LIVE UPDATES
Ekonomi

Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike në 2023

Edhe tremujori i fundit 2023 rezultoi me një rënie të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, afërsisht sa gjysma e deficitit që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

29 Mars 2024, 07:25 Nga M.B

 

Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët
Foto ilustruese

 

TIRANA- Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 191 milionë eurove, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022. Edhe tremujori i fundit 2023 rezultoi me një rënie të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, afërsisht sa gjysma e deficitit që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, tremujori i tretë 2023 pati shënuar për herë të parë dhe të vetme një bilanc pozitiv të llogarisë korrente, kryesisht për shkak të prurjeve rekord nga sezoni turistik i vitit të kaluar.

Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor në ngushtimin historik të deficitit të llogarisë korrente. Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 3.4 miliardë eurove, në rritje me 43% krahasuar me një vit më parë. Më shumë se gjysma e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022. Kontribut gjithashtu në rritje dha edhe fasoneria. Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët arritën në 770 milionë euro, në rritje me pothuajse 19% krahasuar me një vit më parë.

Vlera e shtuar e shërbimit të përpunimit vazhdon të jetë në rritje, madje ka arritur nivelin më të lartë historik në vitin 2023. Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 929 milionë eurove, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit. Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të Euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre.

Shërbimet dhe remitancat kanë kompensuar në një masë të madhe deficitin tregtar në mallra. Sipas Bankës së Shqipërisë, deficiti në mallra vitin e kaluar arriti në më shumë se 4.5 miliardë euro, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. Rritja e deficitit në mallra ka qenë ndjeshëm më e ulët në raport me rritjen e suficitit të shërbimeve dhe kjo ka dhënë një ndikim pozitiv në bilancin e llogarisë korrente të vendit. Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse. Përmirësimi i Bilancit të Pagesave ka ndikuar edhe në forcimin rekord të lekut në kursin e këmbimit. Kursi Euro-Lek shënoi një rënie vjetore prej 9% në fund të vitit 2023, ndërsa gjatë sezonit veror rënia vjetore e kursit arriti në më shumë se 14%, shumë afër kufirit të 100 lekëve. / Monitor

deficiti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj