All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Sulmet izraelite ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban, Këshilli i Sigurimit: Nuk duhet të jenë kurrë objektiv

Në një deklaratë të miratuar me konsensus, këshilli prej 15 anëtarësh u kërkoi gjithashtu të gjitha palëve, pa i përmendur ato, të respektojnë sigurinë e personelit dhe ambienteve të misionit paqeruajtës të OKB-së, të njohur si UNIFIL.

15 Tetor 2024, 08:07 Nga M.B
Sulmet izraelite ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban,
Këshilli i Sigurimit
All - Paragraf - 1

NEW YORK- Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u shpreh të hënën i shqetësuar pas goditjes së disa pozicioneve të paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor mes përleshjeve mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Në një deklaratë të miratuar me konsensus, këshilli prej 15 anëtarësh u kërkoi gjithashtu të gjitha palëve, pa i përmendur ato, të respektojnë sigurinë e personelit dhe ambienteve të misionit paqeruajtës të OKB-së, të njohur si UNIFIL.

"Paqeruajtësit dhe objektet e OKB-së nuk duhet të jenë kurrë objektiv i një sulmi", tha këshilli, duke përsëritur mbështetjen e tij për misionin.

Po ashtu, Këshilli i Sigurimit bëri thirrje për zbatimin e plotë të rezolutës 1701, e cila u miratua në vitin 2006 me qëllim ruajtjen e paqes në kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Këshilli "pranoi nevojën për masa të mëtejshme praktike për arritjen e një rezultati të tillë", por nuk dha hollësi.

Që nga fillimi i operacionit tokësor izraelit në Liban më 1 tetor, pozicionet e misionit paqeruajtës të OKB-së janë goditur 20 herë, duke përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë dhe një incident të shënuar të dielën kur dy tanke izraelite shpërthyen portat e një baze të tij, thanë Kombet e Bashkuara.

"Pesë paqeruajtës janë plagosur gjatë këtyre incidenteve, duke përfshirë një paqeruajtës që u plagos nga një plumb", u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Gjatë dy javëve të fundit, Izraeli u ka thënë paqeruajtësve të OKB-së që për sigurinë e tyre, të tërhiqen pas 5 kilometra nga e ashtuquajtura Linja Blu, një linjë e hartuar nga OKB-ja që ndan Libanin nga Izraeli dhe Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli. Të dielën Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OKB-së të evakuojë paqeruajtësit nga zonat e luftimeve në Liban. “Është koha që t’i largoni paqeruajtësit nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zonat e luftimi”, tha ai.

Shefi i paqeruajtësve të OKB-së, Jean-Pierre Lacroix tha të hënën se trupat e OKB-së nuk do të lëvizin. Pasi informoi me dyer të mbyllura Këshillin e Sigurimit, ai u tha gazetarëve se do të takohej me ambasadorin izraelit të OKB-së, Danny Danon të martën. Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut është intensifikuar gjatë javëve të fundit, ndërsa Izraeli ka bërë sulme ajrore në Libanin jugor, në rrethinat jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa./ VOA

liban

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë