LIVE UPDATES
Bota

Ekrani gjigant bie mbi kërcimtarët, incident i rëndë gjatë koncertit të grupit të famshëm në Hong Kong

Anëtarët e grupit janë disa nga personazhet e famshëm më të njohur në Hong Kong.

29 Korrik 2022, 07:14 Nga A.B
Ekrani gjigant bie mbi kërcimtarët, incident i rëndë
Koncerti

HONG KONG- Një ekran gjigant ka rënë duke plagosur dy kërcimtarë në një koncert në Hong Kong nga grupi i djemve “Mirror”.

Ekrani përplasi fillimisht një kërcimtar para se të përplasej me të tjerët. Koncerti muzikor u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit u kërkoi turmave të dilnin me qetësi nga arena. Policia e Hong Kongut konfirmoi për mediat se dy kërcimtarë meshkuj u shtruan në spital, shkruan BBC.

Autoritetet thanë se një interpretues pësoi lëndime në qafë dhe ishte në gjendje të rëndë në kujdes intensiv ndërsa një tjetër ishte stabël.

Grupi i djemve ishte duke performuar në Coliseum të Hong Kongut si pjesë e një serie shfaqjesh.

Bashkia ka urdhëruar që pjesa e mbetur e turneut të pezullohet derisa të kryhen kontrolle sigurie në vendet e tjera. “Jam i tronditur nga incidenti”, tha udhëheqësi i qytetit, John Lee, duke shtuar “u shpreh ngushëllimet për ata që u plagosën dhe shpresoj se ata do të shërohen shpejt”.

Anëtarët e grupit janë disa nga personazhet e famshëm më të njohur në Hong Kong. Grupi u formua në vitin 2018 dhe që atëherë ka përjetuar sukses në vitet e fundit duke arritur audiencë në të gjithë Azinë. 

incident ne koncert koncerti i mirror hong kong

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste