LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet e huaja i kryesojnë kompanitë me aksionerë të panjohur

Investimet e kompanive me aksionerë holandezë u rritën me 37% krahasuar me një vit më parë dhe Holanda ka ecurinë më të qëndrueshme mes investitorëve të huaj në ekonominë shqiptare vitet e fundit. Stoku i investimeve holandeze ka arritur në rreth 2.24 miliardë euro, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë.

27 Mars 2024, 07:21 Nga N.F
Investimet e huaja i kryesojnë kompanitë me aksionerë të
Foto ilustruese

TIRANË- Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, investimet holandeze arritën vlerën e 300 milionë eurove, ose 20% të fluksit total të investimeve të huaja. Investimet e kompanive me aksionerë holandezë u rritën me 37% krahasuar me një vit më parë dhe Holanda ka ecurinë më të qëndrueshme mes investitorëve të huaj në ekonominë shqiptare vitet e fundit. Stoku i investimeve holandeze ka arritur në rreth 2.24 miliardë euro, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë.

Kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Holanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë, por edhe sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani. Italia ishte investitori i dytë më i madh për vitin e kaluar, me një fluks total prej 203 milionë eurosh. Investimet italiane u rritën me 49% krahasuar me një vit më parë. Investimet italiane janë të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Italia është gjithashtu një vend prej të cilit besohet se vijnë një pjesë e konsiderueshme e investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme. Stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.48 miliardë euro, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë.

Investitori i tretë më i madh për vitin 2023 vit ishte Turqia, me një vlerë të përgjithshme prej 179 milionë euro, në rritje me 208% krahasuar me një vit më parë. Investimet turke i janë kthyer një rritjeje të fortë, pas rënies së vitit 2022. Biznesi turk vazhdon të ketë një prani të rëndësishme në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin e shërbimeve financiare, energjetikës dhe të industrisë minerale, etj. Stoku i investimeve turke ka arritur në 1.03 miliardë euro, në rritje me 21% krahasuar me një vit më parë.

Investitori i katërt më i madh i huaj për vitin e kaluar ishte Austria, me një total investimesh prej 119 milionë eurosh, në rritje të lehtë me 45% krahasuar me një vit më parë. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë, në sektorin e ndërtimit, etj.

Stoku i investimeve austriake arriti në 799 milionë euro, në rritje me 18% krahasuar me një vit më parë. Investitori i pestë më i madh i huaj në Shqipëri pwr vitin 2023 u rendit Kosova, me 73 milionë euro, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë. Investimet kosovare në vitet e fundit po ndjekin një tendencë në rritje.

Kompani të rëndësishme kosovare janë pranishme kryesisht në sektorin e tregtisë. Stoku i investimeve kosovare ka arritur në 307 milionë euro, në rritje me 45% gjatë vitit të kaluar. Të tjera shtete që kanë vlera të rëndësishme investimesh në Shqipëri janë të mbuluara nga detyrimet konfidencialitetit në ligjin për statistikat zyrtare. Ky detyrim lidhet me rastet kur të dhënat i takojnë një ndërmarrjeje të vetme, për të mos lejuar identifikimin e saj.

Investitorë të rëndësishëm për të cilët të dhënat mbulohen nga detyrimet e konfidencialitetit janë kryesisht Kanadaja dhe Hungaria. Në Kanada është e regjistruar kompania që kontrollon Bankers Petroleum Albania, një nga investitorët më të rëndësishëm të huaj në dy dekadat e fundit. Të dhënat mbi investimet kanadeze janë të disponueshme vetëm për stokun e tyre, që sipas Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2023 arriti në 1.38 miliardë euro, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.

Shembull tjetër është Hungaria. Me blerjet e realizuara nga kompania 4iG vitin e kaluar në sektorin e telekomunikacioneve, Hungaria është bërë një investitor i rëndësishëm në Shqipëri. Stoku i investimeve hungareze në fund të vitit 2023 arriti në 333 milionë euro, 19% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërsa stoku i investimeve bullgare (në pjesën më të madhe të kontrolluara tërthorazi po nga 4iG) në fund të vitit të kaluar arriti në 814 milionë euro, 11% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Marrë nga Monitor

aksionere kompani investime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj