LIVE UPDATES
Ekonomi

Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në 2023, nga cikli i ri i emigracionit dhe kanalet informale

Remitancat, apo dërgesat e emigrantëve arritën në gati 930 milionë euro në 2023, me rritje prej 11.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në krahasim me vitin 2013, kur remitancat kishin hyrë në cikël rënës, fluksi pothuajse është dyfishuar.

27 Mars 2024, 07:23 Nga M.B
Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në 2023, nga
Foto ilustruese

TIRANA- Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kanë shënuar rritje të ndjeshme në 2023, duke arritur nivelin më të lartë historik, të paktën që prej vitit 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Remitancat, apo dërgesat e emigrantëve arritën në gati 930 milionë euro në 2023, me rritje prej 11.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në krahasim me vitin 2013, kur remitancat kishin hyrë në cikël rënës, fluksi pothuajse është dyfishuar. Që pas viteve ‘90, prurjet e emigrantëve u bënë një burim i rëndësishëm i hyrjeve valutore në vend, teksa ata që ikën u integruan gradualisht dhe më pas filluan të dërgonin para te të afërmit e tyre që kishin lënë në Shqipëri.

Por pas një apo dy dekadash, lidhjet u shkëputën dhe hyrjet nëpërmjet emigrantëve filluan të binin, një tendencë kjo e njohur ciklike. Kjo sjellje ishte e dukshme sidomos pas vitit 2008, siç shihet dhe nga grafiku. Rigjallërimi i emigracionit pas vitit 2013 ndikoi dhe në kthimin e ciklit rritës të remitancave. Që nga kjo periudhë, me përjashtim të vitit 2020, prurjet e emigrantëve u zgjeruan fillimisht me ritme njëshifrore, ndërsa vitet e fundit ritmet e rritjes u përshpejtuan. Operatorët e tregut pohojnë se kjo tendencë lidhet si me efektin pozitiv që ka dhënë te remitancat vala e re e emigracionit në 7-8 vitet e fundit, po dhe flukset e shtuara të konstatuara në treg nga kanalet jo zyrtare.

Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se shtimi i flukseve emigratore është reflektuar në rritjen e ndjeshme të lejeve të qëndrimit, që vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë për shtetasit shqiptarë gjatë viteve të fundit. Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%. Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europon.

Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë. NOperatorët e tregut pohojnë se Italia dhe Greqia janë kanalet kryesore nga dërgojnë paratë emigrantët, por vitet e fundit janë shtuar dhe prurjet nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, që janë në linjë me tendencat e reja të emigracionit. Edhe në muajt e parë të këtij viti, tendenca ka vijuar të jetë pozitive./ Monitor

remitancat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet