LIVE UPDATES
Bota

'Po fsheh prova për vrasjen e Ivanoviçit'/ Vuçiç i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit serb

Ai shtoi se, në emër të Gashiçit, kërkon falje për deklaratën, ndërsa shtoi se shpreson se në të ardhmen do të arrihen “rezultate konkrete”. Më 21 qershor, ministri Gashiç, në një seancë të Kuvendit të Serbisë, tha se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e vrau politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç.

23 Gusht 2023, 13:05 Nga a.l
'Po fsheh prova për vrasjen e Ivanoviçit'/
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka kërkuar falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit të Brendshëm serb, Bratisllav Gashiç, lidhur me hetimet për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

“Ne e verifikuam me pjesëtarët e shërbimit gjerman në 20 ditët e mëparshme, që nga pretendimet e Bratisllav Gashiqit se ata po fshehin vrasësit në rastin e Oliver Ivanoviçit, dhe morëm garanci dhe prova se ata nuk po e fshehin këtë informacion”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se, në emër të Gashiçit, kërkon falje për deklaratën, ndërsa shtoi se shpreson se në të ardhmen do të arrihen “rezultate konkrete”. Më 21 qershor, ministri Gashiç, në një seancë të Kuvendit të Serbisë, tha se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e vrau politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç.

“Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kërkuam nga autoritetet gjermane, nën mbrojtjen e të cilëve ndodhet ai njeri për momentin, që të na japin informacione”, kishte thënë ministri serb, teksa përgjigjej në pyetjet parlamentare.

Një ditë më vonë, më 22 qershor, edhe Gashiç në Kuvend tha se nuk e akuzon Gjermaninë për fshehjen e vrasësit të Oliver Ivanoviçit, por tha se deklarata e tij ishte “transmetuar pa pikëpyetje” dhe kjo i kishte dhënë deklaratës së tij kuptim tjetër.

“Ne i pyetëm autoritetet gjermane se nën mbrojtjen e kujt është ai njeri për moment – pikëpyetje – që të na japin informacion”, tha Gashiç më 23 qershor.

Në transkriptën e seancës së Kuvendit, e cila është publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Serbisë, nuk është vendosur asnjë pikëpyetje në deklaratën e Gashiçit.

Në qershor, qeveria në Berlin hodhi poshtë “insinuatat” e Gashiçit dhe deklaroi se Gjermania nuk e di se kush e vrau politikanin nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para ndërtesës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Më shumë se pesë vjet pas vrasjes, çështja ende nuk është zbardhur. Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur tri aktakuza për vrasjen e Ivanoviçit.

Në to nuk ka pasur ndryshime thelbësore dhe aktakuzat përmendin vetëm individë të cilët, siç thuhet, “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për të kryer veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviçit”. Nuk bëhet i ditur autori i vrasjes apo porositësi i saj.

Akuza u ngritën ndaj policëve Nedeljko Spasojeviq, Radeta Basara, Zharko Jovanoviç, si dhe ndaj sekretares së Oliver Ivanoviqit, Silvana Arsoviç, dhe Marko Roshiç, banor i Mitrovicës së Veriut.

Më 19 tetor të vitit 2022, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe M.M. nga komuniteti serb nën dyshimin se është pjesëtar i “grupit të organizuar kriminal” të lidhur me vrasjen. Hetimet për vrasjen e Ivanoviçit janë duke u zhvilluar edhe nga Prokuroria Speciale e Serbisë, por ky proces është ende në hetimet paraprake.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe e Serbisë nuk bashkëpunojnë, ndërkohë që procedurat në Kosovë kërkojnë ndërmjetësimin e EULEX-it për marrjen e deklaratave të dëshmitarëve. / REL 

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet