LIVE UPDATES
Bota

Escobar në Shkup: Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju shohim në BE

Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, janë pjesë e Marrëveshjes së Shkupit me Sofjen, dhe kusht për Maqedoninë e Veriut për vazhdimin e bisedimeve me BE-në për anëtarësim në bllokun evropian.

25 Gusht 2023, 14:26 Nga I.A
Escobar në Shkup: Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju
Gabriel Escobar dhe Dimitar Kovaçevski

SHKUP- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar të premten në Shkup se SHBA-ja e inkurajon Maqedoninë e Veriut që ta vazhdojë rrugën e integrimit evropian, pasi siç tha ai, “SHBA-ja dëshiron ta shohë këtë vend pranë strukturave evropiane”.

Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, janë pjesë e Marrëveshjes së Shkupit me Sofjen, dhe kusht për Maqedoninë e Veriut për vazhdimin e bisedimeve me BE-në për anëtarësim në bllokun evropian.

Diplomati amerikan në Shkup është pritur nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të ketë takim edhe me liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Escobar ka thënë se shpreson që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë me procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Duam t’ju shohim në Bashkimin Evropian. Ju jeni anëtare e Këshillit eurotlantik, kështu që duam që të jeni sa më pranë strukturave evropiane. Më vjen mirë që ka nisur ky proces dhe shpresoj se do të vazhdojë”, ka deklaruar Escobar.

Diplomati amerikan tha se mesazhet e njëjta do t’ia përcjellë edhe kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili para takimit ka thënë se “Escobar është i mirëseardhur për t’i dëgjuar argumentet e tij kundër ndryshimeve kushtetuese, por jo edhe për presione dhe tortura kur bëhet fjalë për këtë çështje”.

Escobar tha se “partnerë natyralë” të SHBA-së do të jenë të gjithë ata që janë të përkushtuar për integrimin evropian, NATO-n dhe luftën kundër korrupsionit.

“Dua të them askush këtu nuk do t’iu nënshtrohet torturave. SHBA-ja nuk bën zgjedhjen e qeverive të anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, ne kemi pritje dhe do ta përcjell mesazhin e njëjtë sikur në gjithë rajonin se, SHBA-ja i sheh si partnerë natyralë ata që janë të përkushtuar në integrimin evropian, në NATO dhe luftën kundër korrupsionit”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha ndërkohë se mbështetja e fuqishme nga faktori ndërkombëtar, për vazhdimin e procesit të integrimit evropian përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, “dëshmon rrugën e drejtë të institucioneve të Maqedonisë së Veriut”.

“SHBA-ja ka qenë dhe do të jetë me ne. Është mbështetësja më e madhe që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojë të na mbështesë”, ka thënë Kovaçevski.

Ai i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës maqedonase se “ndryshimet kushtetuese dëmtojnë interesat maqedonase, andaj edhe refuzojnë mbështetjen e tyre”.

“Korniza negociuese është dokument i miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ajo përmban kushtet që ne duhet t’i përmbushim, por edhe BE-ja. Marrëveshje të re nuk do të ketë. Kjo është kornizë negociuese që është miratuar edhe nga Kuvendi. Ajo garanton identitetin, gjuhën dhe të ardhmen tonë evropiane. Kërkesa të reja nga Bullgaria nuk do të ketë dhe për këtë kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së”, ka thënë kryeministri maqedonas.

“BE-ja është alternativa jonë e vetme, pasi qytetarët duan të jenë pjesë e Evropës, pasi duan të ardhme më të mirë. Ata duan integrimin dhe jo izolimin”, ka deklaruar mes tjerash Kovaçevski.

“Besojmë se deputetët do të marrin vendimin e duhur që deri në vitin 2030 të bëhemi pjesë e BE-së, pasi çdo vendim tjetër nuk do të garantojë se kur do të bëhemi anëtare e BE-së. Kjo nuk guxon të ndodhë, apo të mbahemi peng i atyre që si prioritet kanë përfitimet politike”, tha ai.

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazohet në atë që njihet si “propozimi francez”, që ishte miratuar në kuvendet e të dyja shteteve. Kjo marrëveshje i hapi rrugën Shkupit që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 19 korrik. Por, nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen, atëherë bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020.

Marrë nga REL

dimitar kovaçevski gabriel escobar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj