LIVE UPDATES
Ekonomi

Të ardhurat neto nga turizmi u rritën me 72% vitin e kaluar, arritën vlerën rekord të 1.84 miliardë eurove

Këto të dhëna konfirmojnë perceptimin për një vit rekord të turizmit hyrës në Shqipëri gjatë vitit 2023. Sipas INSTAT, vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan rreth 10.2 milionë shtetas të huaj, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë.

26 Mars 2024, 07:10 Nga N.F
Të ardhurat neto nga turizmi u rritën me 72% vitin e kaluar,
Foto ilustruese

TIRANË- Të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, duke vendosur një rekord historik, me diferencë të madhe nga vitet e tjera. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022.

Këto të dhëna konfirmojnë perceptimin për një vit rekord të turizmit hyrës në Shqipëri gjatë vitit 2023. Sipas INSTAT, vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan rreth 10.2 milionë shtetas të huaj, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë. Edhe të dhënat e para të këtij viti tregojnë se rritja e numrit të turistëve të huaj po vazhdon, duke dëshmuar se turizmi ka hyrë në një cikël rritjeje që me gjasa do të vazhdojë, të paktën në një horizont afatshkurtër.

Banka e Shqipërisë vlerëson se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4.2 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47% krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, edhe shpenzimet e shtetasve shqiptarë për udhëtime jashtë vendit u rritën gjithashtu me ritme të shpejta. Banka e Shqipërisë i vlerëson këto shpenzime në vlerën e 2.3 miliardë eurove, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat finale të Bilancit të Pagesave për vitin 2023 konfirmojnë rolin gjithnjë e më të madh të turizmit në ekonominë shqiptare. Të ardhurat nga turizmi mbuluan më shumë se 40% të deficitit tregtar në mallra të ekonomisë shqiptare. Turizmi gjithashtu dha kontributin kryesor në përmirësimin historic të ekonomisë shqiptare, me deficitin më të ulët të llogarisë korrente të regjistruar ndonjëherë.

Rritja e pagave dhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit kanë ndikuar negativisht sektorët eksportues në mallra, sidomos ato sektorë që mbështeten kryesisht në forcën e lirë të punës. Në këto kushte, ekonomia shqiptare po profilizohet gjithnjë e më shumë në shërbime dhe veçanërisht në turizëm. Megjithatë, statistikat e Bankës së Shqipërisë vazhdojnë të tregojnë një rritje të eksporteve në zërin e fasonerisë. Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët arritën në 770 milionë euro, në rritje me pothuajse 19% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që shifrat e INSTAT vazhdojnë të tregojnë rënie të ndjeshme të vlerën bruto të rieksporteve (e shprehur në Lekë), sidomos për grupin “Tekstile dhe këpucë”, shifrat e Bankës së Shqipërisë japin një tablo të ndryshme dhe, sipas tyre, në fakt vlera e shtuar e shërbimit të përpunimit vazhdon të jetë në rritje, madje ka arritur nivelin më të lartë historik në vitin 2023.

Marrë nga Monitor

turizem fitime te ardhura instat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj