6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas rregullave të reja të propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti, natyralizimi në Gjermani do të ishte i mundur pas pesë vjetësh në vend të tetë vjetëve sa është tani.
GJERMANI- Kabineti gjerman ka miratuar më 23 gusht planet për të lehtësuar rrugën drejt marrjes së shtetësisë për emigrantët dhe për të lejuar më shumë njerëz të kenë nënshtetësi të dyfishtë.
Sipas rregullave të reja të propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti, natyralizimi në Gjermani do të ishte i mundur pas pesë vjetësh në vend të tetë vjetëve sa është tani.
Ata që janë veçanërisht të integruar mirë dhe kanë aftësi shumë të mira të gjuhës gjermane do të mund ta marrin nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh.
Qytetarët e rinj potencial do të duhet të tregojnë se nuk janë të varur nga ndihmat sociale të shtetit, megjithëse do të ketë përjashtime nga ky kusht.
Projektligji do t’ua hapë gjithashtu derën më shumë njerëzve që të mbajnë nënshtetësi të dyfishtë, përfshirë ata nga komuniteti i madh turk i Gjermanisë.
Rruga drejt shtetësisë ka mbetur e vështirë për shumë emigrantë nga Turqia dhe vende të tjera që erdhën në Gjermani si të ashtuquajtur “punëtorë mysafirë” në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë.
E drejta për shtetësi të dyfishtë në përgjithësi është aktualisht e kufizuar për qytetarët e BE-së dhe zviceranëve, megjithëse janë bërë disa përjashtime.
Rishikimi i legjislacionit ishte një premtim kryesor i bërë nga qeveria e koalicionit të udhëhequr nga qendra e majtë e kancelarit Olaf Scholz kur erdhi në pushtet në fund të vitit 2021.
Vendi me ekonominë më të madhe në Evropë po përpiqet gjithashtu të tërheqë punëtorë të huaj për t’i plotësuar mungesat akute të fuqisë punëtore dhe dëshiron ta bëjë veten një destinacion më tërheqës.
Ligji i ri pasqyron “shoqërinë e larmishme” të Gjermanisë, tha në një konferencë shtypi ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.
Gjermania ishte në një “konkurrencë globale për mendjet më të mira” dhe do ta përmirësonte ofertën e saj për punëtorët potencial duke ofruar një rrugë të qartë drejt shtetësisë, tha Faeser./REL
INDI- Anija kozmike indiane Chandrayaan-3 është ulur në sipërfaqen e hënës, duke e bërë Indinë...
Tenerife SPANJË- Situata e zjarreve në ishullin spanjoll të Tenerife që ka shkatërruar pyjet për më shumë se nj&eum...
Oleksandr Kubrakov UKRAINË- Zëvendëskryeministri ukrainas Oleksandr Kubrakov pretendon se një sulm me dron rus në portin e lumit D...
Ish-polici BRITANI E MADHE- Një ish-oficer në Londër i identifikuar me emrin Adam Provan 44 vjeç është dënuar me 16 vi...
Zjarr në një resort në Turqi TURQI- Provinca veriperëndimore e Çanakalesë në Turqi është përfshir...
Operacioni i shpëtimit në Pakistan PAKISTAN- Pas më shumë se 12 orësh, 8 banorët e bllokuar në teleferikun në Paki...
Siçilia dhe Malta mbulohen nga tymi GREQI- Ndërkohë që në Greqi po shpërthejnë dhjetëra zjarre pyjor...
Aleksandër Vuçiç Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka kërkuar falje Gjermanisë për deklar...
Zoran Milanoviç KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka kritikuar Greqinë për presionin që po i bën vendit...
Zjarr në Greqi GREQI- Situata e zjarreve në Greqi ka dalë sërish jashtë kontrollit. Lufta me shuarjen e zjarreve në Gre...