Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas të dhënave nga bilanci i Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit shkurt huaja nëpërmjet marrëveshjeve të anasjella të riblerjes (REPO) kishte vlerën e 20.9 miliardë lekëve, në rënie me 52% krahasuar me një vit më parë dhe me 53% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Vlera e huasë nga banka qendrore ka prekur nivelet më të ulëta që nga muaji shkurt 2019.

TIRANË- Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e Shqipërisë ka pësuar rënie të ndjeshme në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga bilanci i Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit shkurt huaja nëpërmjet marrëveshjeve të anasjella të riblerjes (REPO) kishte vlerën e 20.9 miliardë lekëve, në rënie me 52% krahasuar me një vit më parë dhe me 53% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Vlera e huasë nga banka qendrore ka prekur nivelet më të ulëta që nga muaji shkurt 2019.
Huamarrja e bankave në Bankën e Shqipërisë zakonisht kryhet nëpërmjet instrumentit të marrëveshjeve të anasjella të riblerjes, ndërsa instrumentet e tjera, si, për shembull, kredia njëditore, kanë një përdorim më të rrallë. Rënia e financimit të sektorit bankar nga banka qendrore tregon se situata e likuiditetit të sektorit në monedhën vendase është përmirësuar ndjeshëm.
Vitin e kaluar, përdorimi i instrumenteve të likuiditetit të Bankës qendrore arriti nivelet më të larta historike. Në tetor 2023, ajo shënoi vlerën e 62.5 miliardë lekëve. Sipas ekspertëve të sektorit bankar, një nga faktorët me ndikimin kryesor në mungesën e likuiditetit në monedhën vendaset ishte suficiti i lartë që akumuloi buxheti i shtetit.
Mbështetur në raportimet e Ministrisë së Financave, në fund të muajit shtator 2023 suficiti buxhetor kaloi vlerën e 51 miliardë lekëve, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Po në shtator, vlera e financimit me REPO në fund të muajit arriti në 61.3 miliardë lekë, ndërsa në tetor u rrit më tej në 62.5 miliardë lekë.
Nivelet shumë të larta të suficitit buxhetor e thanë likuiditetin në Lekë brenda sektorit dhe i kanë detyruar bankat të përdorin në një masë më të madhe instrumentet e mbështetjes me likuiditet nga banka qendrore. Megjithatë, pas muajit nëntor, rritja e shpenzimeve publike dhe ulja e deficitit buxhetor ka bërë që situata e likuiditetit të sektorit të përmirësohet ndjeshëm dhe depozitat bankare në lekë kanë shënuar rritje të ndjeshme në muajt e fundit.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit janar depozitat në monedhën vendase arritën vlerën e 593 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 6.7%. Deri në fund të muajit tetor 2023, depozitat në lekë kishin qenë në stanjacion, me një rritje vjetore prej më pak se 0.5%.
Shtrëngimi i likuiditetit në Lekë vitin e kaluar u ndikua ndjeshëm edhe nga rritja e fortë e kreditimit në monedhën vendase. Në fund të vitit 2023, portofoli i kredisë për ekonominë në lekë arriti në 423 miliardë lekë, në rritje me 14.7% krahasuar me një vit më parë.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Mes konkurrencës nga interneti e rrjetet sociale e tkurrjes së buxheteve të reklamave si rrjedhojë e ngad...
Foto ilustruese TIRANË- Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve kanë përfituar vitin e shkuar 310 milionë lekë,&nb...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) miratoi pas më shumë se pesë vjetësh analizë...
Foto ilustruese TIRANA- Importet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 63% në periudhën janar-shkurt 2024 në raport me të një...
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se struktura e re duopol shtron rreziqe në rritje ...
Mete TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete në deklaratë për mediat shpjegoi efektet dhe përfitimet për Shqipërinë...
Foto ilustruese TIRANË- Zakonisht, kur flasim për një kredi bankare të siguruar me kolateral, gjëja e parë që na shkon n...
Foto ilustruese TIRANA- Në vitin 2023 importet e veshjeve dhe këpucëve në sasi shënuan rënien më të mprehtë q&...
Foto ilustruese TIRANA- Pagat mesatare në vendin tonë kanë ardhur në rritje sidomos në dy vitet e fundit, por katër sektor&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Bizneset që e kanë të lidhur aktivitetin me sektorin e turizmit panë rritjen më të lartë vjetore...