5 Qershor 2024, 21:40
Nga B.Z
Haqif Iljazi
TIRANË - Haqif Iljazi, kishte mbaruar shkollën e mesme për mjekësi dhe ndodhej në burg së bashku me vëllain. Ishin arrestuar si pjesëtarë të UÇK, në maj të vitit ’98.
Fillimisht ishin izoluar në burgun e Prizrenit. Më pas u dërguan në Nish dhe në prill ’99, kur ishte edhe vlugu më i madh i bombardimeve ndaj qarqeve serbe i sollën në Dubravë.
“Pashë një të burgosur që ishte plagosur, isha shtang nga gjaku që i dilte prej qafe dhe vjen vllau më shkund dhe më thotë që tani është momenti që të veprosh, jam sul drejt të plagosurit, jam përpjek me i dhënë ndihmën e parë dhe u kam thënë vraponi drejt spitalit të burgut e merni ç’të mundni”, u shpreh Haqif Iljazi, i mbijetuari i masakrës së Dubravës. Veç pak jod, pa fasho, e vetmja ndihmë që mund tu jepnin në ato kushte ishte të ndalonim gjakderdhjen.
“Jemi përball me gjithçka.. kemi improvizuar çarçafë, me improvizu fasho. ideja ka qenë me u qenë afër, sepse nuk kishim shumë me i ndihmu“, u shpreh i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Haqif Iljazi.
Bislim Zogaj, që kishte një eksperiencë të mëparshme si infermier, u vu në krye të skuadrës që do të merrej me të plagosurit. Ai ishte arrestuar në janar ‘97 si grup i parë i UCK, dhe pas disa burgjeve në Kosovë e Serbi, më 29 prill e nisën drejt Dubravës. Pasi u shpëtoi breshërive, u strehua tek godina e ambulancës, ku filluan të vinin të plagosurit. Në fund të datës 23 maj, ishin 109 të plagosur të palëvizshëm.
“Kam parë njërin që i ishte çarë shpina e i kanë dalë organet mbrapa, një tjetri i është këput femuri i ka dalë këmba jashtë. kam pas një person, kur i kam fut dorën përfundi poshtë kokës për ta cu me e ndihmu kur kam hek dorën më kanë mbetur trutë e tij, ka qenë shumë e vështirë sepse një ditë më herët i kisha njoh ata dy djem dhe kërkonin ndihmë të mos i lenim vetëm”, u shpreh Bislim Zogaj, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.
Mes qindrave rasteve që ai përmend edhe si një formë përkujtimi ndaj atyre që përjetuan këtë masakër, një moment dramatik ishte momenti i humbjes së shokut të tij të studimeve./Marrë nga Top Channel
dubr masaker
Bota
5 Qershor 2024, 21:33
Dosja
Foto ilustruese
TIRANË - I mbijetuari rrëfen se i kanë mbajtur gjallë të plagosurit duke i gënjyer se po vinte Kryqi i Kuq t&...
Bota
5 Qershor 2024, 21:16
E. D
foto ilustruese
GJENEVË –Çdo vit shumë nga qindra mijëra refugjatët dhe migrantët nga kontinenti afrikan, që k&e...
Bota
5 Qershor 2024, 21:08
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e paralajmëroi të mërkurën Gjermaninë se përdorimi i armë...
Bota
5 Qershor 2024, 20:50
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Policia franceze ka arrestuar një 26-vjeçar me shtetësi të dyfishtë ukrainase dhe ruse pasi i jan&e...
Bota
5 Qershor 2024, 20:20
E. D
te akuzuarit
ANGLI- Shtatë burra janë shpallur fajtorë për një sërë shkeljesh të abuzimit seksual ndaj dy vajzave a...
Bota
5 Qershor 2024, 19:23
E. D
foto ilustruese
AFRIKË- 14 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën kur një kamion përplasi automjetet,...
Bota
5 Qershor 2024, 19:04
E. D
Robert Fico
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është shfaqur për herë të parë në publik që k...
Bota
5 Qershor 2024, 19:06
Dosja
Foto ilustruese
KOSOVË - Partia katalunase “Junts per Catalunya” ka dorëzuar këtë të mërkurë një propoz...
Bota
5 Qershor 2024, 18:48
E. D
John Kirby
UKRAINA- Ukraina është lejuar të rrëzojë aeroplanët e Moskës mbi territorin rus me armë amerikane që...
Bota
5 Qershor 2024, 18:45
B.Z
Pamje e fshatit Mekinicë në Leposavic.
KOSOVË - Në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpro...