All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Investimet e huaja arrijnë rekord të ri në 2023, i afrohen vlerës së 1.5 miliardë eurove

Injektimi i kapitalit të ri arriti në 191 milionë euro, me rritje vjetore prej 4%. Ndërkohë që kategoria e fitimit të riinvestuar u zgjerua me 13% në terma vjetorë dhe arriti vlerën e 226 milionë eurove. Pikërisht fitimet e riinvestuara kanë qenë faktori më përcaktues në shifrat rekord të investimeve të huaja gjatë vitit të kaluar.

26 Mars 2024, 07:13 Nga N.F
Investimet e huaja arrijnë rekord të ri në 2023, i afrohen
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Investimet e Huaja Direkte arritën një rekord të ri historik për vitin 2023. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ato shënuan vlerën e 1.49 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, rritja ishte ndjeshëm më e ngadalatë krahasuar me nivelin prej 33% të vitit 2022. Edhe tremujori i fundit i vitit 2023 shënoi një vlerë rekord për sa i takon flukseve tremujore të investimeve. Për tremujorin e katërt të vitit, investimet e huaja direkte u vlerësuan nga Banka e Shqipërisë në 402 milionë euro, me rritje vjetore prej 3.6%.

Injektimi i kapitalit të ri arriti në 191 milionë euro, me rritje vjetore prej 4%. Ndërkohë që kategoria e fitimit të riinvestuar u zgjerua me 13% në terma vjetorë dhe arriti vlerën e 226 milionë eurove. Pikërisht fitimet e riinvestuara kanë qenë faktori më përcaktues në shifrat rekord të investimeve të huaja gjatë vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2022 fitimi i riinvestuar arriti në 803 milionë euro osa pothuajse sa 54% të totalit të investimeve të huaja direkte.

Në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara kanë kaluar në vlerë flukset e reja të investimeve të huaja direkte. Megjithatë, rritja e fitimeve të riinvestuara po ndikohet pjesërisht edhe nga ecuria e kursit të këmbimit. Ndërkohë që investimet e reja të huaja në përgjithësi vijnë në valutë, fitimet e riinvestuara të kompanive të huaja janë shifra të raportuara në Lekë, që konvertohen në Euro, që është edhe monedha në të cilin raportohet për qëllime statistikash Bilanci i Pagesave. Rritja e ndjeshme e peshës së fitimeve të riinvestuara në strukturën e investimeve të huaja direkte mund të shpjegohet pjesërisht edhe me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit.

Në këtë mënyrë, forcimi i Lekut duket se ka krijuar një rreth vicioz, duke ndikuar statistikisht edhe në rritjen e vlerave të investimeve të huaja. Edhe këtë vit, prurjet valutore nga investimet e huaja e kanë tejkaluare gjerësisht vlerën e deficitit të llogarisë korrente.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2023, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 26%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 17%, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 16%, në sektorin e energjitikës, në masën 10%, si dhe komunikacionit, në masën 4%.

Këto të dhëna konfirmojnë peshën e lartë që ka fituar sektori i pasurive të paluajtshme në strukturën e investimeve të huaja. Kërkesa nga jorezidentët vlerësohet se ka mbështetur në një masë të madhe rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme, veçanërsisht në zonat bregdetare.

Marrë nga Monitor

investimet e huaja rekord bsh

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë