LIVE UPDATES
Ekonomi

CEO-t: Analizoni projektligjet që rrisin barrën fiskale

Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi një forum me pjesëmarrjen e Drejtorëve Ekzekutivë (CEO) të anëtarëve të Dhomës dhe Ministrin e Financave, z. Ervin Mete, që synon të nxisë një diskutim të rëndësishëm mbi çështje kritike te biznesit, duke përfshirë transparencën dhe qëndrueshmërinë e sistemit fiskal, përmirësimin e legjislacionit tatimor dhe zgjerimin e bazës së tatimpaguesve.

26 Mars 2024, 20:11 Nga M.B
CEO-t: Analizoni projektligjet që rrisin barrën fiskale
Forumi

TIRANA- Drejtuesit e bizneseve kanë kërkuar politikë tatimore të drejtë, transparencë ndaj tatimpaguesve, ulje të ekonomisë informal si dhe analizë të ligjeve që rrisin barrën fiskale. Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi një forum me pjesëmarrjen e Drejtorëve Ekzekutivë (CEO) të anëtarëve të Dhomës dhe Ministrin e Financave, z. Ervin Mete, që synon të nxisë një diskutim të rëndësishëm mbi çështje kritike te biznesit, duke përfshirë transparencën dhe qëndrueshmërinë e sistemit fiskal, përmirësimin e legjislacionit tatimor dhe zgjerimin e bazës së tatimpaguesve.

“Ky Forum i CEO-ve nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit midis biznesit dhe qeverisë në formësimin e politikave efektive fiskale për rritje të qëndrueshme ekonomike. Përpjekjet tona të bashkërenduara hapin rrugën për një të ardhme me vizion për të dy palët, që në fund të fundit janë në shërbim të biznesit dhe qytetarit”, Z. Grant Van Cleve, President, Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Dialogët tanë të qëndrueshëm me Ministrinë e Financave, brenda fushës së diskutimeve të ekspertëve, kanë qënë rezultativ. Përpjekje të tilla bashkëpunimi janë thelbësore në hartimin e strategjive dhe politikave efektive”, Z. Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv, Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Lidhur me ndryshimet ligjore në proces: bizneset thelsuan se është e domosdoshme një analizë rigoroze e projektligjeve të propozuara kohët e fundit që ndikojnë në barrën fiskale, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me taksën mbi pasurinë e paluajtshme, sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve, projektligji për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit. Në takim u radhitën shqetësimet e ngritura nga bizneset në lidhje me mbivendosjen e taksave dhe përfshirjen e nevojshme të Ministrisë së Financave.

Bizneset theksuan domosdoshmërinë për politika tatimore të drejta, të qëndrueshme dhe të parashikueshme për të zbutur efektet e pafavorshme mbi bizneset. Sugjerohet që Ministria e Financave t’i japë përparësi përditësimit të Udhëzimit për Tatimin mbi të Ardhurat, duke integruar reagimet e mbledhura nga bizneset që nga fillimi i zbatimit. Për më tepër, duhet bërë një fushatë gjithëpërfshirëse sensibilizuese që synon ndërgjegjësimin e biznesit për zbatimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.

U theksua domosdoshmeria për të publikuar të gjitha qëndrimet në lidhje me dispozitat specifike ligjore nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apo Ministria e Financave. Gjithashtu, u theksua nevoja për rritjen e proceseve të konsultimit dhe komunikimit institucional për të siguruar publikimin në kohë të projekt-akteve dhe reagimet e përgjegjshme ndaj komenteve të biznesit. Bizneset kërkuan që të luftohet kkonomia informale dhe nxitet zgjerimi i bazës së tatimpaguesve: Përkrahet fuqimisht rritja e të ardhurave buxhetore, përmes integrimit të më shumë tatimpaguesve në ekonominë formale, pa përdorur rritjen e normës së tatimit. Hartimi i nje politike kundër informalitetit konsiderohet thelbësor për arritjen e këtij objektivi.

Bizneset janë në pritje të miratimit të një Udhëzimi të Ri të Ministrit të Financave për zbatimin e Marrëveshjeve Tatimore. Vazhdojnë shqetësimet lidhur me vonesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, me vonesa të vazhdueshme ose përgjigje jo të plota për aplikimet. Bizneset kërkuan rivitalizimin e Këshillit Tatimor, pasi janë shumë të dobishme përfitimet nga riaktivizimi i Këshillit Tatimor për nxitjen e politikave fiskale./ Monitor

barra fiskale

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen