LIVE UPDATES
Bota

Escobar viziton Shkupin, në fokus ndryshimet kushtetuese

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, e cila njoftoi për vizitën e Escoarit, diplomati amerikan do të takohet në Shkup edhe me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, dhe liderin e opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

23 Gusht 2023, 14:44 Nga a.l
Escobar viziton Shkupin, në fokus ndryshimet kushtetuese
Gabriel Escobar në Shkup

MAQEDONI I VERIUT- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën do të arrijë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur kabineti i presidentit maqedonas, Stevo Pendarivski.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, e cila njoftoi për vizitën e Escoarit, diplomati amerikan do të takohet në Shkup edhe me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, dhe liderin e opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Diplomati i lartë amerikan do të arrijë në Shkup një javë pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi procedura për ndryshime kushtetuese. Me këto ndryshime, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në Kushtetutë.

Ndryshimet janë të nevojshme për ta vazhduar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, më 18 gusht, u debatua për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës. Por, iniciativa nuk u hodh në votim, me qëllim që të sigurohet shumica e dy të tretave.

Ndryshimi i preambulës së Kushtetutës maqedonase parashihet në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe çështjet historike.

Marrëveshja bazohet në atë që njihet si “propozimi francez”, që ishte miratuar në kuvendet e të dyja shteteve. Por, nëse ndryshimet nuk miratohen, atëherë bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020.

Qeveria pretendon se e ka mbështetjen e 72 deputetëve dhe se i duhen edhe tetë të tjerë për një shumicë prej dy të tretash apo 80 nga gjithsej 120 deputetë sa ka Parlamenti maqedonas.

Në muajin korrik, diplomati amerikan Escobar tha në një debat për Ballkanin Perëndimor para nënkomitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan se “SHBA-jae mbështet procesin për ndryshimet kushtetuese që do ta lejonin Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet në BE”. Ai tha se po punonte edhe me Qeverinë e re të Bullgarisë që të mos bëjë kërkesa të reja.

Opozita maqedonase nuk i mbështet këto ndryshime me arsyetimin se “pala bullgare do të paraqesë kushte të reja që do të jenë të dëmshme për interesat maqedonase”. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, e pyetur për qëndrimin e saj në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetuese, tha se “nuk i takon asaj të flasë për këtë, por qytetarët duhet t'ia bëjnë të ditur politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së”./ REL

gabriel escobar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj