LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e Euros si “flakë kashte”, kursi bie përsëri pranë niveleve më të ulëta vjetore

Të mërkurën Euro shënoi rritjen më të fortë që nga vera e vitit të kaluar dhe kërceu në nivelin e 104.63 lekëve. Megjithatë, siç ishte paralajmëruar, kjo rritje nuk rezultoi e qëndrueshme dhe në pak ditë kursi u rikthye në nivelet e mëparshme.

29 Mars 2024, 13:35 Nga M.B
Rritja e Euros si “flakë kashte”, kursi bie përsëri
Foto ilustruese

TIRANA- Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta të vitit 2024. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 102.87 lekë, në rënie të fortë për të dytën ditë radhazi. Të mërkurën Euro shënoi rritjen më të fortë që nga vera e vitit të kaluar dhe kërceu në nivelin e 104.63 lekëve. Megjithatë, siç ishte paralajmëruar, kjo rritje nuk rezultoi e qëndrueshme dhe në pak ditë kursi u rikthye në nivelet e mëparshme. Rënia e Euros është reflektuar siç ndodh zakonisht edhe në kursin e valutave të tjera.

Dollari Amerikan ka zbritur në nivelin e 95.37 lekëve, nga 96.52 lekë që ishte ditën e mërkurë. Paundi Britanik ka zbritur në 120.34 lekë, nga niveli prej 121.94 lekësh i ditës së mërkurë. Sipas burimeve nga sektori bankar, rritja e ditës së mërkurë ishte paradoksale, duke qenë se në treg nuk ekzistonte ndonjë bazë e gjerë kërkese për Euro. Me sa duket, rritja ka ardhur nga banka të veçanta që për nevoja të pozicioneve të tyre ose për kërkesë të klientëve të veçantë kanë shfaqur një kërkesë shumë të madhe për valutë, duke e tërhequr kursin në rritje.

Kjo ngjarje dëshmon edhe njëherë se tregu valutor shqiptar përfshihet lehtë nga paniku, ndoshta për shkak të cektësisë dhe përmasave të tij të vogla. Megjithatë, edhe ky moment është tejkaluar shpejt dhe kursi është rikthyer pranë niveleve të javës së kaluar. Faktorët thelbësore të kursit duket se diktojnë presione të reja rënëse mbi kursin e këmbimit Euro-Lek. Hyrja në sezonin e pranverës pritet të shtojë më tej hyrjet e turistëve të huaja dhe prurjet valutore në ekonomi. Kjo ka krijuar premisa për një cikël të ri të forcimit të Lekut.

Aktualisht, kursi Euro-Lek është në rënie me 9.5% krahasuar me të njëjtën ditë të një viti më parë. Tendenca rënëse vjetore e kursit është përshpejtuar gjatë pjesës së dytë të muajit mars. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se vitin e kaluar deficiti i llogarisë korrente zbriti në minimumin historik prej 191 milionë eurosh, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022. Deficiti i llogarisë korrente vlerësohet në më pak se 1% e Prodhimit të Brednshëm Bruto, nga rreth 6% që kishte qenë një vit më parë.

Ndërkohë, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me disa herë defitin e llogarisë korrente, çka tregon se në ekonomi ka hyrë më shumë valutë e huaj nga sa ka dalë. Pritshmëritë janë që bilanci i pagesave do të vazhdojë përmirësimin edhe këtë vit, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me 2023. Kjo pritet të krijojë presione të reja rënëse për kursin e këmbimit Euro-Lek./ Monitor

euro leku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj