26 Tetor 2024, 22:55
Nga I.A

UKRAINË- Zyrtarët ukrainas njoftuan të shtunën se raketat ruse vranë tre persona, ndër ta një fëmijë, në qytetin ukrainas Dnipro, ndërsa një adoleshente dhe një tjetër person u vranë në Kiev dhe në zonën përreth.
Sulmet gjatë natës në Dnipro plagosën 19 persona të tjerë dhe dëmtuan ndërtesa të shumta, tha Sergiy Lysak, guvernator i rajonit qendror Dnipropetrovsk.
Një godinë apartamentesh me dy kate u shkatërrua, tha ai.
Në pamjet e shpërndara nga zoti Lysak shfaqen punonjësit e ekipeve të emergjencave ndërsa punojnë mbi pirgjet me rrënoja. Një tjetër pamje duket se është e një dhome spitali me dritaret të shkatërruara nga shpërthimi.
“Tre persona u vranë në Dnipro, përfshirë një fëmijë. Nëntëmbëdhjetë u plagosën, katër prej tyre fëmijë. Tetë janë të shtruar në spital”, tha zoti Lysak.
Sulme të tjera në kryeqytetin Kiev dhe në zonën përreth shkaktuan dy viktima, ndër ta një vajzë adoleshente që u vra nga sulmi i një droni, njoftuan autoritetet rajonale.
Qytetet ukrainase, ndër to edhe Kievi, kanë përjetuar sulme vdekjeprurëse me dronë dhe raketa që nga fillimi i sulmit të Rusisë. Kievi ka kërkuar nga vendet aleate furnizimin me sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, ndërsa afron dimri që pritet të jetë i ashpër dhe Moska ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjitike./VOA
lufta ukraine-rusi
Bota
26 Tetor 2024, 22:52
I.A
SHBA- Zyrtarët amerikanë konfirmuan se janë aktorë rusë ata që fshihen pas videos false, të qarkulluar në mediat socia...
Bota
26 Tetor 2024, 22:44
I.A
SHBA- Shtetet e Bashkuara morën vendim t'i shesin armë në vlerën e 2 miliardë dollarëve Tajvanit, përfshirë d&eum...
Bota
26 Tetor 2024, 22:21
I.A
MALI I ZI- Kërkesa e partive pro-serbe dhe pro-ruse, që janë pjesë e qeverisë në Mal të Zi, për miratimin e ligjit p&e...
Bota
26 Tetor 2024, 21:51
I.A
SHBA- Në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë pak çështje për të cilat janë dakord mbështet&...
Bota
26 Tetor 2024, 21:46
I.A
KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha të shtunën në Prishtinë se vendimi i qeverisë së K...
Bota
26 Tetor 2024, 21:39
I.A
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se ka vrarë një palestinez, i cili tha se ishte anëtar i krahut politik të Hamasit – grupit palestinez...
Bota
26 Tetor 2024, 21:29
I.A
GJEORGJI- Gjeorgjianët po votojnë sot në atë që shumë banorë të vendit e shohin si mundësi për t'u bër&...
Bota
26 Tetor 2024, 20:35
I.A
SHBA- Rreth 3.5 milionë persona në moshë madhore janë bërë shtetas amerikanë që nga zgjedhjet e vitit 2020, sipas t&eu...
Bota
26 Tetor 2024, 17:31
I.A
TikTok
TIRANË- Në shoqërinë e sotme, të ndikuar nga mediat sociale, joshja nga tendencat në internet mund të çoj&...
Bota
26 Tetor 2024, 16:30
I.A
Policia
KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se përmes një hetimi do të verifikojë pretendimet e një qyt...