LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet e huaja po rriten me ritme rekord, por 316 kompani të huaja ikën nga Shqipëria në 2022

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë më herët bënë të ditur se në vitin 2022, fluksi i investimeve të huaja ishte 1.37 miliardë euro, me një rritje rekord prej 33% në raport me vitin e mëparshëm (shiko grafikun e investimeve të huaja).

1 Prill 2024, 07:21 Nga M.B
Investimet e huaja po rriten me ritme rekord, por 316 kompani të huaja
Foto ilustruese

TIRANA- Investimet e direkte huaja kanë shënuar një tendencë rritëse si në 2022 ashtu dhe në vitin 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë më herët bënë të ditur se në vitin 2022, fluksi i investimeve të huaja ishte 1.37 miliardë euro, me një rritje rekord prej 33% në raport me vitin e mëparshëm (shiko grafikun e investimeve të huaja). Tendenca zgjeruese vijoi dhe në 2023, por me ritme më të ngadalta. Në 2023 investimet e huaja arritën një tjetër rekord prej gati 1.5 miliardë euro, po rritja ishte më e ngadaltë me 8.7%.

Pavarësisht rritjes rekord të investimeve në 2022, numri i ndërmarrjeve të huaja në vend shënoi rënie. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, numri i ndërmarrjeve me 100% kapital të huaj ishte 4934 në vitin 2022, me një rënie prej 6.1%, ose 316 ndërmarrje të mbyllura që janë larguar nga vendi. Pesha e ndërmarrjeve 100% të huaja ndaj totalit ka rënë në 2.4% në 2022, nga 2.9% një vit më pare. Të dhënat më të detajuara tregojnë se numri i kompanive të mbylluara është më i lartë nga Kosova (-37), Greqia (-19), Zvicra (-7) si dhe shtete të tjera, me 438 sipërmarrje më pak, ku përfshihet dhe Mbretëria e Bashkuar, pasi nuk është më pjesë e Bashkimit Europian.

Italia është vendi, që kryeson për numrin e ndërmarrjeve që shtetasit e saj hapin në Shqipëri, me 44% të totalit, me rritje 4% me bazë vjetore, ose 2171 subjekte. Ndërmarrjet nga Italia janë përgjithësisht të vogla dhe në sektorin e shërbimeve dhe fason. Në vend të dytë janë sipërmarjet nga Kosova, me 356, ose 7.2% e totalit. Numri i tyre ra me gati 10% në 2022. (shih grafikun e ecurisë së ndërmarrjeve 100% të huaja, sipas shteteve). Deri në vitin 2021 investimet e huaja u udhëhoqën nga punime të mëdha si gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet e Devollit dhe Ashtës, të cilat tërhoqën dhe kompani të tjera, që ishin nënkontraktore.

Në 2022-2023, ati u “zëvendësuan” nga flukset e larta të blerjeve të pasurive të paluajtshme nga të huajt, të cilat nuk kërkojnë hapje kompanish, që do të sillte dhe hapje të vendeve të punës dhe rritje të vlerës së shtuar në vend. Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitet e fundit investimet e huaja po udhëhiqen nga Holanda. Kjo tendencë lidhet më shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Holanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë, por edhe sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, numri i kompanive me pronësi 100% të huaj nga Holanda arriti në 65, me një rritje prej 22% me bazë vjetore.
Në 2022 u shënua dhe një rritje e lartë të ndërmarrjeve nga Serbia, me 64%, ndonëse numri i tyre mbetet i vogël, në 23 subjekte. Në total, në vend në fund të vitit 2022 kishte 6955 ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, 75% e të cilave janë 100% me kapital të huaj. Në raport me një vit më parë totali i ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta ra me 0.7%, si rrjedhojë e tkurrjes së ndërmarrjeve 100% të huaja me 6%, ndërsa ato me kapital të përbashkët u rritën me 19%, duke arritur në 1655. (shih grafikun e totalit të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta).

Ndërmarrjet e huaja në vend

Sipas raporti të INSTAT, në vitin 2022 ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta zënë 3,2% të njësive ligjore aktive që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në vitin 2022 ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë mesatarisht 62,7% të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,3 % të këtyre ndërmarrjeve. Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në aktivitetet: Shërbime të tjera (26,2%), Tregti (13,0%) dhe Industri (10,0%).

Gjatë vitit 2022, ndërmarrjet nga vendet e BE-së me 1-9 të punësuar mbulojnë 83,8% të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërsa ndërmarrjet me 250+ të punësuar mbulojnë 1,3%. Në vitin 2022, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 18,9% të punësimit gjithsej dhe 19,8% të shitjeve neto. Vendet e BE-së përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2022 këto vende kanë zënë 73,9% të punësimit gjithsej. Përqindja më e lartë e të punësuarve në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2022 është në sektorin e Industrisë përpunuese me 35,5%.

Për treguesin e shitjeve përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2022 është në sektorin e Tregtisë me 26,7%. Në sektorin e Industrisë nxjerrëse, pjesa më e madhe e shitjeve neto realizohet nga ndërmarrjet e zotëruara nga grupi i Shteteve të tjera (91,5%) ku Kina është vendi dominues me 77,1%. Në sektorët e tjerë, pjesa më e madhe e shitjeve neto u realizua nga vendet e BE-së; Industri përpunuese (53,5%), Energji Elektrike & Ujë (70,7%), Ndërtim (60,3%), Tregti (52,6%), Akomodim & Restorante (44,4%), Transport & Komunikacion (62,0%) dhe Shërbime të tjera (75,9%). Në grupin e vendeve të BE-së, Italia dominon në sektorin e Industrisë përpunuese (32,8%), Ndërtim (27,5%), Tregti (21,9%), Shërbimet të tjera (36,5%)./ Monitor

investimet

Sondazh

Poll
Ekonomi 31 Mars 2024, 07:43 h.k

Bursat dhe Inteligjenca Artificiale

Foto ilustruese TIRANË-Bursat po lulëzojnë. Por kohët e mira nuk kanë gjasa të zgjasin. Megjithëse Inteligjenca Artific...

Ekonomi 31 Mars 2024, 07:41 h.k

A do të shtrenjtohet buka?!

Foto ilustruese TIRANË-Çmimi i energjisë për furrat e bukës, si do bëhet verifikimi dhe ndarja në tre kategori. Furra...

Ekonomi 31 Mars 2024, 07:34 Blerina Hoxha

Alarmi i rënies së lindjeve

Foto ilustruese TIRANË-Në vitin 2023, në Shqipëri lindën vetëm 22,210 bebe, numri më i ulët që nga viti 1934,...

Ekonomi 30 Mars 2024, 07:13 E. D

Pasiguria e kompanive të minierave

fotot ilustruese TIRANË- Pse kompanitë e minierave janë kaq dorështrënguara? Tranzicioni i energjisë kërkon sasi të...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta