5 Qershor 2024, 21:49
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Një grup i madh donatorësh që mbështet kandidatin e pritshëm republikan presidencial Donald Trump, grumbulloi afro 70 milionë dollarë fonde muajin e kaluar dhe planifikon të shpenzojë 100 milionë dollarë për reklama gjatë verës në shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Dokumenti i 4 qershorit, i hartuar nga shefi ekzekutiv i grupit MAGA Inc. Taylor Budowich, detajon planet për shtetet e Pensilvanisë, Xhorxhias, Nevadës dhe Arizonës ku ish-presidenti Trump humbi në vitin 2020 ndaj Presidentit të Shteteve Bashkuara, demokratit Joe Biden, por ku disa sondazhe tregojnë se Trump kryeson para zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Budowich e vë theksin në veçanti tek shteti i Xhorxhias si mundësia më e mirë për Trump që të sigurojë votat e nevojshme të kolegjit elektoral. Grupi politik republikan tha se do të punonte për të dobësuar shanset e Presidentit Biden për fitore në zgjedhjet presidenciale, si në nivel gjeografik ashtu edhe atë demografik. Sipas dokumentit të hartuar nga Budowich ka pasur një rritje të mbështetjes së Trump në mesin e votuesve afrikano-amerikanë, votuesve hispanikë meshkuj dhe votueseve të bardha femra në zonat e periferisë.
“Ky ndryshim nuk është vetëm i ndjeshëm në planin statistikor, por përbën gjithashtu një krizë ekzistenciale për ekipin (presidentit) Biden”, thuhet në dokument.
Sipas një sondazhi të kryer në maj nga agjencia Reuters dhe organizata e sondazheve Ipsos, Presidenti Biden po humb mbështetje mes votuesve pa arsim të lartë, një grup i gjerë që përfshin afrikano-amerikanë, gra hispanike, votues të rinj dhe gratë në zonat periferike. Ekipi elektoral i Bidenit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Kontributet e konsiderueshme të mbledhura në maj nga MAGA Inc. tregojnë përmirësimin e ndjeshëm të aftësive për të grumbulluar fonde nga ekipi i Trump, pasi fillimisht ishte në disavantazh në këtë drejtim ndaj Biden.
Në prill, ish-presidenti Trump grumbulloi për herë të parë më shumë fonde sesa Biden që kur filloi fushata, falë disa aktiviteteve madhore në shkallë kombëtare. Donatorët e fuqishëm republikanë kanë konsoliduar gjithashtu mbështetjen ndaj Trump pasi ai u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit, në një skemë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016. Ata kanë premtuar të japin miliona dollarë për amerikanin e parë që shpallen fajtor që kandidon për Shtëpinë e Bardhë. Fushata e Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan thanë të hënën se kishin grumbulluar 141 milionë dollarë në maj, gati dyfishi i shumës së mbledhur një muaj më herët.
donald trump
Bota
5 Qershor 2024, 21:46
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Në 19 maj, në mesditë, duke e konsideruar një bazë ushtarake të ushtrisë serbe, avion...
Bota
5 Qershor 2024, 21:26
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka transferuar qindra të burgosur palestinezë nga objekti i fshehtë i paraburgimit të Sde Teiman në...
Bota
5 Qershor 2024, 21:40
B.Z
Haqif Iljazi
TIRANË - Haqif Iljazi, kishte mbaruar shkollën e mesme për mjekësi dhe ndodhej në burg së bashku me vë...
Bota
5 Qershor 2024, 21:33
Dosja
Foto ilustruese
TIRANË - I mbijetuari rrëfen se i kanë mbajtur gjallë të plagosurit duke i gënjyer se po vinte Kryqi i Kuq t&...
Bota
5 Qershor 2024, 21:16
E. D
foto ilustruese
GJENEVË –Çdo vit shumë nga qindra mijëra refugjatët dhe migrantët nga kontinenti afrikan, që k&e...
Bota
5 Qershor 2024, 21:08
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e paralajmëroi të mërkurën Gjermaninë se përdorimi i armë...
Bota
5 Qershor 2024, 20:50
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Policia franceze ka arrestuar një 26-vjeçar me shtetësi të dyfishtë ukrainase dhe ruse pasi i jan&e...
Bota
5 Qershor 2024, 20:20
E. D
te akuzuarit
ANGLI- Shtatë burra janë shpallur fajtorë për një sërë shkeljesh të abuzimit seksual ndaj dy vajzave a...
Bota
5 Qershor 2024, 19:23
E. D
foto ilustruese
AFRIKË- 14 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën kur një kamion përplasi automjetet,...
Bota
5 Qershor 2024, 19:04
E. D
Robert Fico
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është shfaqur për herë të parë në publik që k...