LIVE UPDATES
Ekonomi

Të huajt nuk dhanë rezultatin e pritur/ Bizneset në krizë, s’ka punonjës

Bizneset, nga ana tjetër, e përdorin këtë punë për të prodhuar mallra dhe shërbime të kërkuara nga konsumatorët. Kur njerëzit kanë punë, kanë para për të shpenzuar në mallra dhe shërbime, gjë që ndihmon bizneset të rriten dhe të krijojnë më shumë vende pune.

31 Mars 2024, 08:53 Nga h.k
Të huajt nuk dhanë rezultatin e pritur/ Bizneset në krizë,
Foto ilustruese

TIRANË-Njerëzit sigurojnë punën e kërkuar nga bizneset në këmbim të pagave, duke shkëmbyer kohën e lirë të papaguar me kohën e punës së paguar për të garantuar jetesën dhe për të qenë në gjendje të blejnë mallra dhe shërbime.

Bizneset, nga ana tjetër, e përdorin këtë punë për të prodhuar mallra dhe shërbime të kërkuara nga konsumatorët. Kur njerëzit kanë punë, kanë para për të shpenzuar në mallra dhe shërbime, gjë që ndihmon bizneset të rriten dhe të krijojnë më shumë vende pune.

Bizneset gjithashtu nxisin ekonominë kur punësojnë punëtorë, rrisin pagat dhe investojnë në zgjerimin e aktiviteteve të tyre. Shteti, nga ana tjetër, mbledh më shumë taksa, që ia kthen mbrapsht publikut nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, shëndetësi, mirëqenie sociale etj.
Ky është zinxhiri se si ka funksionuar ekonomia globale në shekuj. Vendet që kanë arritur të përdorin më mirë si fuqinë punëtore, ashtu dhe zhvillimet teknologjike, kanë arritur të sigurojnë jo vetëm shtim të mirëqenies, por edhe zhvillim të qëndrueshëm për brezat që do të vijnë.

Në Shqipëri, një nga hallkat e këtij zinxhiri po rrezikon të shkëputet. Gjetja e fuqisë punëtore po bëhet një problem gjithnjë e më madhor, një temë që është trajtuar vazhdimisht nga “Monitor” gjatë tre viteve të fundit.

Ritmet e larta të emigracionit në tre vitet e fundit dhanë efekt të menjëhershëm në reduktimin e forcës së disponueshme për punë, sidomos tek të rinjtë.

Një zgjidhje që u tentua me marrjen e të huajve nuk dha rezultatin e pritur. Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bënë të ditur se deri në fund të vitit 2023, në vend kishte rreth 10 mijë të huaj që kishin marrë leje pune.

Kjo shifër nuk është as sa 2% e totalit të forcës së punës, e punësuar në sektorin privat jobujqësor.

Bizneset tentuan rritjen e pagave si një mjet tjetër për të frenuar ikjen e fuqisë punëtore. Kjo lëvizje, që nuk u shoqërua me shtimin e produktivitetit, por më shumë nga gërryerja e fitimeve, tashmë po kthehet në bumerang, sidomos për eksportuesit që u prekën dhe nga zhvlerësimi i monedhës së përbashkët.

Sipërmarrësit pohojnë se kjo situatë po ul fitimet investuese të kompanive për rinovim teknologjie dhe shtimin e linjave të prodhimit, pasi shpenzimi i kursimeve për rritje pagash, në periudhë të rënies së konsumit dhe të zhvlerësimit të kursit të këmbimit, vetëm sa shton agoninë e agropërpunuesve dhe eksportuesve për të mbijetuar.

Kompanitë shqiptare nuk mund ta përballojnë shtimin e pagave për mbajtjen e fuqisë punëtore, pasi fitimet e tyre po gërryen. Kjo situatë po favorizon mallrat e importit, që po hyjnë me kosto më të lirë, duke goditur më tej prodhimin vendas.

Sipërmarrësit vendas ngrenë duart përballë kësaj situate dhe parashikojnë shtime të falimenteve, pasi shumë biznese nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë në treg nga mungesa e investimeve, për shkak të rënies së fitimeve.

Edhe turizmi është në telashe. Nga njëra anë, ai po përjeton një lulëzim të vërtetë. Këtë vit pritet që numri i hyrjeve të shtetasve të huaj të shtohet me të paktën 30%, siç tregoi dhe tendenca e muajve të parë të vitit.

Sezoni është zgjatur në pothuajse çdo muaj të vitit.

Agjencitë e huaja kanë konfirmuar se që në shkurt kanë shitur 60% të paketave të Shqipërisë, që vijnë nga kontratat me garanci. Përballë këtij lulëzimi ka një “frikë” të madhe: mungesa e fuqisë punëtore.

Të gjithë po tremben nëse do të arrijnë t’i përgjigjen kësaj kërkese fluksi, pa ulur cilësinë e shërbimit. Askush nuk do të imagjinojë se çfarë do të ndodhë, nëse do të arrihet në pikën kur fluksi nuk do të arrijë të përballohet më.

Ironike është se këtë vit priten më shumë turistë, bizneset kanë shtuar kapacitetet akomoduese në përgjigje të kërkesës, por ka më pak punonjës.

Për fat të mirë, cikli ekonomik është në rritje, i udhëhequr nga turizmi apo dhe pasuritë e paluajtshme që sërish po nxiten nga blerjet e të huajve. Për fat të keq, ky cikël rrezikon të ndërpritet nga mungesa e kapitalit njerëzor.

Nga shteti, si gjithmonë, mos prisni asnjë ndihmë, apo përpjekje për rregullim tregu e konkurrence.

Ashtu si në rastin e krizës europiane, kur shumë biznese të huaja apo vendase panë hapësira, duke hapur call center apo fason në Shqipëri, bizneset shqiptare do duhet të përshtaten e të kalojnë nga call center e fason në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë, apo edhe në atë të shërbimit turistik.

Dhe natyrshëm, bizneset e turizmit, por edhe të tjerët, do të duhet të rrisin nivelin e përdorimit të teknologjisë e mjeteve automatike, për të reduktuar apo për të eliminuar disa hallka të punës së krahut, në mënyrë që punonjësit të angazhohen për të kryer funksione më të kualifikuara./Monitor 

falimenti

Sondazh

Poll
Ekonomi 31 Mars 2024, 07:43 h.k

Bursat dhe Inteligjenca Artificiale

Foto ilustruese TIRANË-Bursat po lulëzojnë. Por kohët e mira nuk kanë gjasa të zgjasin. Megjithëse Inteligjenca Artific...

Ekonomi 31 Mars 2024, 07:41 h.k

A do të shtrenjtohet buka?!

Foto ilustruese TIRANË-Çmimi i energjisë për furrat e bukës, si do bëhet verifikimi dhe ndarja në tre kategori. Furra...

Ekonomi 31 Mars 2024, 07:34 Blerina Hoxha

Alarmi i rënies së lindjeve

Foto ilustruese TIRANË-Në vitin 2023, në Shqipëri lindën vetëm 22,210 bebe, numri më i ulët që nga viti 1934,...

Ekonomi 30 Mars 2024, 07:13 E. D

Pasiguria e kompanive të minierave

fotot ilustruese TIRANË- Pse kompanitë e minierave janë kaq dorështrënguara? Tranzicioni i energjisë kërkon sasi të...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës