LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit/ Goditje për Rusinë apo mundësi për Putinin?

Pas sulmeve të SHBA-së ndaj nyjeve kyç të kompleksit bërthamor iranian, Teherani po kthen sytë nga Moska. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha të dielën se të hënën do të takohej në Rusi me Putinin për konsultime.

22 Qershor 2025, 17:40 Nga E. D
Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit/ Goditje për Rusinë apo mundësi
foto ilustruese

IRAN- Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërmarrë sulme ndaj Iranit paraqet njëkohësisht rrezik dhe mundësi për presidentin rus, Vladimir Putin: sulmet goditën një partner strategjik të Moskës, por mund të hapin një dritare të re për rëndësinë diplomatike të Rusisë.

Pas sulmeve të SHBA-së ndaj nyjeve kyç të kompleksit bërthamor iranian, Teherani po kthen sytë nga Moska. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha të dielën se të hënën do të takohej në Rusi me Putinin për konsultime.

Gjatë një konference për shtyp në margjinat e një takimi të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, Araqchi tha se do të mbajë “konsultime serioze me presidentin rus” lidhur me përshkallëzimin e konfliktit, në të cilin tashmë është përfshirë drejtpërdrejt edhe SHBA-ja.

Irani dhe Rusia kanë thelluar ndjeshëm marrëdhëniet muajt e fundit, duke nënshkruar një marrëveshje për partneritet strategjik gjatë vizitës së presidentit, iranian Masud Pezeshkian, në Kremlin në janar. Edhe vizita e Araqchit dukej se ishte planifikuar më herët – Andrea Mitchell e NBC News kishte deklaruar të premten se ministri iranian i kishte thënë se do të udhëtonte për në Moskë.

Reagimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë ndaj sulmeve të SHBA-së ishte një dënim i qartë.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, ministria tha se Moska “dënon me vendosmëri” sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i cilësuar si një “vendim i papërgjegjshëm për të sulmuar me raketa dhe bomba territorin e një shteti sovran, pavarësisht argumenteve që qarkullojnë rreth tij, që përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat i kanë cilësuar veprime të tilla si të papranueshme”.

Fjalë të ashpra, pavarësisht ironisë së dukshme: një aspekt i partneritetit Rusi–Iran ka qenë transferimi i teknologjisë së dronëve që i ka mundësuar ushtrisë ruse të vazhdojë bombardimet ndaj qyteteve ukrainase.

Megjithatë, partneriteti strategjik Rusi–Iran nuk është një pakt mbrojtjeje. Qeveria ruse e ka bërë të qartë javët e fundit se kjo marrëveshje nuk e detyron Rusinë të mbrojë Iranin, nëse sulmohet. Dhe në komentet e tij më të fundit për konfliktin Iran–Izrael, Putini ka pasur një ton disi të kujdesshëm.

Gjatë sesionit plenar të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut më 21 qershor, Putini përmendi “të drejtën legjitime” të Teheranit për të pasuruar uranium për qëllime civile, por gjithashtu i dha të drejtë “shqetësimeve të Izraelit për sigurinë” lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit. Presidenti rus sugjeroi – në një mënyrë të tërthortë – se Rusia mund të luajë rol si ndërmjetësuese për t’i dhënë fund konfliktit.

“Ne ia kemi paraqitur qëndrimin tonë të dyja palëve”, tha ai. “Siç e dini, ne kemi kontakte me Izraelin, por edhe me miqtë tanë në Iran. Ne kemi disa propozime që përfshijnë Rusinë”.

“Dua të theksoj se nuk po paraqitemi si ndërmjetës”, shtoi Putini. “Po hedhim vetëm disa ide”.

Para nisjes së fushatës ajrore të befasishme të Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, diplomatët rusë kishin paraqitur një propozim konkret: që Rusia të merrte në kujdestari materialin bërthamor të Iranit për ta shndërruar në karburant për reaktorë civilë.

Ndikimi diplomatik i Rusisë ndaj Iranit ka qenë një kartë e rëndësishme në duart e Putinit. Rusia ishte një nga nënshkrueset e Marrëveshjes Bërthamore të vitit 2015 (JCPOA), që synonte të frenonte ambiciet bërthamore të Iranit. Edhe pse Moska është gjithnjë e më e izoluar nga Perëndimi, që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 dhe pushtimi i plotë i Ukrainës në vitin 2022, ndikimi i saj mbi Teheranin është parë shpesh si kyç për çdo zgjidhje të negociuar me Iranin.

Në një koment të publikuar përpara sulmeve amerikane, Andrey Kortunov nga Këshilli Rus për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i lidhur me Qeverinë ruse, shkroi se partneriteti strategjik me Iranin mund t’i jepte Moskës mundësinë të paraqitej si “ndërmjetëse e paanshme” për uljen e tensioneve.

“Në këtë mënyrë, Moska do të forconte ndikimin e saj në rajon pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit vitin e kaluar [në Siri]”, shkroi Kortunov.

“Por, përshkallëzimi i tanishëm bart me vete rreziqe serioze dhe kosto të mundshme për Moskën. Fakti mbetet: Rusia dështoi të parandalojë sulmin masiv të Izraelit ndaj një shteti me të cilin kishte nënshkruar një marrëveshje strategjike vetëm pesë muaj më parë. Moska qartazi nuk është e gatshme, përtej deklaratave politike, të ofrojë ndihmë ushtarake për Iranin”.

Shumëçka ka ndryshuar që nga nënshkrimi i JCPOA-së: Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018; Irani iu përgjigj duke zgjeruar programin e pasurimit të uraniumit; dhe rrëzimi i regjimit të Asadit – një klient i Rusisë dhe Iranit – së bashku me goditjen ndaj Hezbollahut nga Izraeli, sollën një goditje të rëndë ndaj të ashtuquajturit “bosht të rezistencës” të Iranit.

Konflikti në Lindjen e Mesme po zhvillohet me ritme edhe më të shpejta pas përfshirjes të drejtpërdrejtë ushtarake të SHBA-së. Rusia tani është më e pasigurt në aspektin ekonomik - ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnikov, tha javën e kaluar se ekonomia ruse është pranë recesionit – edhe pse një krizë në përshkallëzim në Lindjen e Mesme mund të sjellë rritje të çmimeve të naftës, një shtyllë e fuqisë ekonomike të Rusisë.

Gjatë qëndrimit në Shën Petersburg, Putini citoi Mark Twain kur u pyet për ndikimin e luftës në Ukrainë ndaj ekonomisë ruse: “Siç tha një shkrimtar i njohur: ‘Lajmet për vdekjen time janë shumë të ekzagjeruara’”.

Por, ajo luftë vazhdon pa ndërprerje, me një kosto të lartë njerëzore dhe ekonomike për Rusinë. Me SHBA-në që tashmë është përfshirë drejtpërdrejt ushtarakisht në Iran, mbetet e paqartë nëse Putini do të vazhdojë të gëzojë të njëjtin ndikim gjeopolitik si më parë./REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës