LIVE UPDATES
Bota

Erdogan: Turqia e gatshme të punojë me Egjiptin për rindërtimin e Gazës

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së tij të parë në Egjipt prej vitit 2012.

14 Shkurt 2024, 20:09 Nga M.B
Erdogan: Turqia e gatshme të punojë me Egjiptin për
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, (majtas) pritet nga homologu i vet egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në Kajro, Egjipt, 14 shkurt 2024.

EGJIPT- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkurën se Turqia është e gatshme për bashkëpunim me Egjiptin për ta rindërtuar Rripin e Gazës. Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së tij të parë në Egjipt prej vitit 2012. Erdogani dhe homologu i vet egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, folën në një konferencë të përbashkët në Kajro pas bisedimeve dypalëshe, duke e ndërmarrë një hap të madh drejt rindërtimit të marrëdhënieve mes dy fuqive rajonale. Erdogani tha se tragjedia humanitare në Gazë ishte në krye të agjendës së bisedimeve mes tyre.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me vëllezërit tanë egjiptianë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Gazë”, tha Erdogani, duke shtuar se Turqia është e vendosur për t’i shtuar bisedimet me Egjiptin në të gjitha nivelet, në mënyrë që të vendosë paqe dhe stabilitet në rajon.

Erdogani është zotuar gjithashtu për ta rritur tregtinë me Egjiptin në 15 miliardë dollarë në afat të shkurtër kohor, duke nënvizuar se dy vendet po e shqyrtojnë bashkëpunimin në energji dhe mbrojtje.

“Do të doja ta nënvizoja lidhjen e vazhdueshme mes popujve tanë gjatë 10 vjetëve të fundit, ndërsa marrëdhënia jonë tregtare dhe investuese shënoi rritje të qëndrueshme”, tha Sisi.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Kajros u prishën në vitin 2013, pasi Sisi, atëherë shef i ushtrisë, e udhëhoqi rrëzimin e Mohamed Mursit të Vëllazërisë Myslimane, i cili ishte aleat i Turqisë që ishte bërë presidenti i parë që ishte zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt një vit më herët. Por, vitin e kaluar, këto dy vende u pajtuan për emërimin e ambasadorëve dhe këtë muaj Turqia tha se do t’i japë Egjiptit dronë luftarakë. Erdogani ka kërkuar t’i ulë tensionet me Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Izraelin prej vitit 2021, por prej tetorit të kaluar ai e ka kritikuar publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të luftës shkatërruese të Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Egjipti, Izraeli, Katari dhe Shtetet e Bashkuara mbajtën bisedime jobindëse të martën në kërkim të një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë. Kajro e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë eksod të palestinezëve nga Gaza brenda tokës egjiptiane. Mursi vdiq në burg në Egjipt më 2019. Anëtarët e tjerë të lartë të Vëllazërisë Myslimane ose ndodhen në burg në Egjipt, ose kanë ikur jashtë vendit, përfshirë në Turqi. Vëllazëria Myslimane vazhdon të jetë e jashtëligjshme në Egjipt./ REL

erdogan turqia egjipti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet