LIVE UPDATES
Bota

Biden dhe Xi flasin më shumë se 2 orë, tensioni kap 'kulmin' kur hapet çështja për Taivanin

Shtëpia e Bardhë nuk e ka publikuar ende deklaratën e saj për bisedën, e cila filloi në 8:33 të mëngjesit dhe përfundoi në 10:50 të mëngjesit, sipas kohës në Uashington. Si zakonisht, Kina nuk la asnjë dyshim se fajëson Shtetet e Bashkuara për përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

28 Korrik 2022, 20:36 Nga k.m.
Biden dhe Xi flasin më shumë se 2 orë, tensioni kap
Joe Biden dhe Xi Jinping

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe Xi Jinping i Kinës kaluan më shumë se dy orë të enjten duke biseduar për të ardhmen e marrëdhënieve të tyre të ndërlikuara, me çështjen e Tajvanit që u shfaq edhe një herë si një pikë kyçe e tensionit. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë pas bisedës thuhet se të dy presidentët diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale dhe globale, dhe i ngarkuan ekipet e tyre që të vazhdojnë të ndjekin bisedën e sotme, veçanërisht për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe sigurinë shëndetësore.

Në lidhje me Tajvanin, thuhet në deklaratë, Presidenti Biden nënvizoi se politika e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar dhe se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status kuo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit. Sipas një përshkrimi të thirrjes telefonike të lëshuar nga Pekini, presidenti Xi theksoi pretendimin e Kinës mbi ishullin, i cili është vet-qeverisur për dekada me radhë.

“Ata që luajnë me zjarrin do të vdesin prej tij”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

“Shpresohet se SHBA-të do të jenë të qarta për këtë.”

Shtëpia e Bardhë nuk e ka publikuar ende deklaratën e saj për bisedën, e cila filloi në 8:33 të mëngjesit dhe përfundoi në 10:50 të mëngjesit, sipas kohës në Uashington. Si zakonisht, Kina nuk la asnjë dyshim se fajëson Shtetet e Bashkuara për përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Presidenti Xi nënvizoi se përqasja dhe përcaktimi i marrëdhënieve Kinë-SHBA në termat e konkurrencës strategjike dhe për ta parë Kinën si rivalin kryesor dhe sfidën më serioze afatgjatë, do të ishte keqperceptim i marrëdhënieve mes Kinës dhe SHBA-ve dhe keqkuptim i zhvillimit të Kinës dhe do të mashtronte njerëzit e të dy vendeve dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

“Të dy krerët e shteteve patën një komunikim dhe shkëmbim të thelluar për marrëdhëniet dhe çështjet me interes të përbashkët Kinë-SHBA”, raportoi Televizioni Qendror i Kinës në faqen e tij të internetit.

Pika më e fundit e tensionit ka qenë vizita e mundshme e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan, ishull që vet-qeveriset në mënyrë demokratike dhe merr mbështetje joformale mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara, por që Kina e konsideron pjesë të territorit të saj. Pekini ka thënë se do ta konsideronte një udhëtim të tillë si një provokim, një kërcënim që zyrtarët amerikanë po e marrin me seriozitet të shtuar nën dritën e inkursionit të Rusisë në Ukrainë.

“Nëse SHBA këmbëngul të ndjekë rrugën e vet dhe të sfidojë vijën përfundimtare të Kinës, ajo me siguri do të përballet me përgjigje të forta”, tha Zhao Lijian, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, para gazetarëve në fillim të kësaj jave. “Të gjitha pasojat që vijnë do të përballohen nga SHBA-ja.”

Zonja Pelosi do të ishte zyrtarja më e lartë i zgjedhur në SHBA që do të udhëtonte në Tajvan që kur republikani Newt Gingrich vizitoi ishullin në vitin 1997, kur ishte kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Presidenti Biden javën e kaluar u tha gazetarëve se zyrtarët ushtarakë amerikanë besonin se nuk ishte “ide e mirë” që zonja Pelosi të vizitonte ishullin për momentin.

John Kirby, zëdhënës i sigurisë kombëtare të SHBA-së, tha të mërkurën se ishte e rëndësishme që presidentët Biden dhe Xi të mbanin diskutimin rregullisht të hapur.

“Presidenti dëshiron të sigurohet që linjat e komunikimit me Presidentin Xi të mbeten të hapura sepse ato janë të nevojshme”, u tha zoti Kirby gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë. “Ka çështje për të cilat ne mund të bashkëpunojmë me Kinën, dhe ka çështje ku padyshim ka fërkime dhe tensione”.

Presidentët Biden dhe Xi folën për herë të fundit në mars, menjëherë pas sulmit rus të Ukrainës.

"Kjo është një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë sot, me shumë degëzime përtej të dy vendeve individuale," tha zoti Kirby.

Disa analistë besojnë se presidenti Xi gjithashtu ka interes për të shmangur përshkallëzimin pasi ai kërkon një mandat të tretë të paprecedentë në detyrë në një kongres të Partisë Komuniste në pushtet që pritet në vjeshtë.

Presidenti Biden dëshiron gjithashtu të diskutojë çështjet e klimës dhe konkurrencës ekonomike, tha një person i informuar për bisedën, si dhe idenë e vendosjes së një kufiri të çmimit të naftës ruse për të ndëshkuar Moskën për luftën e saj në Ukrainë, një çështje që Sekretarja e Thesarit Janet Yellen e ngriti me homologët kinezë më herët në korrik.

Administrata Biden ka debatuar nëse do të heqë disa tarifa për mallrat kineze si një mënyrë për të lehtësuar inflacionin në rritje. Kur presidenti Biden foli për herë të fundit me homologun Xi në mars, ai paralajmëroi për "pasoja" nëse Pekini do të jepte mbështetje materiale për luftën e Rusisë, dhe qeveria amerikane beson se kjo vijë e kuqe nuk është kaluar. Tajvani është ankuar për manovra të shtuara ushtarake kineze gjatë dy viteve të fundit për ta detyruar atë të pranojë sovranitetin e Pekinit./VOA

joe biden xi jinping

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen