LIVE UPDATES
Bota

Çështja e dinarit serb/ Guvernatori i BQK-së: Rregullorja nuk krijon probleme, por shpalos veprimet e kundërligjshme

BQK-ja nisi zbatimin e rregullores për operacione me para të gatshme më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve nga faktori ndërkombëtar që Kosova të shtyjë zbatimin e saj.

13 Mars 2024, 17:39 Nga r.ll
Çështja e dinarit serb/ Guvernatori i BQK-së: Rregullorja nuk
foto ilustruese

KOSOVË- Rregullorja e Bankën Qendrore të Kosovës, e cila përcakton që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa me para të gatshme duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb, nuk ka krijuar probleme, por ka shpalosur një fenomen të kundërligjshëm në Kosovë.

Kështu tha guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, gjatë raportimit për çështjen e dinarit serb para Komisionit Parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.

BQK-ja nisi zbatimin e rregullores për operacione me para të gatshme më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve nga faktori ndërkombëtar që Kosova të shtyjë zbatimin e saj.

“Rregullorja ka rritur integritetin e sistemit financiar, e ka bërë sistemin financiar më të sigurt dhe ka pamundësuar aktivitetet negative”, tha ai.

Ismaili u shpreh se rregullorja e BQK-së nuk e kufizon pranimin e fondeve nga jashtë, por nuk lejon operimin në mënyrë të kundërligjshme, duke theksuar se nuk lejohet importi i parave nga operatorët e palicencuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar rregulloren e BQK-së, duke argumentuar se vendimi për të është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë efektet negative ndaj popullatës serbe në Kosovë. Uashingtoni vazhdimisht ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores.

Më 12 mars, i dërguari i Shteteve të Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar këtë rregullore.

“Iu siguroj edhe njëherë se asnjë partner ndërkombëtar, as Fondi Monetar Ndërkombëtar, as Banka Botërore, as ambasadorët në mënyrë individuale nuk kanë kërkuar prej nesh që të shfuqizojmë rregulloren. Kërkesa e vetme që është bërë te ne ka qenë gjetja e një periudhe të përkohshme në mënyrë që të përshtatet një kategori e caktuar e qytetarëve të prekur nga kjo rregullore”, tha Ismaili para deputetëve.

Megjithatë, Ismaili tregoi efektet që, sipas tij, ka sjell zbatimi i rregullores. Ai tha se deri më tani janë licencuar pesë banka për transportin e parave të gatshme, që të kryejnë këtë punë me leje të veçantë nga BQK-ja.

“Janë realizuar 20 transporte të monedhave, prej të cilave 19 janë eksport dhe një import. Po ashtu ka një numër të llogarive të hapura në komunat në veri të Kosovës dhe nuk ka ndonjë pengesë në funksionimin e saj [rregullores]”, theksoi ai.

Ismaili nga deputetët e opozitës u pyet për pjesëmarrjen e tij, siç u tha, pa asnjë autorizim ligjor në dialogun në Bruksel, ku është diskutuar rregullorja që përcakton përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.

Më 27 shkurt në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë diskutuar për çështjen e përdorimit të dinarit. Delegacionin e Kosovës e udhëhoqi guvernatori Ismaili.

“Nuk ka pasur negociata. BQK-ja nuk është organ që mund të negociojë, as nuk ka mandat të negociojë. Ne kemi informuar se çfarë përmban rregullorja dhe cilat janë mundësitë për zbatimin e rregullores”, tha ai.

Serbia, që nga paslufta më 1999, e ka përdorur monedhën e saj për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë. Në shumicën e dyqaneve në komunat e banuara më shumicë serbe edhe çmimet kanë qenë të ekspozuara në dinarë. Serbia deklaron se ndan miliona euro për serbët në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Në mungesë të dinarëve në vendbanimet e tyre në Kosovë, serbët e Kosovës, më 12 mars udhëtuan dhjetëra kilometra drejt qyteteve serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, për t’i tërhequr mjetet që ata pranojnë nga Qeveria e Serbisë./REL

ahmet ismaili ceshtja e dinarit serb

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet