LIVE UPDATES
Ekonomi

Kredia e dhënë nga sektori bankar shqiptar jashtë vendit pësoi rënie në 2023

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 kredia për subjektet jorezidente kishte vlerën e 40.5 miliardë lekëve, në rënie me 9.7% krahasuar me një vit më parë.

25 Mars 2024, 14:46 Nga M.B
Kredia e dhënë nga sektori bankar shqiptar jashtë vendit
Foto ilustruese

TIRANA- Kredia e dhënë nga sektori bankar jashtë vendit pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 kredia për subjektet jorezidente kishte vlerën e 40.5 miliardë lekëve, në rënie me 9.7% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, rënia duket të jetë në masën më të madhe efekt i kursit të këmbimit dhe mbiçmimit të Lekut gjatë vitit 2023. Kredia për jorezidentët jepet në valutë të huaj dhe kryesisht në Euro. Kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi rënien më të fortë historike vitin e kaluar dhe në momente të caktuara zhvlerësimi i monedhës me bazë vjetore arriti në më shumë se 14%.

Pesha specifike e kredisë për jorezidentët ndaj portofolit total të kredisë së sektorit gjithashtu ka pësuar rënie, në 5.2%, nga afërsisht 6% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Kredia e sektorit bankar për jorezidentët arriti nivelet më të larta në vitin 2017, kur përbënte pothuajse 15% të totalit të portofolit të huasë së sektorit bankar në Shqipëri. Një pjesë e madhe e kredisë jashtë vendit lidhej sidomos me aktivitetin e degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë. Pasi dega në fjalë u nda nga banka mëmë në Shqipëri, në fillim të vitit 2019, kjo kredi pësoi rënie të ndjeshme.

Aktualisht, një klasifikim i ngjashëm vazhdon të ekzistojë për degën e Credins Bank në Kosovë. Megjithëse zhvillon aktivitet bankar në Kosovë, teknikisht kredia e degës së Credins atje klasifikohet si kredi jorezidente, për sa kohë dega ende nuk funksionin si një institucion plotësisht i ndarë nga banka mëmë në Shqipëri. Edhe në periudhat kur kredia jashtë vendit arriti nivelet më të larta historike, ajo ka qenë e kufizuar në pak banka të mëdha të sistemit. Këto banka vitet e fundit kanë kërkuar alternativa huadhënieje në vendet e rajonit, sidomos në tregje si Kosova, ku kthimet kanë qenë të kënaqshme dhe raporti i kredive me probleme ka qenë i ulët.

Më shumë se gjysma e depozitave në sektorin bankar shqiptar janë në valutë të huaj dhe tregu i brendshëm nuk ofron alternativa të tjera të investimit të fondeve në valutë të huaj, përveç kredidhënies. Por, në vitet e fundit kreditimi po shfaqet gjithnjë e më i orientuar drejt Lekut, i nxitur edhe nga politikat e Bankës së Shqipërisë për uljen e përdorimit të Euros dhe për shmangien e rrezikut të kursit të këmbimit. Për këtë arsye, disa prej bankave të sistemit kanë eksploruar edhe tregjet e huaja të huadhënies, me fokus kryesisht te klientët biznes.

Në total, aktivet jorezidente të sektorit bankar shqiptar u rritën ndjeshëm edhe vitin e kaluar, pavarësisht efektit të kursit të këmbimit. Vlera e aktiveve jorezidente arriti në 422.7 miliardë lekë, 6.7% më shumë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, rritja e aktiveve jorezidente duket se është përqendruar te aktivet me rrezik të ulët, si investimet në letra me vlerë të borxhit dhe në vendosje me bankat jorezidente, ndërkohë që bankat nuk kanë rritur ekspozimet në formën e kredive./ Monitor

kredia ekonomia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale