shqiptare është rritur me ritme të ngadalta në 2023, pavarësisht përshpejtimit në gjysmën e dytë të vitit. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2023, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 3,44% krahasuar me vitin 2022. Në krahasim me vitin 2022, kur PBB-ja u rrit me 4.85%, rritja është 1.42 pikë përqindje më e ulët.

Ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe administrata publike kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes në 2023, ndërsa industria dhe bujqësia shënuan tendencë negative. Ndërkohë, konsumi nuk u nxit nga viti më i mirë turistik historik, ku vendin e vizituan mbi 10 milionë shtetas të huaj.

Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 2.96% në 2023, nga 7.37% vitin e mëparshëm, duke shënuar nivelet më të ulëta që nga koha e pandemisë. Madje në gjysmën e dytë të vitit, kur kulmon turizmi, konsumi u rrit me ritme shumë të ngadalta (2.21% në tremujorin e tretë dhe 1.55% në të katërtin).

Ekonomia përshpejtohet në tremujorin e katërt, nga ndërtimi dhe administrata publike, por konsumi në nivelin më të ulët nga pandemia

Ekonomia ka shfaqur shenja përshpejtimi në tremujorin e katërt të vitit duke u rritur me 3.8% me bazë vjetore, sipas të dhënave të INSTAT. Por, rritja ka ardhur nga sektori i ndërtimit dhe administrata publike, që në muajin e fundit të vitit alokoi rreth 40% të fondeve të shpenzimeve kapitale që kishte planifikuar për gjithë vitin.

Në kahun tjetër, konsumi, një element i rëndësishëm i ndikimit në ekonomi është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e katërt, duke reflektuar efektet e emigracionit, si dhe shpërndarjen e pabarabartë të rritjes ekonomike. Konsumi u rrit me vetëm 1.55% në tremujorin e katërt, nga 2.22% në të tretin, duke qenë në nivelet më të ulëta që nga koha e pandemisë.

Ndërkohë, INSTAT ka rishikuar në rritje edhe  treguesin e rritjes ekonomike për tremujorin e tretë, nga 3.46 që ishte në publikimin e mëparshëm, në 3.83% në raportin e fundit. ndërsa tremujori i dytë është rishikuar në ulje, në 3.29, nga 3.38 në publikimin e mëparshëm. Sipas INSTAT, në rritjen e tremujorit të katërt kanë ndikuar ndërtimi dhe administrata publike.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,28 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,01 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0.66 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,58 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,46 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,28 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,15 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,07 pikë përqindje. Dy sektorët më të rëndësishëm për ekonominë, bujqësia dhe industria ishin me rënie.

Sipas INSTAT, Negativisht kontribuoi grupi: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,72 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -0,23 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me +0,27 pikë përqindje. Sipas INSTAT, Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit shënoi rënie prej 3,07%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 2,03%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 10,80%.

Pavarësisht se sezoni turistik është zgjatur, ndikimi i tij në tregti, transport e akomodim ka qenë minimal. INSTAT raportoi se grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 0,38%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8,81%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 7,50%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 10,33%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me rritje prej 10,78%.

Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 8,82%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 21,42%.

Marrë nga Monitor

ekonomi instat pandemi

Sondazh

Poll
Ekonomi 31 Mars 2024, 07:43 h.k

Bursat dhe Inteligjenca Artificiale

Foto ilustruese TIRANË-Bursat po lulëzojnë. Por kohët e mira nuk kanë gjasa të zgjasin. Megjithëse Inteligjenca Artific...

Ekonomi 31 Mars 2024, 07:41 h.k

A do të shtrenjtohet buka?!

Foto ilustruese TIRANË-Çmimi i energjisë për furrat e bukës, si do bëhet verifikimi dhe ndarja në tre kategori. Furra...

Ekonomi 31 Mars 2024, 07:34 Blerina Hoxha

Alarmi i rënies së lindjeve

Foto ilustruese TIRANË-Në vitin 2023, në Shqipëri lindën vetëm 22,210 bebe, numri më i ulët që nga viti 1934,...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj