LIVE UPDATES
Ekonomi

Guvernatori Sejko pret homologun kroat: Shënjestrimi i inflacionit dhe kursi i lirë i këmbimit po funksionojnë

Gjatë takimit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se, pavarësisht situatave sfiduese, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe të shënojë progres në thuajse të gjithë treguesit e stabilitetit ekonomik dhe financiar.

28 Mars 2024, 14:18 Nga M.B
Guvernatori Sejko pret homologun kroat: Shënjestrimi i inflacionit dhe
Takimi

TIRANA- Guvernatori i Bankës Kombëtare të Kroacisë, Boris Vujčić, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë. Gjatë takimit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se, pavarësisht situatave sfiduese, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe të shënojë progres në thuajse të gjithë treguesit e stabilitetit ekonomik dhe financiar. Në veçanti, inflacioni tashmë qëndron pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë dhe ka qëndruar në vazhdimësi ndër nivelet më të ulëta të rajonit. Po ashtu, sektori bankar shfaqet me parametra solidë aktiviteti, gëzon bilance të shëndetshme financiare dhe një rezistencë të lartë ndaj goditjeve potenciale, si dhe po furnizon gjithnjë e më shumë me kredi ekonominë shqiptare.

Në këtë kontekst, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në këtë tablo zhvillimesh, nëpërmjet politikës së saj të kujdesshme monetare, rregullimit rigoroz dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të sektorit bankar, si dhe nxitjes së zhvillimit të tregjeve financiare dhe të sistemeve të pagesave. Ky investim institucional i ka mundësuar ekonomisë shqiptare një stabilitet të kënaqshëm monetar dhe financiar.

Në një plan më afatgjatë, regjimi i shënjestrimit të inflacionit dhe ai i kursit të lirë të këmbimit, kanë funksionuar më së miri dhe kanë ndihmuar vendin në përballimin e goditjeve dhe në përshpejtimin e procesit të konvergjencës. Gjithashtu, Guvernatori Sejko vlerësoi se konsolidimi fiskal dhe konvergjenca midis politikave makroekonomike mbeten faktorë përcaktues në zhvillimin e vendeve të rajonit. Nga ana e tij, Guvernatori Vujčić vlerësoi se aftësia e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor – dhe veçanërisht e Shqipërisë – në përballimin e krizave ka qenë mbresëlënëse. Ai theksoi se këto zhvillime inkurajuese ofrojnë një platformë solide për rritjen ekonomike dhe procesin e konvergjencës me Bashkimin Evropian.

Dy Guvernatorët nënvizuan se pjesa më e madhe e vendeve në rajon, përshirë Shqipërinë, janë të lidhura ekonomikisht me Eurozonën dhe financiarisht janë të ekspozuara ndaj saj. Ciklet ekonomike janë të sinkronizuara me ato të Eurozonës dhe sistemet financiare kanë një shkallë të lartë integrimi dhe varësie nga politikat monetare, mbikëqyrëse e rregullatore të ndjekura në Eurozonë. Duke vlerësuar progresin e bërë deri tani, Guvernatori Vujčić theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm midis rregullatorëve ekonomikë dhe ofroi mbështetjen e Bankës së Kroacisë për ngritjen e këtij dialogu në një plan më të lartë.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Banka e Shqipërisë organizoi gjithashtu një tryezë me përfaqësues të sistemit bankar dhe drejtues të lartë të Bankës së Shqipërisë, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit ekonomike, inflacioni në rajon dhe BE, euroizimi i ekonomisë dhe sfidat që sjell ai, si dhe çështje të tjera me rëndësi për sistemin bankar si masat mbikëqyrëse dhe rregullatore të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane dhe modernizimi i sistemeve të pagesave.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, z. Vujčić bëri një përshkrim të zhvillimeve të fundit në tregjet financiare të Eurozonës dhe të sektorit bankar, duke u përqendruar në tendencat aktuale të politikës monetare, në ecurinë e tregjeve financiare në Eurozonë, si dhe në ndikimet e tyre potenciale në vendet e rajonit. Gjithashtu, ai bëri një përshkrim të përvojës së Bankës Kombëtare të Kroacisë, lidhur me të gjitha fazat e anëtarësimit të saj në Eurozonë, më 1 janar 2023, duke u përqendruar veçanërisht në reformat e ndërmarra për fuqizimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim përballimin me sukses të sfidave që rrjedhin nga anëtarësimi. Guvernatori Sejko nënvizoi rëndësinë e angazhimit të bankave në kuadër të digjitalizimit të sistemit të pagesave, duke i ftuar ato të jenë të gatshme për të kontribuuar jo vetëm për shkurtimin e kohës së pritjes së qytetarëve në sportelet e bankave, por edhe për uljen e kostove të ofrimit të shërbimeve./ Monitor

gent sejko

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj