Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një tjetër sulm ajror pranë Qytetit të Gazës vrau katër fëmijë dhe prindërit e tyre, tha shërbimi emergjent i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
IZRAEL- Sulmet ajrore izraelite të kryera në natën midis të mërkurës dhe të enjtes kanë lënë të vrarë gjashtë anëtarë të një familjeje dhe një zëdhënës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.
Një sulm goditi një tendë ku Abdel-Latif al-Qanoua po qëndronte në zonën e Xhabalias në veri të Gazës. Zyrtari i Hamasit u vra, tha Basem Naimi, një tjetër zyrtar i grupit radikal palestinez. Një tjetër sulm ajror pranë Qytetit të Gazës vrau katër fëmijë dhe prindërit e tyre, tha shërbimi emergjent i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin javën e kaluar, duke nisur një sërë sulmesh ajrore që kanë lënë të vrarë qindra palestinezë, përfshirë zyrtarë të Hamasit. Izraeli është zotuar se do të përshkallëzojë ofensivën nëse Hamasi nuk liron pengjet, nuk çarmatoset dhe nuk largohet nga enklava.
Hamasi, gjatë sulmit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Grupi palestinez ka thënë se do të lirojë 59 pengjet e mbetura – 24 nga të cilët besohet se janë gjallë – vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe tërheqjes së Izraelit nga enklava palestineze. Si pasojë e luftës, në Gazë janë vrarë mbi 50.000 palestinezë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë./ REL
Foto ilustruese EGJIPT- Gjashtë persona dyshohet se kanë humbur jetën ditën e sotme pasi një nëndetëse turistike u mbyt ...
Trump KINË- Presidenti amerikan, Donald Trump po lë të hapur mundësinë e uljes së tarifave që ka vendosur ndaj Kin&...
Kongresmenja dhe gazetarja SHBA- Kongresmenja Marjorie Taylor Greene ka bërë një sjllej të pazakonte ndaj një gazetarehe brit...
Romano Prodi dhe gazetarja ITALI- Politikani dhe ish-kryeministri italian, Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij ndaj gazeta...
Turqi TURQI- Fotoreporteri i AFP-së, Yasin Akgul i cili u arrestua të hënën me akuzën se kishte marrë pjes&eum...
Forcat siriane SIRI- Ministrat e brendshëm të Gjermanisë dhe Austrisë anuluan udhëtimin e tyre të planifikuar në Si...
Trump SHBA- Presidenti Trump e bën realitet kërcënimin e tij: SHBA në të ardhmen do të vendosë një tarifë shte...
Dodik BOSNJE- Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës ka kërkuar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Presiden...
Rumeysa Ozturk SHBA- Rumeysa Ozturk nga Turqia u arrestua dhe u ndalua fizikisht nga oficerët e emigracionit pranë banesës së saj,...
Arrestimi SHBA- Një studente turke e Universitetit Tufts është vënë në pranga të mërkurën e 26 marsit nga auto...