LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin dhe të dëmtojë zgjedhjet në BE

Ekspertët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund të shtojë intensitetin e përhapjes së lajmeve të rreme që mund të dëmtojnë zgjedhjet në Bashkimin Europian dhe shumë vende të tjera këtë vit.

5 Qershor 2024, 22:39 Nga E. D
Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin
foto ilustruese

Votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë nga e enjtja deri të dielën për të zgjedhur ligjvënësit e Parlamentit Europian, një ushtrim i madh demokracie që ka të ngjarë të goditet nga dezinformimi në internet.
Ekspertët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund të shtojë intensitetin e përhapjes së lajmeve të rreme që mund të dëmtojnë zgjedhjet në Bashkimin Europian dhe shumë vende të tjera këtë vit. Por rreziku është veçanërisht i lartë në Evropë, e cila është përballur me përpjekjet ruse për përhapjen e propagandës ndërsa Moska vazhdon luftën ndaj Ukrainës.

Ja se çfarë po ndodh:

Rreth 360 milionë votues në 27 vende, nga Portugalia në Finlandë, nga Irlanda në Qipro, do të përcaktojnë 720 ligjvënës të Parlamentit Evropian në zgjedhjet që zhvillohen nga e enjtja deri të dielën. Në muajt përpara votimit, ekspertët kanë vënë re se ka një rritje të lajmeve të rreme dhe dezinformatave anti-BE të cilat po shpërndahen ndër vendet anëtare.

Frika e madhe është se mashtrimi i votuesve do të jetë më i lehtë se asnjëherë më parë, kjo për shkak të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale, që e bëjnë të lehtë krijimin e përmbajtjes së rreme ose përhapjen e keqinformimit. Një pjesë e aktivitetit keqdashës është nga brenda vendeve, një pjesë nga jashtë. Më gjerësisht përgjegjëse është bërë Rusia dhe nganjëherë Kina, edhe pse provat e forta që i lidhin drejtpërdrejt sulme të tilla janë të vështira të gjenden.

“Fushatat e sponsorizuara nga shteti rus për të përhapur në hapësirën informative europiane përmbajtje të rreme përbëjnë një kërcënim për mënyrën se si jemi mësuar të zhvillojmë debatet tona demokratike, veçanërisht në kohë zgjedhjesh”, paralajmëroi të hënën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
Ai tha se përpjekjet e Rusisë për "manipulimin e informacionit" po bëhen më të lehta për shkak të medias sociale si edhe të përdorimit të programeve jo të kushtueshme të inteligjencës artificiale për krijimin e përmbajtjeve.
“Programet kompjuterike po përdoren për të nxitur fushata shpifëse kundër udhëheqësve politikë evropianë që janë kritikë ndaj presidentit rus Vladimir Putin", tha ai.

A KA PATUR NDONJË RAST DEZINFORMIMI DERI TANI?

Ka pasur shumë raste dezinformimi të lidhura me zgjedhjet. Dy ditë përpara zgjedhjeve kombëtare në Spanjë korrikun e kaluar, u regjistrua një faqe interneti e rreme që paraqitej sikur të ishte nën administrimin e autoriteteve të Madridit. Në këtë faqe u postua një artikull ku paralajmërohej në mënyrë të rreme për një sulm të mundshëm në qendrat e votimit nga ETA, grupi i shpërbërë separatist bask.
Në disa llogari në median sociale të lidhura me ato që Spanja i cilëson ndërhyrje ruse në “hapësirën kibernetike” u pretendua se ishte shënuar një shpërthim.

Vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të nëntorit në Sllovaki, u publikuan regjistrime të rreme zanore, të krijuara përmes inteligjencës artificiale, ku imitohej një kandidat i cili përmendte planet për manipulim të zgjedhjeve.

Është "me të vërtetë shqetësuese dhe disi më ndryshe se përpjekjet e tjera për përhapjen e dezinformimit nga burime alternative," thotë Alexandre Alaphilippe, drejtor ekzekutiv i EU DisinfoLab, një grup jofitimprurës që kryen hulumtime mbi dezinformimin. "Ngre veçanërisht pikëpyetje mbi sigurinë kibernetike për prodhimin të lajmeve, e cila duhet të konsiderohet si infrastrukturë kritike”, thekson ai.

ÇFARË SYNOHET PËRMES DEZINFORMIMIT?

Ekspertët dhe autoritetet thanë se dezinformimi rus synon të dëmtojë demokracinë, duke i shkurajuar votuesit në të gjithë Bashkimin Europian t’u drejtohen qendrave të votimit. “Demokracia jonë nuk mund të merret si e mirëqenë dhe Kremlini do të vazhdojë të përdorë dezinformimin, ndërhyrjet keqdashëse, korrupsionin dhe çdo taktikë tjetër të pistë për të përçarë Evropën", paralajmëroi parlamentin në prill Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova.
Qëllimi më i gjerë i këtyre "fushatave të dezinformimit shpesh nuk është prishja e zgjedhjeve", thotë Sophie Murphy Byrne, nga kompania Logically që vepron në fushën e inteligjencës artficiale.
“Synimi është të nxisë teoritë konsipirative dhe të gërryejë besimin e shoqërisë”, u shpreh ajo në një konferencë online, javën e kaluar.
Këto përmbajtje të rreme po ashtu synojnë të nxisin pakënaqësinë e publikut ndaj elitës politike të Evropës, të përçajnë komunitetet për çështje si vlerat familjare, gjinia apo seksualiteti, të nxisin dyshime rreth ndryshimeve klimatike dhe të dobësojnë gradualisht mbështetjen perëndimore për Ukrainën, thonë ekspertët dhe analistët e Bashkimit Europian.

ÇFARË KA NDRYSHUAR?

Pesë vjet më parë, kur u mbajtën zgjedhjet e fundit të Bashkimit Evropian, shumica e dezinformatave në internet u shpërndanë nga të ashtuquajtura “ferma trollësh”, të cilat punësonin njerëz me turne, duke bërë komente manipuluese, nganjëherë me një anglishte të dobët, ose duke ripërdorur video regjistrime të vjetra . Falsifikimet ishin më të lehta për t'u dalluar.
Tani, ekspertët kanë ngritur alarmin për rritjen e prodhimit të përmbajtjes përmes inteligjencës artificiale, që sipas tyre, rrezikon të rrisë intensitetin e përhapjes së dezinformatave të lidhura me zgjedhjet, në mbarë botën. Aktorët keqdashës mund të përdorin platformat e thjeshta, si plaforma ChatGPT e kompanisë OpenAI, për të krijuar imazhe, video dhe audio të rreme që duken si autentike.
Çdokush që ka një smartphone dhe një mendje keqdashëse mund të krijojë potencialisht përmbajtje false, por bindëse, me qëllim mashtrimin e votuesve.
Sistemet gjeneruese të inteligjencës artificiale mund të përdoren për të prodhuar me shpejtësi imazhe dhe video që duken si të vërteta dhe për t'i përhapur ato te përdoruesit e mediave sociale, thotë Salvatore Romano, nga Forensics, një grup kërkimor jofitimprurës që vepron në fushën e inteligjencës artificiale.
Së fundmi, grupi Forensics zbuloi një rrjet faqesh interneti pro-ruse që sipas tij, përfituan nga paaftësia e kompanisë META për të kufizuar reklamat politike në Bashkimin Europian.
Përmbajtja e rremë tani është "e padallueshme" nga e vërteta dhe ekspertëve të dezinformimit u duhen shumë më shumë kohë për të zbuluar se janë të pavërteta, tha zoti Romano.

CILAT JANË MASAT QË PO MARRIN AUTORITETET?

Bashkimi Europian po përdor një ligj të ri për Shërbimet Digjitale, për të luftuar dezinformimin. Ligji gjithëpërfshirës u kërkon platformave të frenojnë rrezikun e përhapjes së dezinformatave dhe mund të përdoret për t'i mbajtur ato përgjegjëse, nën kërcënimin e gjobave të larta.

Blloku europian po përdor ligjin për të kërkuar informacion nga kompania Microsoft në lidhje me rreziqet që paraqet motori i saj i kërkimit Bing, përfshirë shqetësimet mbi përmbajtje të manipuluar që mund të çojë në keqinformim të votuesve.
Ligji i Shërbimeve Digjitale është përdorur edhe për të hetuar platformat Facebook dhe Instagram në pronësi të META-s lidhur me dyshimet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për të mbrojtur përdoruesit nga fushatat e dezinformimit.
BE-ja ka miratuar një ligj të gjerë mbi inteligjencën artificiale, por ai do të hyjë në fuqi gjatë dy viteve të ardhshme.

SI PËRGJIGJEN KOMPANITË E MEDIAVE SOCIALE?

Shumica e kompanive të teknologjisë janë përpjekur të reklamojnë masat që po marrin për të mbrojtur "integritetin e zgjedhjeve" në Bashkimit Evropian.

Kompania Meta, që ka në pronësi rrjetet Facebook, Instagram dhe WhatsApp është shprehur se do të krijojë një njësi veprimi për zgjedhjet, me qëllim identifikimin e kërcënimeve të mundshme në internet. Kompania gjithashtu ka mijëra mbikqyrës të përmbajtjes që punojnë në 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Eropian dhe po forcon politikat për përmbajtjen e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, duke përfshirë etiketimin e përmbajtjes së krijuar nga Inteligjenca Artificiale që shkel standardet e kompaannisë.
Nick Cleg, nënpresident i kompanisë Meta për çështjet globale është shprehur se nuk ka asnjë shenjë se mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale po përdoren në mënyrë sistematike për të dëmtuar zgjedhjet.
TikTok tha se do të krijojë qendra për kontrollin e fakteve.
Google që ka në pronësi YouTube tha se po punon me grupe të kontrollit të fakteve dhe do të përdorë inteligjencën për të "luftuar abuzimin"./VOA

be inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë