LIVE UPDATES
Bota

Eurodeputetët i bëjnë thirrje 5 vendeve të BE-së të njohin Kosovën: Mos i jepni 'krahë' Serbisë!

Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen e Kosovës po inkurajojnë Serbinë në përpjekjet e saj për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon.

10 Maj 2023, 14:27 Nga a.l
Eurodeputetët i bëjnë thirrje 5 vendeve të BE-së
Bashkimi Evropian

KOSOVË- Disa eurodeputetë u kanë bërë thirrje pesë vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës, gjatë seancës së Parlamentit Evropian ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022. 

Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen e Kosovës po inkurajojnë Serbinë në përpjekjet e saj për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon.

Deputeti austriak Thomas Waitz u ndal edhe te marrëveshjet e fundit që janë refuzuar të nënshkruhen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai deklaroi se një marrëveshje e panënshkruar është një marrëveshje e pasuksesshme.

Një marrëveshje që nuk është nënshkruar nuk është as një marrëveshje e suksesshme dhe as e detyrueshme. Presidenti Vuçiq refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e Ohrit dhe si reagim ndaj kësaj refuzoi ta nënshkruajë edhe kryeministri Kurti, dhe tashmë e shohim rezistencën dhe bllokimin e Serbisë kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Por dua gjithashtu të mbështes thirrjen e këtij raporti ndaj shteteve mos njohëse brenda Bashkimit Evropian, ndaj Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros, Maltës dhe Greqisë. Kosova është shtet i pavarur prej më shumë se 10 vitesh. Refuzimi juaj për të njohur bazohet vetëm në çështjet e brendshme. Kështu që unë ju bëj qartë thirrje që të mos e mbani bllokimin tuaj, ju vetëm po e inkurajoni Serbinë dhe rrjedhën e saj të konfliktit. Dhe nëse kjo nuk është ajo që dëshironi, më në fund njiheni Kosovën si shtet të pavarur që është”, deklaroi ai.

Deputeti spanjoll me prejardhje nga Katalonia, Carles Puigdemont, deklaroi se Spanja nuk e njeh Kosovën jo për arsye që lidhen me vet shtetin kosovar por për shkak të Katalonisë. Sipas tij, më e vështirë do të bëhet kur Spanja të marr drejtimin e Këshillit të BE-së.

“E ardhmja e Kosovës është njohja ndërkombëtare dhe Evropa. Përpjekjet që po bëhen nga shoqëria dhe institucionet e Kosovës meritojnë më shumë nga të dyja; më shumë njohje ndërkombëtare dhe më shumë Evropë. Fatkeqësisht, ka ende vende të BE-së që nuk e njohin Kosovën, disa prej tyre siç është Spanja nuk e njeh për arsye që nuk kanë të bëjnë me Kosovën, por me Katalonjën, ata nuk duan të njohin ligjshmërinë e një deklarate të njëanshme të Pavarësisë. Kjo është arsyeja pse Spanja është i vetmi vend në zonën Shengen që nuk do të zbatojë heqjen e vizave të miratuar nga BE. Së shpejti do të kemi një presidencë të Këshillit të BE-së që do të duhet të mbrojë një politikë për Kosovën, të cilën presidenti nuk e zbaton për veten e tij”, tha ai.

Ndërsa eurodeputeti nga Kroacia, Ladislav Iliçiç, kërkoi nga Bashkimi Evropian që të mos i japë krahë Serbisë pasi shteti serb ende ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Ai u shpreh se Serbia vazhdon të shkaktojë destabilitet, ndërsa Kosova është shtet i pavarur që ka nevojë dhe meriton të gjithë mbështetjen e Bashkimi Evropian.

Pavarësisht se e humbi luftën, Serbia ende dëshiron territorin e Kosovës, dhe ende dëshiron t’i mbajë në minimum të drejtat e shqiptarëve. Dhe në vend që të përpiqet të ketë bashkëjetesë paqësore në veri, Serbia vazhdon të shkaktojë destabilitet, Kosova është shtet i pavarur, është në pozitë të vështirë dhe meriton të gjithë mbështetjen tonë. Fatkeqësisht, disa eurodeputetë preferojnë një agjendë ideologjike. Pra, për t’i thënë Kosovës nëse doni të anëtarësoheni në BE legalizoni martesat e të njëjtës gjini, dhe zbatoni Konventën e Stambollit. Tani absurdi më i madh është kur për shembull socialistët spanjollë e kërkojnë këtë nga Kosova, ku ata po formojnë qeverinë spanjolle, e cila nuk dëshiron ta njohë Kosovën. Tani duhet të pyesim veten, si mund t’i parashtroni kërkesat përpara një qeverie që besoni se nuk ka legjitimitet? Bashkimi Evropian në rastin e Kosovës duhet të tregojë një besueshmëri më të madhe dhe të ndalojë së kënaquri Serbinë. Kosova duhet të njihet nga të gjitha shtetet anëtare, dhe institucionet evropiane duhet të ndalojnë ndërhyrjen në çështjet jashtë juridiksionit të tyre”, deklaroi Iliçiç.

Gjatë seancës për raportin e Kosovës për vitin e kaluar foli edhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon si dhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. 

thomas waitz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet